Kryeministri Edi Rama ka komentuar në faqen e tij Twitter nisjen e sezionit të ri Parlamentar, duke ironizuar opozitën për braktisjen e parlamentit. "Nis sesioni i ri me një shumicë përtej asaj qeverisëse në krye të detyrës dhe një parti të ikur në drejtim të paditur", shkruan kryeministri Rama
Më heret, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se opozita do të vijojë bojkotin e Kuvendit. /ATSH/