Rama: Si të mos mjaftonte inflacioni i luftës së Putinit, kemi dhe opozitën e rublave! Kjo është dardhë që e ka bishtin prapa

 

Gjatë fjalës së tij në Përmet, kryeministri Edi Rama është ndalur tek opozita që pas dosjes së lobimit rus e quan ‘opozita e rublave’. Sipas tij, historia me paratë ruse është më e gjerë se ajo cfarë dimë, por nuk dha detaje të tjera.

Gjithashtu u shpreh se nuk është rastësi që përfaqësuesi i PD votoi pro raportit të Dick Marty.

“Sikur mos mjaftonte inflacioni i luftës së Putinit, kemi edhe opozitën e rublave. Historia e tyre me rublat është një histori më e gjerë sesa ajo që dimë. Për të cilën tani janë futur në sherr kush i kishte paratë dhe kush e dinte dhe kush nuk e dinte. Kur ajo doli në shesh të gjithë u hodhën që nuk kemi lidhje, ky s’ka lidhje etj.

Tani po mundohet të thonë kush ka dhe kush nuk ka lidhje. Por si çdo dardhë që e ka bishtin prapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin prapa. Nuk është aspak rastësi, që edhe ajo historia e rezolutës së turpit me trafikimin e organeve që i ka vënë një stampë turpi jo luftëtarëve të UÇK, por kombit shqiptar, sepse na identifikojnë ne si njerëz barbarë që trafikojnë edhe organe njerëzish kur janë duke luftuar për lirinë e tyre.

Nuk është rastësi, që delegacioni shqiptar atje u nda dhe ata që dje ishin në pushtet votuan pro atij turpi.

Sic nuk është kjo rastësi kjo më vonë, sic nuk është rastësi edhe mënyra sesi edhe në një situatë si kjo kërkojnë vetëm të hedhin  më shumë benzinë në një zjarr që e ka ndezur një armik”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Përmeti: Amnistinë fiskale do të luftojmë ta miratojmë! S’i u bëkan kursimet e emigrantëve, prodhim krimi? Berisha ka gisht në akuzat për trafik organesh


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje