Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vendosur që edhe ditën e sotme ta nisë me thënien e Profetit Muhamet. “Sillu sikur do rrish përgjithnjë në këtë botë dhe jeto çdo ditë sikur do vdesësh nesër” ka shkruar ai. Rituali i fjalëve të shenja nisi pas rënies së tërmetit. Kryeministri tha se ato janë një pasuri për gjithë njerëzimin dhe nuk janë monopol i atyre që shkojnë në kisha apo në xhami.
"Disa kanë perceptuar te unë një hoxhë apo prift, por fjalët e shenjta nuk janë pronë apo monopol vetëm e atyre që shkojnë në kishë apo xhami, por një mbështetje e madhe për moralin e individit sidomos në këtë rast" tha ai disa javë më parë duke iu përgjigjur atyre që e etiketuan si hoxhë apo prift.