TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot entuziast për mundësinë e investimeve austriake në Shqipëri. Pas një takimi të sotëm me zëvendëskryetarin e parlamentit austriak, Karlheinz Kopf, kryeministri, përmes një postimit në rrjetet sociale, vlerësoi praninë e sipërmarrësve austriakë në vendin tonë.
"VARG DELEGACIONESH TË BIZNESIT AUSTRIAK NË SHQIPËRI - Gjatë takimit me zv.kryetarin e parlamentit austriak Karlheinz Kopf e një grup sipërmarrësish austriakë ku u mbështetën me fjalë shumë inkurajuese reformat e qeverisë dhe u dha edhe informacioni se në gjashtëmujorin e parë të vitit në vijim janë plot dhjetë delegacione biznesesh austriake që do të vijnë për të parë mundësitë e investimit në vendin tonë", shkruan Rama në një postim të tij në Facebook. /ATSH/
/Shqiptarja.com