Rama: Sistem unik administrimi
për biznesin e vogël
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot takime me tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në njësinë bashkiake nr. 1, në Tiranë, ku evidentoi se në çdo rrugë e rrugicë të njësisë numër 1 situata është e njëjtë, rënie e fuqisë blerësë në bizneset e vogla, si dhe rritje e presionit, dhunës e arbitraritetit të administratës fiskale.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot takime me tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në njësinë bashkiake nr. 1, në Tiranë, ku evidentoi se në çdo rrugë e rrugicë të njësisë numër 1 situata është e njëjtë, rënie e fuqisë blerësë në bizneset e vogla, si dhe rritje e presionit, dhunës e arbitraritetit të administratës fiskale.
Kryesocialisti Rama vizitoi disa biznese të kësaj njësie të kryeqytetit dhe bisedoi me ata që biznesin e kanë hapur si një mundësi për të mbijetuar. Një burrë i moshuar i rrëfen Kryetarit Rama të përditshmen e tij, kur i duhet që të mbajë hapur dyqanin nga mëngjesi në mbrëmje për 2 mijë lekë të vjetër.
“S’ka më keq mo, për faqe të zezë. Jam 65 vjeç, e të vish të rrish këtu gjithë ditën për 5 lekë, është fatale. Kjo situatë është diçka e pallogaritshme për popullin.
Në krahasim me disa vjet më parë është si dita me natën. Është një ndryshim që nuk e imagjinon dot. Nuk ta them dot. U bëra 65 vjeç, ky skandal nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është e pakuptueshme, as unë vetë nuk e kuptoj. Kam katër fëmijë për të mbajtur me këtë dyqan. 24 orë pothuaj në punë. Dal në 6 të mëngjesit, rri deri në 21 pm, për 2 mijë lekë të vjetra. Sesi do shkoj kjo punë!”, tregon në një mënyrë rrënqethëse 65-vjeçari.
Një tjetër tregtar i njësisë numër 1 në Tiranë do të përqendrohej në bisedën e tij me kryetarin e PS, tek arbitrariteti dhe korrupsioni i administratës tatimore.
“Përballemi me tatimorët çdo ditë. Jemi bërë epiqendër. Vijnë gjejnë arsye më kot për t’u kapur dhe vënë gjoba njëra pas tjetrës. Jam i masakruar shumë. Ata vijnë dhe thonë o gjobën, o në dorë. Ta thonë copë, ose na jep kaq ose 5 mln lekë gjobë. Kjo është realja”, përfundon tregtari.
Një grua që mezi mbijeton me një dyqan të vogël dhe mban gjithë familjen me këtë biznes thotë: ” Shumë dobët, shumë shumë dobët. Puna ka rënë, listat po. Ndërsa taksat i dinë vetë ata që i vënë. Janë si mos më keq. Nga viti në vit në rënie më shumë. Nuk e dimë si do shkojë kjo punë. Ndëkohë tatimorët janë të parët që vijnë.
Në këto takime lideri i opozitës është angazhuar se Partia Socialiste në programin e saj përveç heqjes së taksës për biznesin e vogël, do të ngrejë një administratë tatimore.
“Ne taksën e biznesit të vogël do ta heqim. Do bëjmë një sistem unik administrimi. Jo shtatë palë xhandarë, po një adimistratë tatimore. Do bëjmë çmos që ta lehtësojmë biznesin e vogël”, u shpreh Rama.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
17.9%
-
Jo
79.5%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 39
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21