Rama: S'ka më 'skllevër'! Ndëshkim bizneseve që s'regjistrojnë punonjësit apo deklarojnë paga të rreme

Rama: S'ka më 'skllevër'! Ndëshkim bizneseve që s'regjistrojnë punonjësit apo deklarojnë paga të rreme

TIRANË- Aksioni kundër informalitetit është shtrirë në një tjetër aspekt të saj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndëshkohen të gjitha bizneset që punësojnë punonjës që trajtohen si "skllevër". Rama deklaroi se nga sot e tutje nuk do të ketë më punonjës të pa siguruar apo me deklarime të rrema të pagave.

"Faqja tjetër e zezë e informalitetit është puna në të zezë! Mosregjistrimi i punonjësve, që do të thotë jo sigurim shëndetësor, jo sigurim shoqëror (pra jo vite pensioni për punën e bërë) është një skllavërim i papranueshëm i krahut të punës.

Do të godasim me të gjithë forcën e ligjit, çdo biznes që i trajton njerëzit e zakonshëm si skllevër dhe do të luftojmë, papushim, për të nxjerrë nga bataku i punës së zezë, çdo punonjës. Ndërkohë, po përgatitemi për të sulmuar çibanin agresiv të kësaj faqeje të zezë, që janë deklarimet e rreme të pagave. Nuk mund të pranohet më që ekonomistë, juristë, inxhinierë e deri edhe pronarë firmash, të deklarojnë pagë minimale për të shmangur detyrimet ndaj shtetit, ndërsa pjesën e luanit ta marrin në të zezë", shkruan Rama.

Aksioni kundër informalitetit ka qenë kryefjalë e muajit gusht, i fokusuar kryesisht në lirimin e plazheve të zaptuar nga bizneset private, fshehja e te ardhurave që bizneset bëjnë duke mos lëshuar kupon tatimor, por edhe në fushën e ndërtimit apo cigareve. Kreu i qeverisë, Rama ka paralajmëruar se do të ndryshohet ligji, ku nuk do të ketë më ndëshkim me gjobë të pronarëve, por burg.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • astrit: 10/08/2019 16:48

    Ndryshoni ligjin dhe ashtu si ne shtetet e perparuara, vendosni sekuestrim te pasurise dhe gjoba qe te mos e marrin veten sa te jene gjalle! Jo ne burg qe ti mbash me buke, se keshtu nuk ju prish shume pune, dalin prape dhe fillojne pislleqet! Ler Bracen ne krye te kesaj pune dhe krijo disa Task Forca sipas drejtimeve ku do te kontrolloni. Problem mbetet karburanti. Certifikoni 2-3 kompani qe te shesin ne te gjithe Shqiperine, ashtu si ne te gjithe Evropen, te tjerat mbyllini. Kontroll te rrepte cilesise se karburanteve se na shkaterruan ato makina qe mezi i kemi blere! Ne pikat e shitjes bejne lloj-lloj marifetesh!

    Përgjigju
  • sapa: 09/08/2019 20:55

    Hajvan!Nuk ka shtet dhe ti nuk mund te besh dot shtet.Kohen e kishe ne dispozicjon por aftesite i kishe zero.Dhe kur nuk ka shtet dhe te medhenjte shoket tu vjedhin ,te vegjelit nuk mund ti vesh ne rjesht se thone kur keta po ne pse jo!prandaj bjeri fyellit se i bie mire.Je zhgenjimi me i madh per shqiptaret qe prisnin dicka nga ti!Nejse nuk kam kohe se kam filluar pushimet dhe e di se ku do i kaloj?jo ne vendin e krimit shqiperi por ne kroaci.Ndergjegja ime qytetare me thote qe cdo cent qe mund te shpenzosh ne vendin kriminal shqiperi eshte perkrahje e krimit shteteror dhe politik.Prandaj ato pak para ja jap shtetit kroat dhe jo ju hajnave.Dhe do ja u rekomandoja cdo shqiptari qe deshiron ta shohe atdhuen e tij SHTET:mos investoni ne vendin e krimit shqiperi!

    Përgjigju
  • Tarasi: 09/08/2019 16:28

    Po e bone grop venin ti dhe do te ardhura , futi dhe ne burg pronaret dhe me mir shtetezoi bizneset qe te jesh rehat mos te kesh me evazion.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 09/08/2019 15:35

    Kush do t'i fusi në burg Gjushët, Avdulajt, Tahirajt, Roshët, Unazën e Re, Beketin, Konçesionet abuzive, Tre P???? Etj etj bëma të qeverisë tënde z. RAMA???!!!! Apo e gjith e keqja e këtij vendi është ai që punon! Te shkretet skllevër që quan ti janë populli i thjeshtë që pranojnë të punojnë tek privati me rrogë minimale se sa pa punë fare! Dhe pronarët jo se nuk duan (ka dhe abuzime) por nuk i del me i paguar punëtorët me paga të larta! Me arrogancën tënde shpesh e gjej duke i thënë vetes :AH SI NUK KAM NJË GRUSHT TË FUQISHËM!!!

    Përgjigju
  • Votimet: 09/08/2019 15:27

    Kur do ndodh kur ekonomste e inxhiniere me Tre kater a pese firma deklarojne page me te ulet SE mesusit e shkolles pjesen e madhe po deri 5 mije a me shume euro nete zeze po keshtu e juriste etjetj kaq njhere

    Përgjigju
  • Selam: 09/08/2019 14:39

    Do zoti dhe e Boni se 30 vjet hiken ne skllaveri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen