TIRANË- Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, kreu i qeverisë u duk se paralajmëroi një tjetër politikan që mund të shpallet non grata, por sipas tij ai thjeshtë ka kujtuar së politika amerikanë nuk është muhabet gjize e byreku siç bëjnë non gratat e Tiranës. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se politika amerikane është qasje strategjike, që as varet e as ndryshon nga gjelat e katundit tonë politik.
’Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon!’- tha Rama.
Kujtojmë se para se Sali Berisha të futej në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte po Rama i cili dy vite para e pyeste jo pa qëllim: "Sali me dash e kalon dot oqeanin". Sali Berisha u shpall ‘Non Grata në 19 maj 2021, ku Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken me anë të një njoftimi shkruante “Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani ka sanksionuar deri tani 5 persona 'non grata' në Shqipëri, ish deputetin Aqif Rakipi, biznesmenin Ylli Ndoqi, ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, ish deputetin dhe biznesmenin Tom Doshi.
-
Po ju kurre e k
Përgjigju -
berisha e meriton vertet te jete non grada ju keni shume te drejte
Përgjigju -
Mezi po pres ta degjoj se kush eshte tjeter non grada,mendoj se Likja se ska tjeter
Përgjigju -
Non grada ka mbaru pune me kohe
Përgjigju -
Si prano asnje shtet kriminelat,edhe ne vendin tone se di si qendron
Përgjigju -
Shume e sakt,ai kriminel Sali e meriton te mos e pranoj asnje shtet jo vetem amerika
Përgjigju -
Po berisha kriminel,e meriton te jete nongrata.
Përgjigju











Komente
Komento