Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vullneti i tij për bashkëpunim i drejtohet vetëm PD-së dhe është i gatshëm për një bashkëpunim pa limit dhe pa vija të kuqe.
" Nuk kam asnjë kufi për bashkëpunimin me PD, fare s'kam asnjë vija të kuqe. Vetëm me PD, jo me opozitën. Nuk është "Duam këto". Vendosëm një frymë dhe më pas hajde ulemi dhe ndërtojmë parimet", tha ai.
Ai ka përjashtuar këtu kategorikisht jashtë këtij bashkëpunimi Metën, duke thënë se është dënuar nga populli dhe ndëshkimin do ia japë parlementi aktual.
Meta është jashtë çdolloj konfiguracioni dhe me Ilir Metën do të merret parlamenti i Shqipërisë. Sepse Ilir Metën populli e dënoi dhe, parlamenti i Shqipërisë do ta formalizojë dënimin. Ky parlament ekzistues. Ky më ky, direkte. Është i dënuar nga populli shqiptar… Ky është parlamenti i Shqipërisë, është aktual. Biles atëherë kur u bë ky diskutimi u thashë përse e lini këtë tranzicionin kaq gjatë. Bëhen zgjedhjet në Prill, formohet qeveria e re në fund Shtatori. Ky parlament vetëm do formalizojë. Ilir Meta është dënuar nga populli sovran i Shqipërisë në mënyrë më spektakolare. Kërkoi një referndum dhe ka marrë PD… ", tha Rama.
Kjo është hera e dytë që mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Sot, kjo procedurë ka nisur pas luftës që Meta hapi ndaj SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim, si edhe daljes së tij totalisht nga roli i kreut të shtetit dhe përfshirjes së tij në fushatë në shkelje të Kushtetutës, asaj që Meta përbetohet se po e mbron me gjak dhe dinjitet.
Lajmi kryesor:
Rama: Metën do e shkarkojmë me këtë parlament, ka marrë dënimin spektakolar nga populli sovran i Shqipërisë! S'kam vija të kuqe për bashkëpunimin me PD
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19