Rama -socialistëve: Kujdes të enjten
mos bini pre e provokimeve të PD-së

Rama -socialistëve: Kujdes të enjten<br />mos bini pre e provokimeve të PD-së
TIRANE - Seanca e së enjtes të shkuar e cila e ktheu sallën e Kuvendit në kaos, ka bërë që kryeministri Edi Rama t'i drejtohet me një apel deputetëve socialistë për të shmangur çdo kundërpërgjigje që mund të nxitet si pasojë e provokimeve nga opozita. 

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist, kryesocialisti Edi Rama i ka kërkuar deputetëve të kenë kujdes në seancën e ardhshme, dhe të vijojnë normalisht, pavarësisht veprimeve të opozitës.

Në kushtet kur PD ka theksuar se do të bllokojë punimet e kuvendit deri sa të plotësohen kërkesat e saj, duke përsëritur dhe skenarin e së enjtes së kaluar, Rama e kreu i grupit parlamentar Ruçi i kanë kërkuar deputetëve të ruajnë qetësinë.

Në mbledhjen e shkurtër të kësaj të hënë mungonte deputeti Ben Blushi, ndërsa deputetët diskutuan vetëm për projektligjet në rend të ditës në seancën e së enjtes.

Ndërkaq javën e ardhshme pritet të mblidhet dhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e cila do të shqyrtojë para se të kalojnë në Kongres ndryshimet në statutin e partisë. Por data e asamblesë varet nga përfundimi i zgjedhjes së delegatëve dhe konkretisht rajonit të fundit, Vlorë-Gjirokastër, i cili deri më tani ka qenë shumë mbrapa me punën.

Në seancën e kaluar parlamentare, opozita hodhi vezë ndaj kryeministrit Edi Rama, por pa mundur ta godasë atë. E gjitha ndodhi në përfundim të një seance të shkurtër plenare ku u votuan dekretet e presidentit për emërimet e dy ministrave të rinj Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi. Opozita e ktheu sallën e Kuvendit në një arenë proteste, për shkak se kërkesat e saj mes të cilave edhe një amendim për ligjin e dekriminalizimit, nuk u pranuan të hidheshin në rendin e ditës. 

Kjo kërkesë, për të pezulluar nga Kuvendi deputetët në rast të arrestimeve në flagrancë, erdhi për shkak të precedentit "Armando Prenga".

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501