Jo vetëm mjedisi, por edhe siguria ushqimore, janë dy kapitujt sfidues në rrugën drejt integrimit europian. Kryesocialsiti Edi Rama në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar mblodhi grupin e PS për t’i kujtuar afatin se brenda vitit 2027 duhet të plotësohen të gjitha kushtet për integrimin e BE, një premtim i dhënë shqiptarëve të cilët në zgjedhjet e 11 majit i besuan 83 mandate.

“83 mandate imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke nisur nga detyrimi që fundin e 2027-ës ne të dalim para atyre që na i dhanë 83 mandate dhe tu themi që ne e bëmë atë për të cilën u kërkuam votën, i mbyllëm negociata me BE, i mbaruam detyrat tona, pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes politike", tha Rama.

Vetë kryeministri e pranon se me nivelin e ulët të sigurisë ushqimore që vendi ynë ka aktualisht, jemi të panitegrueshëm në BE. Shefi i qeverisë thotë se janë në negociata me BE që vendit tonë t’i lihet një fazë e ndërmjetme 5-vjeçare, me qëllim që kushtet për të kapitull të plotësohen deri në 5 vite pas anëtarësimit, që synohet deri në vitin 2030. Një metodë të tillë Shqipëria e ka negociuar me BE edhe për kapitullin e mjedisit, ku është rënë dakord shtyrja e afatit për plotësimin e kushteve vetëm për këtë kapitull.

“Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme, pas momentit të anëtarësimit, që t’i japim mundësi vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret, për të qenë bashkë familjes europiane. Kjo nuk bëhet ekskluzivisht për ne, është pjesë e mekanzimit të anëtarësimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Kroacia ka negociuar dhe ka arritur të marrë 10 vjet fazë të ndërmjetme, për përmbushjen e kritereve në aspektin mjedisor. Ne i referohemi atij rasti dhe bazuar me atë precedent, do mund të marrim lehtësi të tillë. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen. Në kushtet e sotme , ne jemi të paintegrueshëm në BE, për shkak të nivelit  të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore. Po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme, 5 vjet pas anëtarësimit, përgatitjet duhet të fillojnë tani. Rrugët e Shqipërisë ishin dhe tregje ushqimore, edhe thertore. Duke u kthyer pas në vitin 2013, të gjithë kalonin filmin e kujtesës, gjënë e gjallë që therej në rrugë. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë, ishin lënë rrugëve, ishin kufizuar nga tezgat dhe tregjet informale ushqimore. Shumë përparim është bërë, por jemi ende larg. Duhet të dimë çfarë do thotë kjo. Në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri, nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Skenari më pesimit, gjithçka që haet, importohet. Duhet super punë, por edhe super vendosmëri, për të mos faluar asgjë dhe askënd në emër të nevojës, që të vazhdojë të punojë. Puna për t’u bërë është shumë e madhe.", theksoi Rama.

Ishte i qartë me deputetët socialistë kur u tha se për këtë çështje nuk duhet të falin asgjë dhe askënd.  

“Shumë përparim është bërë, por jemi ende larg. Duhet të dimë çfarë do thotë kjo. Në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri, nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Skenari më pesimit, gjithçka që haet, importohet. Duhet super punë, por edhe super vendosmëri, për të mos faluar asgjë dhe askënd në emër të nevojës, që të vazhdojë të punojë. Puna për t’u bërë është shumë e madhe.", theksoi Rama.

R.C/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 20:52

    A është zgjidhje për parkimet dysh dënimi me burg?