Rama sot pas 7 vitesh në Opinion
Blushi “karshillik” në UfoTV

Rama sot pas 7 vitesh në Opinion <br />Blushi “karshillik” në UfoTV
TIRANE - Edi Rama për herë të parë pas 7 vitesh shfaqet sot në Opinion. Sikurse thonë burime në selinë e PS, axhenda e kryetarit të PS, është “zhveshur” nga takime të ndryshme që mund të kishte për të qenë totalisht i impenjuar të prezantohet denjësisht në televizionin që e bojkotoi për një kohë të gjatë. I pyetur nga Shqiptarja.com, sesi do të reagonte ai në emision nëse Rama në “Opinion” do të thotë: “T’fala Sandrit”, Fevziu përgjigjet duke nënqeshur: Po le ta thotë, do shohim sesi do të ndodhë deri ato momente.

Por nuk është vetëm kaq. Si për t’i bërë karshillik kreut socialist, anëtari i kryesisë dhe deputeti i PS Ben Blushi, del sot në mbrëmje në të njëjtin orar në Ufo TV, përballë një paneli analistësh. Padyshim, ndoshta do të ishte dita kur Blushi duhet të heshtte për t’i dhënë rëndësi kthimit të Ramës në Klan. Por jo. Për oponentin e përhershëm të Ramës në PS, ndoshta ky nuk është një lajm, pavarësisht se ata “janë pajtuar” mes tyre. Gjithsesi, sondazhet dhe shikueshmëria nga teleshikuesit, do të vërejnë sesa peshë do të ketë “karshilliku Blushi” përballë Edi Ramës.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni