‘Rama s’po luan blofin’, media greke në ‘alarm’ për legalzimin e hashashit për përdorim mjekësor: E nesërmja në kufi s’do jetë e njëjtë

‘Rama s’po luan blofin’, media greke në ‘alarm’ për legalzimin e hashashit për përdorim mjekësor: E nesërmja në kufi s’do jetë e njëjtë

Mediat greke kanë shkruar për projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në vendin tonë. Në një shkrim të botuar “News247.gr”, thuhet se kësaj here kryeministri Edi Rama “nuk po luan blofin”, por do ta kalojë javët e ardhshme në parlament për t’u miratuar.

Sipas artikullit, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo dhe sesa do të ndikojë Greqinë, duke vënë në pah kalimin e lëndëve narkotike përmes kufijve tanë.

“News247.gr” shkruan se në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar. Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsiderohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “barit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit.

Duke pasur parasysh përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, “News247.gr” shkruan se të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta.

Pjesë nga shkrimi:

KORRUPSIONI DHE EKONOMIA REALE

Në projektligjin e qeverisë Rama thuhet se “qëllimi i tij është të rregullojë dhe garantojë procesin e prodhimit të kanabisit, përpunimin e nënprodukteve të tij për përdorim mjekësor dhe industrial dhe eksportin e tyre”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, licencat që do të miratohen do të kenë një kohëzgjatje prej 15 vitesh, me të drejtë rinovimi. Çdo skemë investimi nuk do të mund të kultivojë më shumë se 150 hektarë në të gjithë vendin. Duhet të ketë “eksperiencë përkatëse në industri”, kapital fillestar 100 milionë lekë (rreth 850 mijë euro), të paktën 15 punonjës dhe gjithashtu t’i paguajë shtetit 1.5% të xhiros vjetore. Prodhimi dhe përpunimi i hashashit do të bëhet nën mbikëqyrjen e shtetit.

HASHASH NË VEND TË PERIMEVE

Ekonomia e kanabisit në Shqipëri është marramendëse. Ata që e njohin historinë, flasin për kohën para dhe pas ‘bastisjes’ së Lazaratit. Në vitin 2014, Forcat Speciale të policisë shqiptare ‘pushtuan’ fshatin, i cili ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri grek. Pas një ‘beteje’ që zgjati për ditë të tëra , u sekuestruan 25 tonë kanabis , 90.000 pemë hashash dhe 500 armë, përfshirë kallashnikovë dhe raketa antitank.

Prodhimi vjetor vetëm në Lazarat u vlerësua në 900 tonë, duke i sjellë ekonomisë vendase një xhiro prej 4.5 miliardë eurosh, në atë kohë rreth gjysma e PBB-së së Shqipërisë. Një raport i mëvonshëm i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional vlerësoi ekonominë e kanabisit në Shqipëri në 2.2 miliardë euro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ejvalla: 10/07/2022 00:04

    Yyp xhixhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes