Rama sqaron pse po vonohet rikonstruksioni i pallateve: 'Fajtor' pronarët, sjellin projekte pa standarte (VIDEO)

 DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar motivet se përse në disa pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka nisur ende puna, ku fajtor kryesor ka bërë pronarët. Referuar urdhrit të nxjerrë më herët nga qeveria, ku pronarët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti për shkak të cilësisë së dobët, do i bëjnë vetë rikonstruksionit, Rama tha se janë dorëzuar projekte jo sipas standateve nga ana e këtyre të fundit. Teksa inspektoi punimet në një pallat në Durrës, pikërisht të financuar nga pronari, Rama tha se kanë mbërritur në Bashki projekte jashtë standardeve, e për rrjedhojë u është ndaluar që të nisin punimet deri në plotësimin e plotë të kushteve.

"Nuk po rrimë dhe po punojmë çdo natë. Të gjitha projektet e riparimit të jenë sipas standateve. një pjesë nuk kanë filluar se i kemi kthyer projektet mbrapsht se është e rëndësishme që shpenzimet t'i paguajnë ata që ju kanë shitur apartamentet. Ndajeni mendjen se kjo punë do hohën e vetë. Kur të vj dita që do të rregullohet shpia atëherë do të kthehesh në shtëpi. Po u kërkojmë projekte të thella dhe merimentimi po monitorohet nga ne që të jetë i saktë. Të gjitha do të verifikohen. Do presësh kur të vijë radha se janë mijëra shtëpi, nëse ke një ankesë po bëhen të gjitha listat", tha Rama.

Duke u ndalur te qiramarrësit të cilët duke shfrytëzuar këtë situatë, kanë rritur çmimet, Rama tha se kjo është një çështje u takon zyrtarëve të Bashkisë, por theksin e vuri te durimi.

"Zemër dy muaj nuk janë asgjë krahasuar me atë që ka ndodhur. Ai lekët i ka të garantuara për aq kohë sa ti ke vajtur me letrën me vendim të Këshillit Bashkia, dhe kur pronarët duan më shumë lekë ju thjesht na bëni me dije që ne të flasim me ta. Dy muaj janë një minutë me punën që duhet bërë", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Qytetarja: Mos e krahasoni Shqipërinë me një shtet si Italia që s'ka bërë progres...ja si i përgjigjet Rama (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të punimeve në një pallat në Durrës, është pritur nga dhjetëra qytetarë, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre. Një zonjë para kreut të qeverisë denoncoi se i janë vjedhur banesat e ndërsa tha se është e shqetësuar për faktin që nuk kanë nisur punimet në pallatin e saj.  Në fund të bisedës ka pasur edhe një batutë nga ana e Ramës, për shkak të përgjigjes së qytetares e cila i kërkoi kryeministrit që të mos e krahasonte Shqipërinë me një vend të pazhvilluar si Italia.

 Qytetarja: Zoti kryeministër banoj në pallatin prapa që është në gjendje katastrofë. Deri më tani nuk ka filluar asgjë. Në pallatin tonë janë futur edhe koshat e rrugëve brenda. Po na vidhen apartamentet, janë vjedhur të gjitha instalimet, nuk kemi askënd që ruan objektin.
Rama: E para mos fol pa lidhje...
Qytetarja: Unë flas pa lidhje...?! Me fakte konkrete
Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë kur këtu përballë që po mbaron, si këtu kanë filluar në shumë vende të tjera.
Qytetarja: Flasim për personale
Rama: Mos thuaj që nuk ka filluar asgjëKanë filluar shumë dhe nuk bëhen të gjithë përnjëherë. Nuk kemi ne aq njerëz dhe aq mundësi sepse nuk i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do ti bëjmë me radhë. Ti ku rri tani?
Qytetarja: Unë rri në plazh në shtëpi me qira.
Rama: Qiranë kush ta paguan?
Qytetarja: Pjesërisht shteti, diferencën vetë
Rama: Bravo, rri atje dhe prit që të vijë radha që të rregullohet apartamenti
Qytetarja: Po për faktin që na vidhet apartamenti.
Rama: Për faktin do merret firma e ndërtimet do të vërë të gjitha instalimet, do ti bëjë gjërat si duhet.
Qytetarja: Po na vidhen apartamentet për ditë, nuk janë dëmtuar nga tërmeti.
Rama: Të lutem shumë lëri këto po vidhen apartamentet
Qytetarja: Po po vidhen pra
Rama: Fol për veten tënde
Qytetarja: Për veten time po flas, instalimet elektrike janë shkulur
Rama: Instalimet elektrike do ti vendosë ndërtuesi, ti s'ke lidhje fare.
Qytetarja: Po vidhen instalimet, nuk duhet të një roje?
Rama: Jo, instalimet elektrike ti do ti gjesh kur të vish në shpi. Çfarë problemi ke?
Qytetarja: Po kam problemin se nuk ruhet objekti, unë kam gjithë pasurinë e jetës aty brenda.
Rama: Instalimet do të vendosen, çfarë po më thoni tani?
Qytetarja: Nuk ka Security?
Rama: O zot
Qytetarja: Dua një zgjidhje imediate
Rama: Zgjidhje imediate nuk ka, zgjidhja do kohën e vet.
Qytetarja: Ka pse nuk ka. Ne kemi folur me ndërtuesin, i cili është dakord të fillojë ndërtimet, por thotë se kemi ngërç.
Rama: Ndërtuesi nuk do të fillojë punën pa na sjellë projektin që është sipas standardeve. Përshpejtimin ja kërkojmë ne ndërtuesit. Ti mos hajde na thuaj çfarë thotë ndërtuesi, po thoi ndërtuesit bëjë projektin siç duhet.
Qytetarja: Jemi në hall të madh. Ne duam zgjidhje. Ne dëgjojmë lajme, flisni për Tiranën, për Durrësin nuk po dëgjojmë asgjë
Rama: Moj zonjë çfarë do të dëgjosh, Durrësin ja ku e ke.
Qytetarja: Ai është pallati i ri kryeministër, ndoshta ai i ka problematikat shumë më të vogla se i joni.
Rama: Si ai dhe si shumë të tjerë janë duke u meremetuar. Unë nuk e kuptoj çfarë je duke kërkuar. Shkoni pak në Itali dhe shikoni ku janë ata...
Qytetarja: Po pse krahasohesh me një vend që nuk ka vazhduar kryeministër, duhet të krahasoheni me një vend që ka bërë progres, që ka ecur më shpejt se Italia.
Rama: Mos krahasohemi me Italinë... a na fal që të krahasuam me Italinë se jeni më përpara.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 02/02/2020 16:42

    TERMETIN # 1 DO TE NA E RREGULLOJE RILINDJA PO TERMETIN # 2. VJEDHJET TOTALE TE BANESAVE KUSH DO TI RIPAROJE KAM 10 miljon LEKE TE VJETRA PLACKA SHTEPIJE TE VJEDHURA KONDICIONERE DYER DRITARE TELEVIZORE FRIGORIFERE SANITARET MOBILJE. TURP I MADH PER POLICINE QE DEKLARON QE KEMI MARE MASA VJEDHJET E SHTEPIVE TE EMIGRANTEVE JANE BERE DITEN ME DIELL ME KAMJONE POLICIJA E DURRESIT HESHT TURP ATY KA MARRE FUND CDO GJE

    Përgjigju
  • ORGANIZATA TRIMAT E selfo qorrit: 02/02/2020 01:55

    Edi rama mor legen,,,prite durresin se po vjen....edhe pak o edo se me dhembe do te haje populli kur te dalesh ne takime,,dhe pastaj vrima miut 1 milion euro...

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/02/2020 17:04

    VEPRIME SHUME te NGADALTA TE QEVERISE PER SA I PERKET RIPARIMEVE TE NDERTESAVE TE DEMTUARA NGA TERMETI PRITEN RREVOLTAT E POPULLATES SE DEMTUAR NGA TERMETI

    Përgjigju
    • Askushi: 01/02/2020 22:34

      O emigrant i këpucëve të mia. Çfarë viti ra tërmeti në Aquila? E ku është rindërtimi. Po në jug të italisë që tërmetet që kanë rënë në vitet 80 e sjanë bërë asgjë. Mos janë bërë gjë revolucione në itali.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët