Programi i rindërtimit/ Miratohet sistemimi i pikëzimit të banesave në Lezhë, Pacaj: Prioritet familjet në nevojë (VIDEO)

LEZHË- Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar sistemin e pikëzimit për programin e rindërtimit dhe për përfitimin e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nën Kryetari i Bashkisë, Ermal Pacaj tha se prioritet kryesor për rindërtimin e banesave do të kenë familjet në nevoje, ndaj i ka ftuar që të aplikojnë sa më parë në sportelet e ngritura për këtë qëllim nga bashkia.

"Sistemi i pikëzimit është një paketë që është e lidhur me sistemin online të aplikimit, i cili pas pikëzimit i jep mundësi strehimi më përpara familjeve në nevojë. Familjet që jetojnë në çadër kanë pikët maksimale për strehim. Çdo qytetar duhet të vijë në bashki për të bërë aplikimin, familjet që nuk i është bërë ende akt-konstatimi do t'iu bëhet i cili është i lidhur ngushtë me aplikimin online. Sapo të dalë verifikimi i thelluar do të merret masa për rindërtimin ose rinovimin për çdo banesë", tha Ermal Pacaj Nënkryetar i Bashkisë Lezhë.

Bashkia Lezhë është në fazën përfundimtare të verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe brenda pak ditësh fatura financiare do të jetë gati. Në total janë 13 pallate të shpallura të pabanueshme dhe një numër i konsiderueshëm banesash private.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion