Rama: Stimulojmë hotelet me 4-5 yje, keqinterpretohet sikur favorizojmë të pasurit! Në fakt bëhet për ekonominë kombëtare

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror duke thënë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt.

“Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Bilanci i sezonit turistik, Rama: Kontribut deri në 17% në ekonomi, më parë ishte vetëm 4%! Ministrja: 30% e plazheve do jenë publike në vitin 2023


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren