Publikimi i përgjimeve nga 'Bild', kur vendi pret vendimin për çeljen e negociatave dhe në është në prag zgjedhje, Rama e cilëson si një shantazh politik. Sipas tij, ato janë nxjerrë nga Prokuroria dhe janë dërguar gazetarit gjerman Peter Tiede, nga "shërbëtorët e Saliut", me këtë të fundit që e akuzon se ka frikë nga Reforma në Drejtësi.

"Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ripublikon në Twitter përgjimin e 'Bild': S'kam asgjë për të fshehur! Gazetarin do e padis!