Rama sulmon prokurorinë e gjykatën
për sulmin ndaj policisë në Elbasan 

Rama sulmon prokurorinë e gjykatën<br />për sulmin ndaj policisë në Elbasan <br>
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me policët ka komentuar edhe ngjarjen e pak ditëve më parë në Elbasan, ku u godit makina e efektivëve nga një mjet i blinduar.  Kryeministri e cilësoi si ngjarje të shëmtuar, ndërsa nuk kurse sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Në këtë territor nuk ekziston akoma një drejtësi që i lë prapa hekurave. Sa rastet policia i ka futur nga dera e gjykata i ka nxjerrë nga dritarja. Sa raste bosat kanë shkuar me kapuç në kokë dhe kanë dalë duke i  thënë atyre që i  kanë çuar atje.., nuk  kishte gjë më fyese.

Videoja që doli nga Elbasani, e papranueshme, por nëse në Shqipëri do të kishte prokurori dhe gjykatë në lartësinë e betejës nuk do ta shikonim atë video” deklaroi Rama.

Rama vlerësoi punën e policisë së shtetit në drejtim të luftës ndaj grupeve kriminale kur deklaroi se nga duart e rrjeteve kriminale janë sekuestruar 35 mln euro, të cilat në vitin e shkuar, deri në fundin e vitit të shkuar, ishin 47 mln euro.

“Politika me krimin është mbështetje për krimin, sot krimi gjen mbështetje te politika. Kam kërkuar në vite qëndrimet ndaj policisë së shtetit, raporti i sulmeve politike dhe mediatike në 4 vite krahasuar me më parë është 10 me 1.

Ca ka ndodhur në këto 4 vite, cdo ditë polica është shënjestruar, baltosur, akuzuar dhe sakatuar pa pushim. Kanë ndodhur shumë gjëra, por po u them një; deri tani policia ka sekuestruar nga duart e kriminelëve 35 milionë euro

Të cilat në vitin e shkuar, deri në fundin e 2016 ishin ishte 47 mln euro, para të sekuestruara nga krimi, ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëheshin as një milionë euro. Atëherë ka nevojë për koment? Për ndonjë mençuri për të kuptuar pse në këto 4 vite policia ka filluar një ndarje të qartë me shumë interesa dhe influenca që e katandisën në një organizatë pas një siguri” përfundoi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës