Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa ka folur në konferencën “Periferia sfidon qendrën” ka deklaruar se, Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin dhe se, çështja e refugjatëve është një sfidë e përbashkët. Në të njëjtën linjë me  ish-europarlamentarin Hannes Swoboda, Rama ka thënë se për një qendër të qetë duhet të zhvillohet periferia.

Ballkani e BE kanë nevojë për njëri tjetrin. Duhet plotësuar projekti i europës. Siguria është aryesja kryesore që Ballkani të jetë në BE. Kanë nisur disa projekte të përbashkëta në rajon. Bashkëpunimi me Kosovën është në hapa të rëndësishëm. Nga ana jonë eksportet janë rritur. Por gjithashtu kemi shumë probleme për të zgjidhur. Një tjetër çështje është që Evropa nuk është qendra, është edhe Rusia që ka probleme me periferitë jo vetëm Europa. Ne duhet të konkururojmë për të drejtat tona. Qëllim është të mbrojmë demokracinë. BE duhet të mendojë edhe për të veçuarit. Njerëzit në periferi ndihen të përjashtuar. Duhet ti trajtojme çështjet ekonomike brenda vendit dhe pasi ti kemi bërë brenda vendit duhet ti diskutojmë me vendet fqinje. BE nuk ka luksin që ta lë jashtë Ballkanin, nevoja është reciproke. Ballkani e ploteson BE, nuk duhet përdorur fjala zgjerim po plotësim. Nuk duhet të prishet Europa, po duhet rishikuar projekti i Europës” ka thënë Rama.
 
Duke u ndalur tek çështja e refugjatëve, ai tha se, lidhur me këtë çështje Europa është në një krizë funksionimi.

Sa i takon refugjatëve, dua të them se europa është në krizë funksionimi. Ekstremistët ose antimuslimanët mundohen të shkaktojnë trazira dhe viktima. Duhet plotësuar projekti i Europës sepse ndryshe nuk funksionon Europa” tha ai.
 
Ndërsa  ish-europarlamentari Hannes Swoboda ka thënë se, rajoni duhet të krijojë të ardhmen.
 
Rajoni duhet të mbështesë njëri-tjetrin. Vendet nuk duhet të bllokojnë njëri-tjetrin. Më rëndësi është që të shihet nga e ardhmja. Ballkani duhet të shohë nga e ardhmja. Reformat të kryhen për të fituar investime. Duke mbeshtetur njeri tjetrin ne nuk e bllokojmë njëri tjetrin. Për çdo problem ka një zgjidhje.
Duhet të bëjmë reforma për investimet. Mos harroni të sillni rajonin përpara BE
” deklaroi ai.

Në këtë takim nuk ka mbetur pa u përmendur edhe darka e famshme tek Krokodili në vitin 2010 me ish kryeministrin Sali Berisha, ku kryeministri Edi Rama ka thënë se është i pakënaqur pasi ajo nuk solli mbarësi duke qenë se, “U bënë dy krokodilë”.