Rama: Të ulet TVSH për imputet
bujqësore, dhe akciza e naftes
Kryetari i Partisë Socialiste thotë se pr/ligji për krijimin e kooperativave bujqësore në Kuvend është një nismë ku janë kopjuar elementë të rëndësishëm të programit socialist, për zhvillimin rural “Rilindja shqiptare”.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste thotë se pr/ligji për krijimin e kooperativave bujqësore në Kuvend është një nismë ku janë kopjuar elementë të rëndësishëm të programit socialist, për zhvillimin rural “Rilindja shqiptare”.
“Pas 7 vitesh në rrugën qorre, qeveria ka kopjuar elementin e rëndësishëm për zhvillimin rural të programit tonë Rilindja Shqiptare dhe sjell në Kuvend nismën. Një nismë e dobët për mënyrën si është konceptuar dhe larg standardedeve të BE-së”- tha Rama duke pranuar se “është një hap shumë i vogël në drejtimin e duhur”.
Rama ftoi deputetët të votojnë në parim pro kësaj nisme dhe shtoi se socialistët do të propojnë uljen e tvsh për imputet bujqësore dhe uljen e akcizës së naftës.
Fshatarët sot janë në kushtet e mbijetesës, dhe për këtë grupi PS do i propozojë parlamentit tvsh zero për plehrat kimike, tvsh zero për makineritë bujqësore, dhe uljen e tvsh ne 10 % për farërat që përdoren në bujqësi.”- deklaroi kryetari i PS-së në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua sot në mesditë në selinë rozë.
Projektligji, që i hap rrugën lejimit të krijimit të kooperativave bujqësore në vend mbërriti në kuvend javën e kaluar dhe do i nënshtrohet shqyrtim të komisioneve parlamentare
PR/LIGJI Përfaqësuesit e ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit argumentuan para anëtarëve të komisionit të Veprimtative Prodhuese të Kuvendit se projektligji nxit krijimin e shoqërive bujqësore, pasi vetëm në këtë mënyrë fermerët do të përfitonin subvencione shtetërore, fonde nga Bashkimi Evropian apo dhe lehtësi fiskale, që nuk i marrin dot individualisht.
Po ashtu, projektligji parashikon edhe rregullimin e të ardhmes së prodhuesve, duke ofruar një treg më të sigurt për prodhimet e tyre. Buxheti i shtetit nuk ka parashikuar asnjë fond për të financuar krijimin e shoqërive bujqësore. Përfaqësuesit e ministrisë u shprehën se krijimi i kooperativave është vullnetar dhe në projektligj nuk përfshihet asnjë financim. Por, sipas deputetit Eduard Shalsi, për sa kohë nuk ka financim nga buxheti i shtetit, atëherë ligji nuk pritet të ketë asnjë efekt.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16