Rrugës për në Korçë Rama telefonon Gjiknurin: Ta bëjmë Vlorën 'tërmet'! Deputeti: Meta vjen i maskuar, LSI e ka humbur toruan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka gjetur një taktikë të re për të dhënë detaje mbi ecurinë e fushatës zgjedhore të socialisteve, por pa i kursyer edhe thumbat për kundërshtarët në makinë.

Ai zgjedh që telefonatën me drejtuesit politik në qarqe ta bëjë gjatë transmetimit 'live' në Facebook. Njëjtë e bëri me Niko Peleshin që drejton fushatën në Korçës, dhe së fundmi edhe me Damian Gjiknurin në Vlorë. Me këtë të fundit, ai ka ironizuar fjalën "tërmet", e ndërsa ka komentuar edhe presidentin Ilir Meta, sipas së cilit vijon të bëjë fushatë fshehtas.

Rama: Do e bësh tërmet Vlorë apo jo?
Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja dhe ta them edhe njëherë atë fjalën
Rama: Si shkon puna
Gjiknuri: Mirë, e përgjithshmja mirë, e rëndësishme që ka pasur fushatë të qetë.
Rama: Leskua ç'bën
Gjiknuri: Secili bën punën e tij
Rama: Po ky ka ardhur
Gjiknuri: Kush, presidenti?
Gjiknuri: Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij, bën fushatë
Rama: me OFL apo KCK
Gjiknuri: LSI e ka humbur toruan. nuk e gjejnë veten
Gjiknuri: Po me komunitetin çam, po ecin kontaktet
Gjiknuri: Po, e quajnë shumë mirë që PS ka vënë një kandidaturë çame të rrezja e fitores
Rama: Kemi vënë goxha grua
Rama: Fate Velaj ç'bën
Gjiknuri: Ai po mbështet PS shumë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:39
Rama telefonon Niko Peleshin dhe e porosit: Më mbytën, më thonë pse nuk tregojmë dhe ne forcën! Jo, jo s’ka grumbullime se marrim në qafë njerëzit

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Kreu i qeveria ka publikuar në rrjetet sociale një telefonatë që ka zhvilluar me drejtuesin politik të qarkut Korçë, Niko Peleshin, të cilin e ka porositur që mos të grumbullojë shumë njerëz.

Teksa kryetari i Partisë Demokratike zhvillon takime pa respektuar masat anti-COVID, Rama ka nënvizuar gjatë telefonatës me Peleshin, se megjithëse i kërkojnë që shumë njerëz të bashkohen gjatë takimeve të tij, ai ka deklaruar se me këtë gjë marrim në qafë njerëzit.

Rama sakaq e ka pyetur edhe për dy partitë opozitare, PD dhe LSI, për të cilat Peleshi tha se vazhdojnë me stilin e vjetër duke bërë sulme personale dhe duke premtuar budallallëqe.

Peleshi: Po kryetar!
Rama: Si jeni?
Peleshi: Situata shumë mirë, në çdo bashki në çdo fshat ka mobilizim, ka angazhim për fushatën. Ne kemi zgjedhur të takojmë nga dy herë banorët në çdo lagje edhe për të mos i shtyrë që të mblidhen organizime të mëdha jo se nuk e kemi mundësi por respektojmë masat.
Rama: Jo organizime të mëdha sepse i marrim njerëzit në qafë. Janë komplet të papërgjeshëm. Më mbytën edhe mua po pse nuk mblidhemi edhe ne pse nuk tregojmë dhe ne forcën. Po ça forcë do të tregojmë! Jo! Jo!
Peleshi: Preferojmë që të mblidhemi në grupe të vogla dhe ti takojmë më shpesh
Rama: Aq më mirë se i takojmë drejtpërdrejtë nga afër! Le ça thonë ato! Ça bën PD dhe LSI?
Peleshi: Ata vazhdojnë më stilin e vjetër me denigrime deklarata shpifje, sulme personale për njerëz të ndryshëm, por nuk duam të merremi me ata, nuk duam të biem në batakun e tyre. Mundohen të premtojnë budallallëqe njerëzit e kuptojnë. Edmond Spaho thotë sa të vijmë ne do të mbyllim doganat që të shesim prodhimet këtu brenda. Në nuk e bëjmë dot këtë!
Rama: Ai tjetri shko andej do t’ju heqim traun, çe pyet. Rrugës jam takohemi atje!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje