TIRANË- Qeveria ka hapur dyert për të gjithë novatorët. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me inovatorë në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt për herë të parë në Tiranë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se duan që inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre.
“Kemi rënë dakord brenda nesh të çojmë para procesin, duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës, që e kemi krijuar para pak kohe, të cilën do ta vëmë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë novatorëve. Duam që start up, inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe të kenë mundësi të shohin nga afër problematikat dhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre, të shfrytëzojnë atë brumë që është baza e zgjidhjeve përmes IA dhe krijimit të modeleve të IA”, tha Rama.
Rama shtoi se qeveria ka në plan krijimin e një “akseleratori” në mbështetje të ministres për Inteligjencën Artificiale Diella, i cili do të shërbejë si një strukturë bashkëpunimi dhe zhvillimi të produkteve të reja digjitale.
‘Akseleratori’, sipas kryeministrit, do të bazohet te kapitali njerëzor brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Agjencisë së Ekselencës, me synimin që përmes kësaj sinergjie çdo institucion qendror të pajiset me mjete të reja të inteligjencës artificiale.
“Do prodhojmë produkte të reja, ne kemi sfidën të krijojmë akslerator në mbështetje të ministres sonë AI, akselerator që do të bazohet tek ju, tek kapitali njerëzor që ne kemi brenda AKSH-it, apo agjencisë së ekselencës dhe më këtë sinergji do të mundohemi që çdo njërit nga institucionet qendrore ti zgjerojmë trurin me IA. Ky është plani, këtu me thanë që janë 161 ide të paraqitura, është bëtë një seleksionim, do vazhdojë një garë tjetër dhe në ndërkohë, njëri do të shpërblehet me një vajtje në Finlandë, për të marrë pjesë atje në një nga këto betejat që zhvilloni ju me mullinjtë e erës”, theksoi Rama.
Në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025 u bënë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore. U prezantuan 161 projekte, ku Rama tha se disa prej tyre janë seleksionuar, ndërsa fituesi do të shpërblehet me një udhëtim në Finlandë.
Lajmi në përditësim...
Komente










Duhet te dale dikush kurajoz e ti thote kryeministrit qe inteligjenca artificiale nuk eshte vetem chatgtp. Se ai veshtire se mund ta kuptoje vete per shkak te formimit profesional.
Përgjigju