Tre skenarë, ministria e Arsimit: Mësimi me 3-4 turne ose online, orë 30 minutëshe, mësues koordinator për masat anti-Covid

TIRANE-Për të zbatuar protokollet anti-covid vendosur nga komiteti teknik i eksperteve, nisja e vitit te ri shkollor do ti gjejë nxënësit duke zhvilluar mësim në turnin e tretë ose të katërt. Gerti Janaqi, Drejtor për Sigurimin dhe Cilësinë në arsimin parauniversitar në një intervistë për Report tv thotë se zbatimi i udhëzimit me 1.5 m distancë nga nxënësit, me vetëm 1 person në bankë, do të përshtatet në varësi të ambienteve të shkollave dhe numrit të nxënësve.

Në zonat urbane mund të ketë një alternim të shkollave që mund të punojnë me një turn dhe shkolla të cilat janë me nxënës të shumtë, ose janë të dëmtuar nga tërmeti të cilat do duhet të operojnë me orë të shkurtuar me 30 minuta, që do duhet të punojnë me dy turne ose tre turne” tha Janaqi.

Por ministria ka edhe dy skenarë të tjerë. Me një turn ku realizohet distanca, ose rikthimi te mësimi online. “Në 70% të shkollave, në masën më të madhe mësimi do të zhvillohet normalisht me një turn, pasi janë shkolla më të vogla, në qytete më të vogla se në zonat urbane dhe është e mundshme respektimi i protokollit të sigurisë. Skenari i tretë, shpresoj mos të ndodhi është mësimi online, por pjesa e mësimit të kombinuar me atë online kur shkollat janë të mbingarkuara mund të jetë një proces norma” tha ai.

Këto 3 skenarë do të vendosen në dispozicion nga Ministria e Arsimit, dhe do të jetë vetë shkolla në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore qe do përcaktojë cilin skenar do të ndjekë. “Udhëzuesi u jep fleksibilietin shkollave të vendosin se cilin nga skenarët do të ndjekin. Është shkolla, bashkë me drejtorinë arsimore  që vendos se cili nga skenarët është aplikueshëm, për atë kategori fëmijësh që kanë. Plani do të prezantohet shkollë pas shkolle. Çdo prind do njoftohet nga drejtoria e shkollës për mënyrën si do të zhvillohet mësimi. Nëse shkolla do të jenë të mbingarkuar do njoftohen për orarin dhe për shkurtesat e orëve të mësimit”.

Report tv u interesua edhe për shkollat të cilat janë shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e që këtë vit nuk do ti hapin dyert për nxënësit. Në Tiranë janë 17 shkolla të cilat nuk do të hapen. 11 shkolla janë në fazë rindërtimi, ndërsa 6 në fazë rikonstruksioni. Në zonën e Krujës nuk do të hapen 13 shkolla të tjera.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit shpjegoi se nxënësit e këtyre shkollave do të vendosen në shkolla të tjera më të afërta dhe mësimi mund të zhvillohet më mënyrë të kombinuar, një javë mësim online, dhe një javë mësim në shkollë. Do të lejohet shfrytëzimi i gjithë ambienteve të tjera të shkollës.

Këta nxënës do të transferohen në shkolla të tjera, mësimi do të zhvillohet në mënyrë të kombinuar, përvecse me turne, në ato raste kur nuk respektohet protokolli i sigurisë, mund të ketë dhe kombinime rast pas rasti të javëve çift dhe javëve tek, që do të thotë klasa të caktuara vinë ballë për ballë dhe javën tjetër e zhvillojnë mësimin online. Në ato shkolla ku ka pasur dëmtime do të ketë spostim në ambiente të tjera për ta zhvilluar mësimin në mënyrë të kombinuar. Bibloteka, palestra, laboratorë do të higjenizohen dhe mund të përdoren rregullisht për procesin mësimor. Module të caktuara mund të zhvillohen online, në natyrë”.

Rregullat anti covid në shkollë do të rrisin nevojën e të pasurit më shumë mësues. Janaqi shpjegon dhe rolin që do të kenë mësuesit në këtë proces. “Shkollat do të kenë një mësues, që do të quhet mësuesi kordinator për masat anti covid, shkolla ka detyrimin që do përcaktojë mësuesit që hyjnë brenda në klasë, cfarë ndodh nëse ka një fëmijë të dyshuar me Covid, protokollet për higjenën. Nëse do jetë e nevojshme për mësues shtesë do të merren, do të ketë buxhete të dedikuara. Prindërit të jenë të qetë, do sforcojmë veten për të zbatuar protokollin e sigurisë”.

Udhëzimi i fillimit nga Ministria e Arsimit do të sqarojë dhe elementët konkretë se si do implementohet protokolli i sigurisë nga nxënësit në shkolla. Ky udhëzues i detajuar pritet të publikohet brenda javës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 26/08/2020 10:27

    O ju komentues poshte, asnje nuk do qe shkolla te mos hapet, por duhet patur kujdes se keta femije mund te semuren vete ne rradhe te pare, dhe mund te semurin prinderit apo dhe gjysherit qe jane edhe me t dobtit fizikisht dhe rrezikojne seriozisht jeten. Dhe femijet mund te rriten me trauma nga humbja e prindit apo edhe gjysherve. Prandaj duhet nje balance, edhe femijet mos te nderpresin shkollimin edhe shendetin ta ruajme. Une do i sugjeroja ministrise se arsimit qe edhe te shtunave ta bejne mesim qe te kene nje dite me shume edhe per ambjente edhe per temat e mesimit.

    Përgjigju
  • Ose ose: 25/08/2020 23:48

    Ose, ose, ose hic fare mesim cfare ju duhet. Ja pra, o shqiptare o njerez a e kuptoni cfare shteti jemi, cfare dhe kush na drejton! Çfare pergjegjshmerie ka shteti qe me taksat tona tallet abuzon, grabit! E kuptoni o tutkuna qe arsimi qe eshte baza e shoqerise e kombit eshte i fundit, madje hapur duan te thone qe ska shkolla fare, cfare na duhen! Del nje injorant aty qe sdi te rrije as drejt ne tavoline e flet mbrockulla nderkohe duhet minimalisht te dilte ai fatkeqesia qe kemi kryeminister e te sqaronte prinder e nxenes ne detaje! Te pranoje realitetin njehere si eshte neper shkolla e ne vijim te thoshte qe mbi kete baze materiale ne si shtet do mundesojme kete gjera....jo vetem qe se ben po del nje fundkavalli aty e flet percart!!! Kjo eshte fatkeqesi, kjo eshte pertej cdo politike bastarde qe ka 30 vjet po na i pi gjakun e tashme po i le femijet shqiptare edhe pa shkolla!

    Përgjigju
  • vlorë: 25/08/2020 20:37

    jeni mirë nga mendja? Lerini femijet të mesojnë normal se i çmendet fare. I latë injorant per gjithë jeten

    Përgjigju
  • ana: 25/08/2020 18:18

    ore hapni jeten se pervecse po na rrenoni ekonomikisht po na i ktheni femijet ne injorante. ore 30 minutshe thote ky... jo po ore 15 minutshe. hapni mor shkollat sic kane qene dikur se kush e ka kismet per te vdekur do vdesi. cesht kshu. shyqyr zotit fwmijet jane thuajse imune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë