Rama me ministren e suedeze: Do i shtrëngojmë darën kriminelëve, oficerët tanë në Suedi kundër krimit të organizuar! Ligji i medias do kalojë sipas 'Venecias'

TIRANË- Ajo që aktualisht duket si sfidë e përbashkët e dy shteteve, është lufta ndaj krimit të organizuar, që siç kryeministri Edi Rama dhe ministrja e jashtme suesdeze Ann Linde u shprehën e kanë gati zgjidhen për të goditur grupet kriminale shqiptare në Suedi dhe lidhjet e tyre në vendin tonë. Në konferencën e përbashkët në Tiranë, kryeministri Rama dhe ministrja e jashtme e Suedisë, shtet që merr kryesimin e OSBE në janar, ranë dakord për të shkëmbyer oficerët për të luftuar krimin e organizuar.

"Kemi diskutuar dhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar gjë që po e bëjmë me sukses me disa vende, ku kemi kaluar me ndërveprim në terren të policisë shqiptare në shtet përkatëse dhe ata të ne për të ndërvepruar më mirë në këtë luftë. Në këtë aspekt, duke dëgjuar me shumë vëmendje kolegen për situatën në Suedi ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe për sa na takon kemi mundësi që të japim një ndihmesë dhe të përfitojmë nga kjo eksperience, të gatshëm që të cojmë në Suedi oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët suedezë dhe të shtrëngojmë darën për elementet kriminalë, në rrjetet e krimit të organizuar në Suedi që janë nga Shqipëria dhe që kanë lidhjet e tyre këtu. Por edhe të mirëpresim oficerët e tyre këtu", tha Rama ndër të tjera.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Rama tha se ligji i medias do të kalojë së shpejti në Kuvend, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe propozimeve që ka bërë së fundmi Komisioni i Venecias. A do e riçojnë sërish në 'Venecia' për shkak të kundërshtive që ka hapur nga shoqëria civile dhe një grup gazetarësh? Rama u përgjigj i presë që "jo".

"E nisëm me modelin gjerman, na thanë se nuk është demokratik, vijuam me kroate dhe një tjetër dhe më pas bëmë një ligj mbështetur me konsulencën e OSBE, ofron së paku mundësinë që njerëzinë, jo unë, të mbrojnë veten kur gjenden të sulmuar. Kur po flisnim për këtë ligj, mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit, se ata shantazhonte çdo ditë. Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias, ai nuk tha se është në kundërshtim me demokracinë, ka bërë disa rekomandime që ne do i trajtojmë një e nga një, sepse në këtë xhungël dizinformimi, keq edukimi të të rinjve, përmes shkeljes së përditshme të etikës së mediat, të paktën njerëzit duhet të kenë të drejtën që të mbrohen", shtoi Rama. 

Nga ana tjetër, në fjalën e saj, ministrja suedeze vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ajo ka vlerësuar reformën në sistemin e drejtësisë, veçanërisht në Vettingun. "Ne do ta vazhdojmë këtë rrugë kur të marrin këtë punë. Suedia mbështet Shqipërinë në vendimin për hapjen e bisedave për zgjerimin e BE, dhe vlerësojmë punën e vështirë dhe serioze që ka bërë qeveria juaj për përgatitjen për kandidaturën për anëtarësimin për të ardhmen, kur shohim raportet një fushë ku keni qenë të suksesshëm është shteti i së drejtësisë, sistemi në drejtësi, dhe jam këtu si mund të bashkëpunojmë. Vettingu i gjyqtarëve është zhvilluar shumë mirë, ne e shikojmë me shumë pozitivitet", tha Ann.

Sfidat në kryesimin 1-vjeçar të OSBE-së që Shqipëria pati, në kushtet e një krize që kërkon zgjidhje në Bejllorusi, nuk e penguan lirshmërinë mes batutave të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme të Suedisë, shtet që në janar 2021 merr kryesimin e radhës së OSBE-së. "Je shumë e mirëpritur, të kemi pritur pa diell, në një ngjyrë që nuk është ngjyra e Stokholmit", tha Rama që shkaktoi të qeshura. 

Në fillim të muajit dhjetor do të zhvillohet Ministeriali ku do të jetë në fokus detyrat e marra nga kryesia e OSBE për këtë vit e drejtuar nga kryeministri Edi Rama por gjithashtu edhe për problemet që do trashëgohen. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
Ministrja Suedeze: Mbështesim Shqipërinë në rrugën në BE, ka avancuar në sistemin e drejtësisë! Vlerësoj Vettingun (VIDEO)

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Anne Linde ka vlerësuar punë  e bërë nga Shqipëria në sistemin e drejtësisë, veçanërisht në procesin e Vettingut. Linde u shpreh se Suedia mbështet Shqipërinë në rrugëtimin në Bashkimin Europian. Krimi i Organizuar ka qenë në fokus të diskutimeve, ku siç ka zbuluar Linde do të dërgohen oficerë shqiptarë në Suedi.

"Njerëzit do të mrekulloheshin nëse do e dinim se sa shumë ne flasim për problematika të ndryshme të OSBE, duhet të jemi të ndërgjegjësuar për problemet, kemi diskutuar për Bjellorusinë, për të lehtësuar dialogun me regjimin e opozitës, është akoma në tavolinë, mendoj se duhet të lëmë mundësi të hapura kur mendojmë që ka mundësi për dialog për Bjellorusi demokratike, kemi diskutuar edhe procesin për sekretarin e OSBE dhe kreun e institucionit, një proces që do të mbështet te merita, e rëndësishme që të kemi për ministerialin në dhjetor. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugë kur të marrin këtë punë. Suedia mbështet Shqipërinë në vendimin për hapjen e bisedave për zgjerimin e BE, dhe vlerësojmë punën e vështirë dhe serioze që ka bërë qeveria juaj për përgatitjen për kandidaturën për anëtarësimin për të ardhmen, kur shohim raportet një fushë ku keni qenë të suksesshëm është shteti i së drejtësisë, sistemi në drejtësi, dhe jam këtu si mund të bashkëpunojmë. Kemi probleme me krimin e organizuar dhe do të marrim mbështetje nga vende të ndryshme në këtë luftë, bandat kriminale janë në bashkëpunim me territorin Europian, nëse e luftojmë këtë fenomen, mund të kemi disa ndryshime. Jam shumë mirënjohëse që Rama ishte i hapur dhe konstruktiv duke u përpjekur që të bëjmë gjëra në këtë aspekt. Vettingu i gjyqtarëve është zhvilluar shumë mirë, ne e shikojmë me shumë pozitivitet", tha Anne.

Ora 12:01
Rama: Ligji i medias do të kalojë sipas rekomandimeve të OSBE-së! Nuk u mbyll gojën gazetarëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ka bërë me dije si ligji i medias do të kalojë dhe se e gjitha është bërë me rekomandime të OSBE-së.

"Mos ngatërro OSBE me BE, ligji është i konsultuar një vit me OSBE dhe i miratuar nga OSBE, dhe po bëhet adoptimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe ligji i medias do të kalojë, jo për t'i mbyllyr gojën gazetarët por që ato që janë në sulme të pabaza", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kremineli: 07/10/2020 13:43

    Lajm i mir ky per asgjesimin e kriminelve,po sikur te percaktohesh se kur mund te ndodh kjo mrekulli do ishte akoma me mir,mas ca vitesh per gjithe keto njeres qe punojne per buken e gojes pa sigurime do te plasi katastrofa per pun pencionesh,keshtuqe lineni fare punen e kriminelve se kriminele eshte treçereku shqipris,ket vend duhet ta pushtoj ndonje vend europian per ta shpetu nga tenjat kriminele

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë