Qeveria ka vendosur taksë 0 për biznesin e vogël dhe kaq do të mbetet deri në vitin 2029. Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit vogël në Fier tha se qeveria u ka dhënë atyre taksë dhe TVSH zero, ndërsa e cilëson të pakonceptueshme që të votosh PD duke rritur taksën direkt në 9 % që Luli të flejë në Kryeministri.
Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se jo vetëm që taksa dhe TVSH do të mbeten zero deri në 2029-ën, por biznesi i vogël nuk do të ketë më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin, pas procesit të fiskalizimit.
Sakaq me tej Rama tha mandati i qytë i qeverisjes së Partisë Socialiste është më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit në Shqipëri, duke ju referuar tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë globale COVID.
Rama tha se nuk jemi në një kohë normale por jemi në një luftë, dhe në këtë luftë duhet të fitojmë betejat.
Kryeministri Edi Rama tha nga Fieri se biznesi i vogël është aleat strategjik, i vizionit dhe i strategjisë politike. Rama tha se biznesi i vogël është një motor i pashtershëm që duhet ushqyer me mbështetje dhe lehtësi.
‘Ne kemi plot gjëra për të përmirësuar dhe për të bërë akoma, kini parasysh që është biznes të vogël në qytet nuk mjafton të kesh mall të mirë, të kesh një dyqan. Duhet që edhe mjedisi të jetë ftues të jetë miqësor. Duhet që qyteti vetë të jetë tërheqës. Tani ju e dini shumë mirë sesi ishte ky qytet dje dhe si është sot. Ju e dini shumë mirë se si do të rritet dhe numri i vizitorëve këtu. Fieri është bërë vendi ku njerëzit do të ndalojnë gjithnjë e më shumë dhe do të kenë nevojë për ju për shërbime dhe për pikat ku do të ndalojnë. Me ikjen e pandemisë Fieri do të jetë pjesë e gëzimit edhe në këtë aspekt të rritjes së numrit të njerëzve që do të ndalojnë këtu. Ne do ‘tju mbështesim deri në fund. Biznesi i vogël është aleat ynë strategjik, i vizionit dhe filozofisë tonë politike. Është një motor i pashtershëm që duhet ushqyer vazhdimisht me mbështetje dhe lehtësi. Ne jemi këtu për t’ju siguruar këtë liri.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier, tha se qeveria u ka dhënë atyre taksë dhe TVSH zero, ndërsa e cilëson të pakonceptueshme që të votosh PD duek rritur taksën direkt në 9 % që Luli të flejë në Kryeministri. Rama tha se këtu nuk bëhet më fjalë se cilin ke më shumë qejf apo inat, por të shikohet se sa para fut dhe nxjerr nga xhepi përmes taksave.
"Besoj se për biznesin e vogël është dita më e mirë që do ta zgjasim me votë taksën zero dhe TVSH zero deri në 2029-ën. Sigurimet shëndetësore e shoqërore nuk janë për shtetin, por për shëndetin dhe pensionin. Ndërsa taksa zero dhe tvsh zero mbetet një qasje unikale në të gjithë rajonin tonë. Është e paimagjinueshme që në këto kushte një biznes i vogël pavarësisht se mund të mos dojë të shohë Ramën dot me sy, duhet të votojë taksën zero, pasi taksa e sheshtë që ofron Luli është taksa tipike e në qasje brutrale kapitaliste ku mbështet të pasurit. Cilido që merret më biznes të vogël sot se kuptoj dot të votojë taksën e sheshtë dhe 9 % direk taksë nga zero që e kanë. Pra të paguash taksë që Luli të shkojë të flejë në Kryeministri, kjo është gjë e pakonceptueshme, sado inat ta kesh Gramoz Ruçin apo Edi Ramën, kur vjen puna xhepi yt fut dhe nxjerr fitimet e tua. Këtu nuk flitet më sa inat ke njërin dhe sa qejf ke tjetrin. Nuk është logjikë biznesi kjo", tha Rama.
Mandati i qytë i qeverisjes së Partisë Socialiste është më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Kështu ka deklaruar nga Fieri kreu i qeverisë i cili po zhvillon një takim me përfaqësuesit e biznesit, ku ju referuar tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë globale COVID.
Rama tha se nuk jemi në një kohë normale por jemi në një luftë, dhe në këtë luftë duhet të fitojmë betejat.
‘Organizatorët u detyruan që të largojnë disa prej jush, jemi në një kohë ku duhet të bëjmë kujdes maksimal për shëndetin. Flitet sikur është një kohë normale. Ku secili do të marrë lugën me detin që do të bëhet kos. Mandati jonë i dytë një mandat i jashtëzakonshëm, më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, dhe do jetë edhe për shumë dekada të tjera. Në një mandat qeverisësh të kesh një tërmet që na ndodhi dhe një pandemi je në kushte kur je në luftë dhe duhet të mobilizosh të gjitha forcat për tu përballur. Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë, dhe duhet të kujdesemi me distancim. Me lehtësimin e sezonit turistik të gjithë sipërmarrësit të fillojnë të marrin frymë më thellë në këtë periudhë të vështirë. Biznesi i vogël sot e ka taksën 0 angazhimi ynë është shumë i qartë 0 do të mbetet deri në vitin 2029. Nëse në këtë dekadë i japim të gjithë lirinë që të veprojë do të kemi një hapësirë të punësimit dhe vetpunësimit nga biznesi i vogel. Jo vetëm taksa dhe TVSH do të mbeten 0, por procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt dhe nuk do të keni më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin.’- tha Rama.