Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë në Durrës. Rama është fokusuar në votuesit për herë të parë dhe këtë radhë ka zgjedhur Durrësin për të folur për mesazhet e fitores një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore të 11 majit.
Fillimisht ka qenë Emiriana Sako drejtuesja politike e Durrësit, që ka marrë fjalën ku ka prezantuar takimin. Më pas Sako ka ftuar të gjithë kandidatët e qarkut duke bërë një prezantim të tyre.
Fjalën e tij Kryeministri Edi Rama e ka nisur duke e fokusuar fjalën e tij te rëndësia e votës në 11 Maj. Rama tha se jo më kot, sipas tij, zgjodhën që ta bëjnë këtë takim me të rinjtë. Sipas Ramës, në këto zgjedhje pritet shumë nga mosha e re, e cila, sipas tij, do të votojë për fatin e vetë të lidhur drejtpërdrejt.
"Është takimi i fundit që bëjmë përpara fillimit zyrtar të fushatës nesër, jo rastësisht vendosëm ta bëjmë këtu në Durrës me vajzat dhe djemtë, e pjesës më vitale të qarkut dhe te të cilët kemi shumë arsye të besojmë se do jenë më shumë se çdo herë tjetër në këto zgjedhje. Arsyeja konkrete pse ju duhet të jeni aktivë, më shumë se çdo herë tjetër, është se në këto zgjedhje janë të lidhura konkretisht më shumë se çdo zgjedhje që ka kaluar më parë. Sepse janë direkt të lidhura me ju dhe bashkëmoshatarët tuaj. Këto zgjedhje janë me shumë gjasë dhe varet nga ne, që do të përcaktojnë se ku do të jetë Shqipëria. Nëse do të jemi të qartë, do ta çojmë Shqipërinë në BE. Gjërat kanë ardhur në këtë mënyrë dhe kanë ardhur sepse janë përputhur dëshira dhe fati ynë me fatin i BE. Që ndryshe pak kohë më parë, sot jo vetëm e thotë se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, por edhe e kërkon me këmbëngulje që ne të mbyllim negociatat. Edhe në harkun e dy viteve këto procese të përfundojnë dhe në 2030 Shqipëria do të jetë e anëtarësuar në BE."
Rama theksoi se ndryshe nga sa ka ndodhur më parë me Shqipërinë, nëse shqiptarët hyjnë në BE, nuk do të ndjejnë më, sipas tij, diskriminimin. Nga ana tjetër, kryeministri nënvizoi se pozicioni ynë në BE e bën më të lehtë pozitën tonë përballë vendeve të huaja.
'Nëse mbyllim këtë kapitull të historisë, mbyllim njëkohësisht edhe të gjitha ato plagë, diskriminimin që na kanë vendosur në një pozitë më të vështirë në krahasim me popujt e tjerë, një popull që është përbuzur dhe shtypur, jo vetëm nga të huajt, por shpesh edhe nga vetvetja. Pozicioni në Bashkimin Europian e bën më të lehtë për ne të arrijmë disa gjëra, që duken janë të thjeshta- por s'janë të thjeshta për t'u garantuar- pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Ky është Bashkimi Europian.'-tha Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama kërkoi dhe njëherë nga Durrësi që në 11 Maj, të punohet që Partia Socialiste të marrë 1 milion vota. Kreu i PS-së theksoi se në Durrës janë shumë pranë mandatit të 9-të dhe që, sipas tij, ka gjithmonë besimin se do ta fitojnë.
"Ne duhet të dalim në 11 Maj pa dyshim me më shumë se 900 mijë vota dhe duhet të bëjmë ç’mos. Është shumë e lehtë ta thuash, por është shumë e vështirë ta bësh. Ama këtu në Durrës ne i kemi eksperiencat, por ne betejën për mandatin e 9 mund ta arrijmë. Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e 9 këtu në Durrës. Edhe kam shumë besim që do ta marrim dhe ne jemi shumë më afër mandatit të 9."-përfundoi Rama.
Gjatë takimit me të rinjtë e qytetit të Durrësit, kryeministri Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas tij Shqipëria e ka lënë pas të kaluarën dhe po punon për moton që është thënë pas regjimit komunist “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pra kjo kohë thotë kryeministri ka ardhur.
Me integrimin në BE, Shqipëria nuk do të jetë më e poshtëruar nga shtete më të fuqishme, por do të jetë me të drejta të barabarta, ashtu sikurse do jenë të barabartë përpara ligjit të gjithë shqiptarët.
Rama u ndal edhe tek puna e drejtësisë duke thënë se për herë të parë në histori vendosen para ligjit zyrtarë të lartë të lidhur me pushtetin. Sa u takon kritikave të kundërshtarëve politikë, Rama pati një përgjigje: Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e vet.
“Kemi pësuar gjithmonë presionin shtypës të tjerëve më të mëdhenj se ne. Kemi kaluar nga një perandori, në një monarki dhe s kemi pasur mundësi që të zgjedhim. Për shkak se ne nuk kemi qenë asnjëherë dot aty ku kemi dashur të jemi kemi pasur vështirësi dhe tmerre që kanë kaluar prindërit tanë. Sot mund të kurorëzojmë atë që është zgjedhja e lirë e shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kjo është mundësi e shqiptarëve që të vendosin me zgjedhje të lirë se ku do të jenë. Pozicionimi në BE bën që disa gjëra shumë të thjeshta në dukje, por jo aq të lehta për të qenë të garantuara. Të jenë të garantuara një herë e mirë pavarësisht se kush qeverisë në Tiranë.
BE na siguron të drejtën para ligjit. Për herë të parë të lidhurit me pushtetin gjykohen nga drejtësia e pavarur, jo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori. Po të mos ishte kjo parti dhe ky vizion i joni për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE, këtu kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë.
Prandaj gjithë përpjekjet që bëjnë kundërshtarët dhe ata që bëjnë papagallin e tyre... Po Lulin e keni dëgjuar kur thotë se ku i ke shokët Ramë është i madh fare, vetë tek pull si shofer police. Sa qesharakë që janë, mendojnë se duke u thënë shqiptarëve se sa veta janë në burg shqiptarët do mendojnë që ky është një fakt që ne do ulim kokën, në fakt është e kundërta. Ne jemi kryelartë që populli të shikojë këtë që nuk e ka parë kurrë në histori, që drejtësia të bëjë punën e vet”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama theksoi nga Durrësi ditën e sotme me të rinjtë se do duhet të punojmë sa më shumë për të arritur më shumë se 900 mijë vota në 11 Maj.
Më tej Rama vijoi duke thënë se jemi shumë pranë mandatit të 9-të në Durrës dhe se synojmë fort, sipas tij, që ta marrim.
Ne duhet të dalim në 11 Maj pa dyshim me më shumë se 900 mijë vota dhe duhet të bëjmë ç’mos. Është shumë e lehtë ta thuash, por është shumë e vështirë ta bësh. Ama këtu në Durrës ne i kemi eksperiencat, por ne betejën për mandatin e 9 mund ta arrijmë. Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e 9 këtu në Durrës. Edhe kam shumë besim që do ta marrim dhe ne jemi shumë më afër mandatit të 9.-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që ka, sipas tij, midis Shqipërisë së paanëtarësuar në BE dhe asaj që do të jetë e anëtarësuar. Ai solli në vëmendje faktin se shumë shqiptarë kanë emigruar dhe kanë kërkuar azil që të kenë të drejtën të punojnë në tregun e vendeve të BE-së, por nëse, sipas Ramës, do jenë në BE, nuk do të ndodhë më kjo gjë.
"Është dhe një çështje dinjiteti për të qenë të barabartë edhe në raport me gjithë të tjerët dhe fitoni statusin e të qenit qytetarë të BE. Nuk është e njëjta gjë si të jesh udhëtar apo student në BE. Sot çdo student shqiptar që shkon në BE është student i huaj, por nuk ka të njëjtat privilegje. Me futjen në BE dhe duke u bërë posedues të pasaportës së BE, të gjithë studentët shqiptarë do të jenë studentë të BE-së. Do jenë të barabartë para ligjit, por edhe njësoj si çdo student që do jetë atje. Dhe patjetër kjo është ajo pjesë që lidhet me moshën studentore. Pastaj historia vazhdon. Ne sot kemi të drejtë të shkojmë ku të duam, po nuk qëndrojmë ku të duam. Kemi të drejtën për të lëvizur, por jo për të qëndruar. Ne shkojmë dhe kërkojmë azil sot sepse nuk jemi të pranuar në tregun e punës. Shqiptarët që kanë shkuar dhe shkojnë në Europë duan një punë të paguar më mirë. Italianët e jugut ikin çdo vit në Gjermani apo në vende të tjera. Ata nuk quhen njerëz që po ikin, por ata janë ca njerëz që po shkojnë në një treg të përbashkët pune."-tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë në Durrës. Kreu i ekzekutivit theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është garancia se drejtësia dhe institucionet shtetërore në tërësi në vendin tonë, do të funksionojë siç duhet pavarësisht se kush qeveris.
"Për ne, të qenit pjesë e BE-së përfaqëson përmbylljen e një historie shumë të gjatë, një histori me pengesa, gjatë së cilës nuk kemi qenë kurrë në gjendje të vendosim vetë se ku duam të jemi. Gjithmonë kemi qenë nën presionin e të mëdhenjve, gjithmonë kemi qenë të shtypur, dhe asnjëherë nuk kemi pasur mundësinë të zgjedhim.
Sepse nuk kemi qenë aty ku duhej të ishim, kemi kaluar vështirësi të shumta. Ndaj sot, mund të kuptojmë dhe vlerësojmë se kjo është zgjedhja e parë e lirë e shqiptarëve që prej rrëzimit të komunizmit, kur shqiptarët bënë thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa.”
Nëse mbyllim këtë kapitull të historisë, mbyllim njëkohësisht edhe të gjitha ato plagë, diskriminimin që na kanë vendosur në një pozitë më të vështirë në krahasim me popujt e tjerë, një popull që është përbuzur dhe shtypur, jo vetëm nga të huajt, por shpesh edhe nga vetvetja.
Pozicioni në Bashkimin Europian e bën më të lehtë për ne të arrijmë disa gjëra, që duken janë të thjeshta- por s'janë të thjeshta për t'u garantuar- pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Ky është Bashkimi Europian.
Të gjitha këto projekte që kundërshtarët tanë bëjnë sikur i kundërshtojnë, apo gjithë ata që bëjnë “papagallin” nëpër studio me pyetje, E keni dëgjuar Lulin: Ku i ket shokët Rame?
Të gjitha këto janë më se të mjaftueshme për të kuptuar se sa mendjelehtë dhe qesharake janë"-tha Rama ndër të tjera.
Komente

