Rama në Kamzë: Edhe 'Partia e Lekut' ka marrë financime ruse! Me opozitën nuk do të kishim ndryshimet që kemi sot, s’është faji i politikës largimi i shqiptarëve

Kamza ka qenë ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka kursyer komentet për opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas kreut të qeverisë, edhe Partia e Lirisë që e cilëson ‘Partia e Lekut’ ka marrë financime ruse. Ndërsa për Berishën thotë se presidenti rus Vladimir Putin i ka lënë detyrë që t’i vërë zjarrin Shqipërisë, veprim që sipas Ramës ka dhënë prova se di ta bëjë.Me këtë duket se i përgjigjet dhe disa përfaqësuesve të Rithemelimit që në protestën e 12 nëntorit pretendojnë të rrethojnë kryeministrinë.

Rama u ndal edhe te emigrimi i të rinjve dhe u shpreh se pavarësisht të gjithë ‘tymnajës’ së krijuar, largimi i tyre nuk është përgjegjësi i politikës. Sipas Ramës nuk ka asnjë poltikan, i cilisëdo klase politike që mund t’i mbyllë portat shqiptarëve.

Këtë qëndrim, Rama e ndërlidhi me faktin se për të ikja e të rinjve nga vendi është një trend i historisë.

Edhe me të rinjtë në Kamzë Rama ceku sërish pasqyrimin e deklaratave të Berishës në Daily Mail për situatën e vendit aktualisht. Ashtu sikurse edhe në deklaratat e mëparshme, Rama e ka cilësuar ish kryeministrin si një llum dhe se nuk i duhen vendit por as dreqit.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkrojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë probklematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje. Pikërisht për këto akuza, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje duke dhënë shifra e duke thënë se shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Ai kritikoi qëndrimin e Britanisë, sipas së cilit po përdor një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit. Për ktë ka patur edhe një deklaratë nga Berisha, qëndrimi kritik i së cilit është pasqyruar edhe në median britanike Daily Mail, të cilën Rama e ka cilësuar si turp.

Ndër të tjera, nga parku i ri i Liqenit të Elbasanit në Kamëz foli për transformimin e madh të kësaj zone duke thënë se është bërë pasi përgjegjësia ka kaluar në duart e duhura.

‘Sot në Kamzë është një nga zonat me transformimin më të madh të viteve të fundit falë faktit që nga duart e pa përgjegjshme ka kaluar në të përgjegjshme. (…)’- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Veliaj në përmbyllje të turit në Kamzë: Është simotra e Tiranës; Bashkë jemi më të fortë dhe përballojmë çdo krizë

Në përmbyllje të turit në Bashkinë e Kamzës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  e cilësoi Kamzën si simotrën e Tiranës, me gjithë punët e mira që janë bërë dhe po bëhen aty. Ai i falenderoi të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, sidomos në situata të vështira si ajo me tërmetin, pandeminë apo si kriza që po kalon e gjithë bota sot prej luftës në Ukrainë.

Pjesë nga fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në Kamzë: “Kamza më e bukur se kurrë! Faleminderit me gjithë zemër për mikpritjen, për dashurinë, për gjithë dashamirësinë që treguat me ne sot.  Kemi pasur një sprint sot në të gjitha ato vende ku punohet, në çdo cep të Kamzës dhe të Paskuqanit. Bravo ju qoftë të gjithë atyre që janë në krye të punëve dhe që  e kanë kthyer jo vetëm një kantier shembullor Kamzën, por simotrën e bukur dhe të dashur të Tiranës sonë. E nisëm ditën sot me Shpendin, i cili i ardhur nga Korça në Kamëz, kishte krijuar në super ambient, me 100 zonja që punonin “Made in Albania” , “Made in Kamza” në fakt, për të gjithë tregun francez edhe gjerman. Shkuam në disa kantiere të jashtëzakonshme. Shkolla “Isa Boletini”, tamam qershia mbi tortë, xhevahiri i kurorës së gjithë punimeve që po ndodhin në Kamzë. Me 18 shkolla  dhe me 5 në proces, janë vërtetë paja më e mirë që ne i lëmë gjeneratës tjetër. Vazhduam pastaj për të parë sesi  po punohet në agro-turizëm, tek Edi dhe Blerina, tek “Blerina Farm”. Sapo takuam prapë mësueset, edukatoret, infermieret, doktoreshat, zonjat dhe zonjushat e Kamzës që në fakt në ditët më të vështira të tërmetit dhe të pandemisë, për të mbajtur të forta familjet tona në një situatë krize, për të mbajtur të fortë qytetin tonë, komunitetin tonë në situatën e pandemisë, na treguan çfarë jemi në gjende të bëjmë ne shqiptarët kur bëhemi të gjithë bashkë. Tani jemi aty ku ndodhin gjërat, në stadium, në fushëbetejë. Nuk ndodhin gjërat në shkallët e tifozerisë. Betejat bëhen në ring. Për ata që zbresin në fushë, për ata që ndeshen, ata i pret fitorja dhe ata i pret progresi. Ju falënderoj me gjithë zemër për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe siç kemi kaluar këto situata të vështira dhe me tërmetin, dhe me pandeminë, ku vërtet u rrëzuam, por u ngritëm më të fortë, më të bashkuar, edhe më të dashur me njeri – tjetrin.”- tha Veliaj.

Ora 17:17
Rama për Berishën: Ka dhënë prova se di t'i vërë flakën Shqipërisë! Për këtë e do Putini

 

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Kamza duke thënë se ka dhënë prova se di t’i vërë flakën Shqipërisë. Për këtë i referohet deklaratave se në protestën e 12 nëntorit do të marrin me dhunë kryeministrinë.

“Vetë non grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkretë pa çelësin s’ka ç’bën fare, brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelësi.

Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe ti vëjë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë.

Ne deri tani kemi arritur ta neutralizojmë armën e parë që është fatura e energjisë, që vjen poshtë derës me të njëjtin çmim përpara luftës dhe përpara krizës. Sepse pjesën tjetër të çmimit nuk e paguani ju por e paguan qeveria përmes buxhetit, në mënyrë që asnjë familje të mos e ndiejë goditjen e çmimit të energjisë”, tha Rama.

Ora 17:04
Ironia e Ramës për Ilir Metën: Partia e Lekut është në thesin e rublave ruse bashkë me PD

 

Nga Kamza, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të ironizojë Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë duke iu referuar kësaj të fundit si ‘Partia e Lekut’. Sipas Ramës, edhe ish-LSI është e përfshirë në financimin rus ashtu si Partia Demokratike

“Ne kemi provën që çadra e famshme dhe gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Tani për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë më demokratike, më të fortë? Më të besueshme me aleatët strategjik. Komplet të kundërtën. Për të bërë thyerje. Unë mendoj dhe shikoj se nuk është vetëm PD. Përveç provës kokëfortë që PD është në thesin e rublave ruse, bashkë me atë Partinë e Lekut, PL janë në thesin e rublave”, tha Rama.

Ora 17:00
Rama: Në fillim të dhjetorit, pensionistët do i shpërblejmë me 5 mijë lekësh secili

1667925683_ediramaaa.JPG

Kryeministri Edi Rama ka theksuar shpesh se nuk do të mungojë shpërblimi për pensionistët në këtë fundvit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Kamzë, kreu i qeverisë u shpreh se do të marrin 5 mijë lekë të reja në fillim të dhjetorit.

"Në vitin 2023 do të kemi dyfishin e buxhetit të vitit 2013. Kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë.  Nuk është e lehtë për ta përballuar siç mund të ishte njëra apo tjetra. Ishte një lloj ndjesie që ja iku dhe kjo dhe do përmirëoheshin. 

Por ndodhi kjo. Duhet të fokusohemi tek mbrojtja e atyre që janë më të dobët. Prandaj kemi rritur dy herë pagën minimale këtë vit. Paga minimale do shkojë në 360 mijë lekë të vjetra, mbase dhe në 380 mijë lekë në fazën e dytë të vitit tjetër.

Në fillim të dhjetorit do i japim një suport tjetër prej 50 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe i jep një buzëqeshje të fundvitit." deklaroi Rama.

Ora 13:51
Rama-pronarit të fabrikës ku prodhohen aksesorë kuzhine në Kamëz: Ndani pak nga fitimi juaj për skuadrat që iu mbajnë në këmbë

 

Gjatë vizitës së tij në Kamëz, në një fabrikë ku prodhoheshin aksesorë të kuzhinës me bazë drurin e ullirit, kryeministri, Edi Rama i kërkoi pronarit të biznesit ku ishin të punësuar 100 persona, që të rriste pagat e tyre duke hequr pak nga fitimi i tij.

“Nuk e di a e dini por ne tani do kalojmë buxhetin në parlament dhe edhe për pagën deri në 50 mijë lekë do heqim të gjitha tatimet. Ti do bësh këtë shtesën tënde, puna është të shtosh nga vetja jo vetëm nga tonat.

Gjithë puna është që ju pronarët të ndani mendjen në këtë fazë që po ndatë pak nga fitimi juaj për skuadrat që ju mbajnë në këmbë do jetë investim i madh për të nesërmen sepse është futur një histeri e madhe që duhet kundërshtuar me forcë me paga më të mira”-tha kryeministri.

Më tej, Rama i tha pronarit të biznesit që një kopsht i ndërtuar për fëmijët e të punësuarve, do të ishte një ide perfekte.

Rama: Meqë do bësh investimin e ri, një kopsht i vogël për fëmijët e tyre do ishte perfekt.

Biznesmeni: Me zotin kryetar, të gjendet një vend këtu pranë dhe të investojmë për një kopsht.

Rama: Po u dhe një mundësi që edhe fëmijët t’i sjellin në kopësht këtu, do ishte super.

Ora 12:43
Rama sulmon sërish Berishën për pasqyrimin e deklaratave në ‘Daily Mail’: Është llum që si duhet as dreqit

 

Edhe me të rinjtë në Kamzë Rama ceku sërish pasqyrimin e deklaratave të Berishës në Daily Mail për situatën e vendit aktualisht. Ashtu sikurse edhe në deklaratat e mëparshme, Rama e ka cilësuar ish kryeministrin si një llum dhe se nuk i duhen vendit por as dreqit.

'Politikanët që flasin keq në gjuhë të huaj, u tremben të vërtetat në kombi e tyre apo që nuk dinë t’i thonë këto të vërteta në sy të tyre, janë llum. Si duhen as vendit, por si duhen as dreqit. Ti pranosh, ose më keq, t’u besosh është njëlloj sikur të mbash sytë nga një moçal që mban një erë të keqe.

Ne jemi kundër shumë gjërave por ne nuk mund të ndahemi ndaj një gjëje themelore, që jemi shqiptarë. Dhe kur flasim në gjuhë të huaj nuk duhet të flasim sikur e kemi inat.

S’jemi vend i pasur jemi vend i vogël por jo nuk ka rëndësi kur ulemi në tryezë me të tjerët, pavarësisht sesa të vegjël jemi.

Të thuash në mediat britanike që Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë kjo s’është lojë politike.

Ndryshojnë pamjet dhe shtatin por janë i njëjti soj.

Sot, Shqipëria nuk është ajo që duhet të jetë, se s’do isha me Rakipin sot. Por nëse kthehemi pas, vendi ynë është njëlloj në të gjitha drejtimet si ky liqeni këtu.'- tha Rama. 

Ora 12:31
Veliaj në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit: Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, dikur plot me plehra, por sot me 7 ura

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Bora Muzhaqi, ishin sot në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit, u shpreh se Tirana dhe Kamza nuk ndahen më sot nga një lumë i mbushur me plehra, si dikur, falë zhvillimit dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu, bashkë me kryeministrin, në këtë tur në Paskuqan dhe Kamëz. E kemi nisur me disa takime, por qershia mbi tortë është gjithmonë takimi me të rinjtë. Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, në një lumë që dikur ishte i mbushur me plehra dhe na ndante, por tani po ndërtojmë 7 ura, me ndihmën e Edit dhe një punë të Bashkisë së Tiranës, që na bashkojnë mbi një lumë jo më të pistë, por një lumë të pastër,” tha Veliaj.

“Kur e kam filluar unë punën si aktivist dhe angazhohesha në skuadrën e Edi Ramës, - kanë qenë zgjedhjet e vitit 2011, - një nga idetë vizionare ishte se si Bulevardi i Tiranës, nga një copë e qytetit që e ndante lumi, të kishte mundësi të vazhdonte në anën tjetër, të kishte mundësi që dy parqet, Parku i Madh i Liqenit të Tiranës dhe parku i Paskuqanit të bashkoheshin. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer pas një ideje të mirë. Jam shumë krenar që ajo ide e Edit në atë kohë, sot po bëhet realitet,” kujtoi kryebashkiaku.

Ora 12:28
Largimi i të rinjve, Rama: Trend i vjetër, se ka fajin politika, nuk mbyllte dot askush derën që ti mbajnë këtu shqiptarët

 

Duke folur për një ndër tematikat më aktuale të momentit, Rama u shpreh se për largimin e të rinjve nuk është përgjegjëse mazhoranca, por as politika. Këtë qëndrim, Rama e ndërlidhi me faktin se për të ikja e të rinjve nga vendi është një trend i historisë.

‘Ky nuk është një trend sot në të gjithë Evropën, është trend historik ku të gjithë kanë kaluar nuk ka asnjë.

Po ju them që, është e thjesht por është edhe sipërfaqësore që të thuash që largimet  e këtyre 30 viteve vijnë si rezultat i politikës së degjeneruar. Asnjë lloj skuadre politike, ju e dini që s’kam respekt, po asnjë lloj skuadër politike e ardhur dhe nga hëna në këtë vend nuk do të kishte mundur dot që të mbyllte derën dhe që shqiptarët t’i mbante këtu që të gjithë se kjo nuk bën sens.

Por të ishte se këtu do e kishin të gjithë fajin atëherë me siguri në vene të tjera, do kishin dalë politikanë e udhëheqës që nuk do ta kishin lejuar këtë lloj trendi. (...)’- tha Rama.

 

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 09/11/2022 04:21

    Mjeshteri i mediokrritetit e ka bere zakon te peshtyje vetveten. Aq karagjoz eshte sa deklaron pa pike turpi se Partia e Likes eshte me para ruse! Po bukuri. E zeme se ashtu eshte. Pra Likja na paska marre leke per tu ndare nga Sala dhe bashkuar me Ramen ne 2013???? Rrjedhimisht, teveqeli byro-kuq na e paskan instaluar ruset.... komplet idiot.

    Përgjigju
  • Iris: 09/11/2022 01:47

    Emigrimi ne mase qenka /trend historik/ dhe politikanet nuk qenkan fajtore??!! Z.Rama,asgje qe behet me force,ose nga e keqja,nga lufta,perndjekja politike,apo per shkaqe ekonomike nuk eshte /trendy/.Te veshesh dicka te modes se fundit,eshte /trendy/,te ndjekesh nje hobi te caktuar,apo te shkosh ne nje vend te caktuar per pushime eshte /trendy/,te perdoresh nje lloj zhargoni,nje lloj platforme sociale,apo te prefererosh nje lloj muzike,eshte /trendy/.Por t'ju ikesh bombave,t'i ikesh persekutimit,te detyrohesh te ikesh ne nje vend tjeter per t'i shpetuar mjerimit,apo per nje jete me te mire,nuk eshte e nuk duhet t'a quash ne asnje menyre /trendy/,qofte ky dhe historik.Dhe sigurisht qe politikanet jane pergjegjes me politikat e tyre qe bejne.Nuk do te kishte refugjate lufte sikur te mos ishin ne mes politikanet dhe vendimet e tyre,nuk do te ekzistonte termi /emigrant politik/,pa ndihmen e (X),apo (Y)politikani,qe nje dite te bukur vendos te behet diktator,ose autokrat per popullin dhe vecanerisht kundershtaret e tij,nuk do te kishte emigrante ekonomike.pa ndihmen e politikave ekonomike te bera nga politikanet vendas qe te bejne qe dhe bari ne kopshtin e fqinjit te te duket me i gjelber se kashta ne oborrin tend.Deren nuk mund e nuk duhet t'ja mbyllesh askujt,por politikat qe ndermerrni duhet te ndryshojne,shteti i se drejtes duhet te ndryshoje,korrupsioni dhe burokracia dhe /larja e duarve/ dhe mosmbajtja e pergjegjesise duhet te luftohen.

    Përgjigju
  • emiri: 09/11/2022 00:57

    ore hajvan kryeminister,,,,kamza duhet shembur totalisht,,,,si ndertim pa leje ,,sepse ashtu eshte dhe kete e ben VETEM KANDIDATJA E TIRANES ADRIANA KALAJA.....//// ESHTE E PARA HERE QE DEGJOJ NGA NJE KANDIDATE SE DO I PRISH ME DINAMIT TE GJITHA KULLAT NE TIRANE.....KJO GRUA I DUHET TIRANES,,,,,KA NJE QARTESI DHE VETEPERMBAJTJE QE TE HABIT.....//// POR DO ISHTE MIRE TE MOS MERRTE URDHERA NGA SALI KERMA....

    Përgjigju
  • tani: 08/11/2022 18:37

    edhe ti rama ke dhene prova se di ta vjedhesh mire shqiperine..si meta e berisha..

    Përgjigju
  • Liku: 08/11/2022 15:30

    Diktatura ishte i mbyllur tani ne demokraci cdo njeri ka te drejte te mesoje dhe punoje ku ti interesoje

    Përgjigju
  • Goni: 08/11/2022 13:53

    Te ishte pd ne pushtet gjith shqiperia do te ishte bere si kamza e dikurshme

    Përgjigju
  • Fredi: 08/11/2022 13:52

    Te rinjt mund te levizin te marrin eksperienca te reja cfar te keqet ka ketu nuk jemi ne kumunizem te bllokojm shqiperine

    Përgjigju
  • Nasi: 08/11/2022 13:02

    E ka sport te vjeter peshtymen lart ky. Dje kur qe opozite shante Berishen per migrimin. Sot pret balllarte peshtymen e vet.

    Përgjigju
  • Alba: 08/11/2022 12:45

    Qe kamza ka ndryshuar rrenjesisht kete se luan as topi, por vetem vitet e fundit

    Përgjigju
  • Gimi: 08/11/2022 12:44

    Shkollat qe kan qen kan qen cop cop asgje skan ber ata ndersa kjo parti i ka ndrryshuar rrenjesisht shkollat

    Përgjigju
  • joni: 08/11/2022 12:37

    puna qe eshte bere ne kamez eshte fantastike

    Përgjigju
  • koli: 08/11/2022 12:36

    ahahha ore do ishte akoma vetem fush me bar

    Përgjigju
  • orion: 08/11/2022 12:25

    Opozita ne kamez vetem flamura blu dhe asflat cop cop ka bo asigjo tjeter sikur se dime ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë