Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me disa nga figurat kryesore të PS në selinë e partisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në selinë rozë me Gramoz Ruçin, kryetar i Kuvendit, Taulant Ballën, Sekretar i Përgjithshëm në Partinë Socialiste, Bledi Çuçin, Ministër i Brendshëm dhe Damian Gjiknuri.

Mbledhja ka qenë shumë private dhe ende janë të paqarta arsyet e takimit.