Rama takime bilaterale me kryeministren e Italisë dhe kryeministrin grek Mitsotakis

TIRANË- Samiti i zhvilluar në Tiranë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian mblodhi 44 delegacione të ndryshme. Kjo është shfrytëzuar nga disa krerë shtetesh për të zhvillua takime bilaterale.

Kryeministri Edi Rama ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ndërsa akoma nuk është bërë publik se çfarë është diskutuar mes tyre. Ndërkohë në një intervistë për mediat, Meloni u shpreh se mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama i ka dhuruar homologes së tij italiane edhe një roman të autores Lea Ypi ‘Libera’.

Po ashtu kreu i qeverisë zhvilloi bisedoi edhe me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon, Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e Greqisë në këtë rrugëtim.

Edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në Samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor që zhvillohet jashtë hapësirës së Unionit. 

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia dhe populli grek i kanë dhënë shqiptarëve në momentet e vështira pas ndryshimeve demokratike, por edhe në kuadër të përballimit të fatkeqësive të ndryshme natyrore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Nesër do të zhvillonte takim me minoritetin grek në Himarë, kryeministri grek Mitsotakis anulon vizitën


Në samitin e zhvilluar në Tiranë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian ishte i pranishëm dhe kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili shoqërohej nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe zv/ministri i Jashtëm Kosta Fragojani.

Ditën e nesërme ishte parashikuar që kryeministri grek të zhvillonte një takim me minoritetin grek në Himarë, por vizita është anuluar dhe shkak për këtë mesa duket është bërë moti. Lajmi mbi anulimin e takimit është bërë i ditur nga ambasada greke.

“Së fundi, më lejoni të shpreh keqardhjen time që për shkak të parashikimit të motit nesër, nuk do të mund të realizoj fluturimin me helikopter dhe të vizitoj fshatrat e Minoritetit Etnik Grek, por do të zhvilloi këtë vizitë në një moment të dytë. Sa më shpejt që të jetë e mundur dua të takoj dhe vizitoj bashkëkombësit tanë dhe besoj se do të mund ta ricaktojmë këtë vizitë sa më shpejt.”, thuhet në njoftimin e ambasadës në “Twitter”.

Ora 21:22
Begaj takon Mitsotakis! Minoritetet, ekonomia dhe pavarësia e Kosovës fokus i diskutimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në Samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor që zhvillohet jashtë hapësirës së Unionit. Kryeministri Mitsotakis shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Dendias.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia dhe populli grek i kanë dhënë shqiptarëve në momentet e vështira pas ndryshimeve demokratike, por edhe në kuadër të përballimit të fatkeqësive të ndryshme natyrore. 

Duke iu referuar fqinjësisë së mirë dhe vlerave e sfidave të përbashkëta, Kreu i Shtetit e konsideroi praninë e minoritetit grek në Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Greqi si një vlerë të  shtuar për këto marrëdhënie. “Ato përbëjnë një urë të fortë, të vërtetë e të sinqertë miqësie e bashkëpunimi, për të cilën ne jemi të gatshëm ta forcojmë e promovojmë më tej”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit në dialogun midis dy qeverive, si në nivel politik ashtu dhe në nivel ekspertësh. “Ju siguroj se çdo çështje e vjetër ose e re do të trajtohet me seriozitetin maksimal, sipas normave të fqinjësisë së mirë dhe parimeve të reciprocitetit dhe në respekt të Kushtetutës, Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, të drejtës ndërkombëtare dhe si vende aleate të NATO-s”, theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi edhe frymën e re të bashkëpunimit të Qeverisë dhe autoriteteve greke me Kosovën dhe nënvizoi se “Kosova është një realitet politik dhe njohja e pavarësisë së saj do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Dua të mbroj interesin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj dhe Kryeministri Mitsotakis e vunë theksin edhe tek bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve dhe mundësitë e investimeve të kapitalit grek në fusha të ndryshme të ekonomisë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës