Duke i bërë thirrje të gjithë të rinjve për tiku bashkuar skuadrës së PS për zgjedhjet 2021, Rama komentoi dhe procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD. Ai e quajti atë një proces farsë e cila bëhet sa për sy e faqe. Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe takimet e kryedemokratit Basha me qytetarët të me të cilët shpeshherë ka dalë bllof. Rama deklaroi se Basha nuk e merr mundimin as të fshehë provat dhe ta bëjë takimin më të besueshëm.
"Hajdeni dhe na thoni që doni të jeni pjesë e skuadrës sonë të 2021 dhe çfarë ju shtyn. Ne do të përfshijmë njerëz që vijnë nga kjo rrugë si dhe ata të cilët që vijnë nga rruga e eksperiencës si deputet. Nuk do të shohim prapsht askënd. Duhet të jemi sa më shumë përfaqësues njerëzve dhe sa më shumë profileve të jetë e mundur. nuk është vetëm skuadra e deputetëve por e gjithë skuadra përfaqësuese që do të kemi nevojë për fuqi dhe energji të reja. Unë dua tju inkurajoj që të hidhni këtë hap pa asnjë dyshim. të marrësh ndonjë proces që të përzgjedhjesh për deputetë dhe të zgjedhësh atë nuk do, unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Procesi është sa për sy e faqe siç janë sa për sy e faqe dhe daljet e Lulit me qytetarët që gjoja kanë halle. Erdhi këtu në Durrës dhe shkon me drejtuesit e PD-së që bëjnë si viktima. Njëri thotë që nuk më kanë ardhur dhe nuk më kanë dhënë asnjë lekë ndërkohë që një tjetër thotë se nuk i dua lekët. Luli është në një fazë që përton të fshehë gjurmët. Pastaj kemi Monikën dhe Metën që kanë një dashuri për Durrësin sikur do të përmbysin gjithçka këtu. E kanë kthyer Durrësin në një qendër hakmarrje imagjinare. Nuk janë këta problemi, por problemi është se si të ndihmojnë votuesit demokrat. Ata nuk do të fitojnë kurrë. Ne nuk jemi në asnjë ankth për të mundur ata. Ankthi ynë është të mundim këta që kemi përballë dhe jo ata prapa nesh. Ne duhet të mundim malet me plehra që kemi përballë" - tha Rama.
Lajmi kryesor: