Rama: Mandat i tretë që të përfundojmë rindërtimin! Meta ka provuar çdo post politik, mos do vilën e Zogut në maj të kodrës për 60 vjetor? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 2021. Duke folur nga Durrësi pasditen e kësaj të premte në organizimin "Deputeti që duam" ai argumentoi se pse kjo qeveri e meriton një mandat të tretë.

"Një numër shumë më i vogël se ato të prekurit nga tërmeti dhe një shumë më e vogël se ajo që është vënë në administrim për tërmetin, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la mijëra familje në një situatë të vështirë dhe ata u angazhuan se do jepnin dëmshpërblimin dhe një histori pa fund që u mbyll me dëmshpërblimet që u dhamë ne. nëse ne nuk do të kishin marrë detyrën ato nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh", tha Rama.

Ndërkohë ai nuk ka kursyer kritika dhe për kundërshtarët e tij politik. Për Presidentin Ilir Meta, Rama deklaroi se nuk ka se çfarë të kërkoj më nga politika shqiptare. "Mos do të marrë dhe vilën e Zogut në maj të kodrës për 60-vjetor?" - u shpreh Rama.

Edhe për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, Rama deklaroi se është sa për sy e faqe njësoj si takimet e Lulzim Bashës me qytetarët. Sipas kryeministrit, Basha madje ka dalë dhe 'bllof' nga qytetarët dhe ai sërish nuk e merr mundimin për të mbuluar gjurmët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Rama për Metën: Ka provuar çdo post politik! Mos do vilën e Zogut në maj të kodrës për 60-vjetor?

Ndërkohë që Ilir Meta ka filluar me një retorikë të ashpër politike ndaj kundërshtarëve të tij, kryeministri Rama deklaroi se kreu i shtetit e ka kthyer institucionin e presidencës në një destinacion qesharak.

Sipas Ramës, Meta ka qenë një politikan që i ka provuar të gjitha postet e mundshme, ndaj tani nuk ka se çfarë kërkon tjetër. "Mos do vilën e Zogut në maj të kodrës" - tha Rama.

"Këta mendojnë se i vetmi gabim është në anën e popullit që na votuan ne. I vetmi gabim që mund të gjejnë është që i gjen Monika Ilirit, që u bë partner me ne në 2013 ndërkohë që për Ilir Metën është koha më e lavdërushme në jetën e tij. Ndërkohë pyetja mbetet, çfarë do Meta nga Durrësi dhe Shqipëria. Durrësakët bashkë me gjithë shqiptarët i kanë bërë Ilir Metës atë që nuk ia kanë bërë asnjë politikani në historinë e shtetit shqiptar që nga Ismail Qemali e deri më sot. Askënd tjetër përveç Ilir Metës nuk e kanë bërë kryeministër, 30 vjeç, kryetar parlamenti 40 vjeç dhe president 50 vjeç. Tani çfarë kërkon Ilir Meta për 60-vjetorin nga Durrësi? Mos do vilën e Zogut që ta ketë dhe një vilë në maj të kodrës pas asaj buzë detit. E ka bërë presidencën në institucion destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore që të vjen zor kur e dëgjon. As armikut nuk i urohet katandisja në atë gjendje e jo më dikujt që është armiqësuar me të gjithë dynjanë. Armik nuk e kemi, kundërshtar jo. Nuk ka më kthim prapa, ne do ecim përpara. Në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë" - tha Rama.

Ora 16:10
Rama: Takimet e Lulit me qytetarët sa për sy e faqe, shumë prej tyre nuk e mbështesin! Përton të fshehë dhe gjurmët (VIDEO)

Duke i bërë thirrje të gjithë të rinjve për tiku bashkuar skuadrës së PS për zgjedhjet 2021, Rama komentoi dhe procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD. Ai e quajti atë një proces farsë e cila bëhet sa për sy e faqe. Gjithashtu ai nuk la pa përmendur dhe takimet e kryedemokratit Basha me qytetarët të me të cilët shpeshherë ka dalë bllof. Rama deklaroi se Basha nuk e merr mundimin as të fshehë provat dhe ta bëjë takimin më të besueshëm.

"Hajdeni dhe na thoni që doni të jeni pjesë e skuadrës sonë të 2021 dhe çfarë ju shtyn. Ne do të përfshijmë njerëz që vijnë nga kjo rrugë si dhe ata të cilët që vijnë nga rruga e eksperiencës si deputet. Nuk do të shohim prapsht askënd. Duhet të jemi sa më shumë përfaqësues njerëzve dhe sa më shumë profileve të jetë e mundur. nuk është vetëm skuadra e deputetëve por e gjithë skuadra përfaqësuese që do të kemi nevojë për fuqi dhe energji të reja. Unë dua tju inkurajoj që të hidhni këtë hap pa asnjë dyshim. të marrësh ndonjë proces që të përzgjedhjesh për deputetë dhe të zgjedhësh atë nuk do, unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Procesi është sa për sy e faqe siç janë sa për sy e faqe dhe daljet e Lulit me qytetarët që gjoja kanë halle. Erdhi këtu në Durrës dhe shkon me drejtuesit e PD-së që bëjnë si viktima. Njëri thotë që nuk më kanë ardhur dhe nuk më kanë dhënë asnjë lekë ndërkohë që një tjetër thotë se nuk i dua lekët. Luli është në një fazë që përton të fshehë gjurmët. Pastaj kemi Monikën dhe Metën që kanë një dashuri për Durrësin sikur do të përmbysin gjithçka këtu. E kanë kthyer Durrësin në një qendër hakmarrje imagjinare. Nuk janë këta problemi, por problemi është se si të ndihmojnë votuesit demokrat. Ata nuk do të fitojnë kurrë. Ne nuk jemi në asnjë ankth për të mundur ata. Ankthi ynë është të mundim këta që kemi përballë dhe jo ata prapa nesh. Ne duhet të mundim malet me plehra që kemi përballë" - tha Rama.

Ora 15:51
Rama: LSI bënte punë të mirë kur mbështeste PS-në! Tani që janë bashkë me PD, janë të destinuar të degradojnë

Duke folur nga Durrësi, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritika për opozitën e bashkuar teksa deklaroi se ata do të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Ai tha se puna e vetme e mirë që ka bërë LSI ishte kur mbështeste PS-në për punën e bërë. Kryeministri solli në vëmendjen dhe çështjen e plehrave teksa deklaroi se PD nuk jep zgjidhje por hedh vetëm akuza.

"Një revoltë që mund të kishte percipituar më rëndë. Ndërkohgë që ishte një çëstje koordinimi. Si tja bëjmë që të ndërpresim këto punë, ato mrekulli që kemi bërë në Sharrë. Apo Elbasanin që kishte gangrenën e malit me plehra dhe themi ska problem. Le të kthehen siç ishin plehrat se kemi COVID. Të paktën mos të bëhen qesharak. Në vend që të distancohen, hidhen përpjetë. Në vend që të thonë se si të zgjidhin gjërat. Ata duan të nxisin sherr, të shpifin sa të munden dhe të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit. Dhe pastaj nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë gjithçka që kanë bërë gjithmonë. Nëse LSI ka bërë diçka të mirë ka qenë të mbështesë PS në punën do të bënte. Puna e mirë është që nuk na ka dalë para për të na penguar. Tani janë bërë bashkë për të na penguar, por kjo nuk ka për të ndodhur. Ne këtu në promovimin e platformës Deputeti që duam, nuk jemi nga halli. Nuk na sjellë ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të humbur, janë të destinuar të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Ne jemi këtu se jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë të përmirësohemi. Ne kemi nevojë të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj dhe të reja me energji. Ne jemi këtu për tju thënë të gjithë vajzave dhe djemve që mund të jenë simpatizantë tonë por që sot ndjejnë diçka për të thënë" - tha Rama.

Ora 15:35
Rama: Mandat i tretë që të përfundojmë rindërtimin! (VIDEO)

Nga Durrësi kryeministri Edi Rama ka dhënë argumente se përse duhet të marrë mandatin e tretë kjo qeveri.

" Nuk ka nevojë që të mundosh veten me si mund të jenë këta të tjerët nëse vijnë në pushtet, mjafton të kujtohesh se janë po ata. Me 1000% nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shtëpinë e re në zonat rurale apo apartamentin e ri gjatë vitet që vjen në zonat urbane të mund të marrë atë që i takon në kohë dhe me cilësi nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të arrin stafetën. Një numër shumë më i vogël se ato të prekurit nga tërmeti dhe një shumë më e vogël se ajo që është vënë në administrim për tërmetin, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la mijëra familje në një situatë të vështirë dhe ata u angazhuan se do jepnin dëmshpërblimin dhe një histori pa fund që u mbyll me dëmshpërblimet që u dhamë ne. nëse ne nuk do të kishin marrë detyrën ato nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh", tha Rama.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 12e: 06/11/2020 18:53

    Sa ma shume pune e ma pak llafe duhet, more vesh zotni. Ne dac me i fitu zgjedhjet ky asht parimi. Jo mandatin e tret epo edhe te katertin e merr

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/11/2020 17:08

    Bravo, të erdhi Ternerot si eSi në dorë dhe tani shfrytëzoje për vota. Nuk je i vetmi në Shqipëri o ti zotri , ka edhe të tjerë që munden ta ndertojnë vendin...

    Përgjigju
  • Mondi: 06/11/2020 16:35

    Z.kryeminister mos jep lemosh per njerezit por pune qe tu kthehet dinjiteti mos I kthe ne lypsare por profesionist qe te nxjer

    Përgjigju
    • Eri: 07/11/2020 03:14

      O Mondi po shko mo puno se na cmendet me injorancen tuaj.Apo doni pune shteti ju te gjithe.

  • STRATEGU MADH: 06/11/2020 16:32

    EDI RAMA JE STRATEGU MADH JE GJIGAND NUK KA ZOT QË TI JAPI FITORE KRIMINELIT HAJDUT KYLIT DYLIT. VAZHDO PËRPARA GJIGAND JE I PA KAPSHËM 2 METRA BURRR. JE PERSONALITET JE ZHENI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave