Kryeministri Edi Rama u takua me banorë të cilët pretendojnë pronësi të sipërfaqeve tokësore në Zvërnec, ku është planifikuar të ndërtohet një resort luksoz. 

Kreu i qeverisë u sqaroi banorëve rëndësinë që ka hetimi i Prokurorisë së Posaçme për një prej pronarëve të tokës, proces që mund të sqarojë përfundimisht çdo pretendim mbi pronësinë.

"Gjykata i ka të gjitha shanset për një hetim mjaft të qetë pozitiv për këdo qoftë që mund ta fitojë me gjykatë çështjen, sepse hetimi nuk bëhet për kompaninë, për investimin, për projektin, por hetimi është në proces për një individ, për një subjekt, që ka shitur pronën dhe për këtë arsye, pasi ka marrë të gjitha të dhënat nga Agjencia e Kontrollit të Pastrimit të Parave, SPAK ka lëshuar transaksionin, por e ka çuar në konton përkatëse në noter dhe te kontoja e noterit rri e bllokuar, derisa të sqarohet pozicioni i individit me fjalë me drejtësinë. Nëse do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitimë, atëherë do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë",- tha Rama.

Shefi i ekzekutivit, sqaroi edhe një deklaratë të tij që një banor e quajti të gabuar. Sipas banorit, deklarata e Ramës së toka në zvërnec është e kthyer denbabaden, është e gabuar.

Edi Rama: Kur është kthyer?

Banori: I është dhënë certifikatë pronësie, s’di kujt.

Edi Rama: Ku është kthyer prona, këtë më thuaj.

Banori: 2009.

Edi Rama: E pra, 2009 unë e quaj denbabaden


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Rama takim me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë! 500 mijë veta të dalin në protestë, s’mjaftojnë për të ndalur projektin