TIRANE- Partia Socialiste zhvilloi sot paradite një tryezë me biznesin e madh duke premtuar se me ardhjen në pushtet asnjë sipërmarrës nuk do të ndihet i kërcënuar për shkak të preferencave të tij politike, dhe jo ndarjes në blu dhe në rozë.
“Ta themi hapur- tha Rama- të gjithë ju keni dy kundërshtarë, kriza ekonomike përballë së cilës jeni lënë vetëm si fasonët ...dhe klientela e egër që ju ka mbyllur rrugën e konkurencës duke monopolizuar vendimmarrjen në nivel ekzekutiv dhe legjislativ”
Kryetari i PS-se tha se sektorët e ekonomisë si ndërtimi apo fasonët po përballen me një situatë të vështirë dhe premtoi një faqe të re qeverisjeje sapo të vijë në pushtet, ku do të mbyllet kapitulli i aksesit të privilegjuar dhe ku asnjë sipërmarës nuk do të jetë i kërcënuar për shkak të përkatësive politike.
“Në radhë të parë do të hapim një faqe të re në këtë drejtim. Asnjë sipërmarrës nuk do të jetë i kërcënuar për shkak të përkatësive politike. Me asnjë sipërmarrës qeveria jonë nuk do të sillet si dele e zezë, dhe asnjë nuk do të privilegjohet në dëm të konkurencës për shkak se është pranë forcës sonë politike”- tha Rama.
"Nuk duam të cënojmë askënd dhe të bëjmë gjueti shtrigash ndaj askujt. Por për atë që ka marrë duhet t'i japë publikut atë që i takon. Kjo nuk do të thotë se do të dëmtojmë apo të vështirësojmë klimën e investimeve. Do ju japim lirinë, vlerën themelore mbi të cilën duam të garantojmë, dhe për çdo vend pune që ju hapni do të vendoseni në piedestal dhe askush nuk do të guxojë të mendojë se biznesi është lopa e humbur që të mund të shkosh ta kapësh ta mjelësh kudo ta gjesh. Por gjithkush duhet të besojë që është nder e të mos ndihet i përndjekur qoftë nga qeveria apo krimi.”- nënvizoi më tej ai.
RAMA DO RIAKTIVIZOJME TREGUN E ASETEVE QE NUK SHITEN
Rama tha se do të nisë diskutimi me shoqatën e ndërtuesve për të krijuar një skemë mbi riaktivizimin e aseteve të cilat nuk shiten. “Sektori i ndërtimit ka mungesë dramatike likuiditeti dhe një konservim asetesh të ndërtuara në vite që për momentin nuk shiten. Ne do konsultohemi me shoqatën e ndërtuesve për të propozuar një skemë të riaktivizimit në tregun e ndërtimit të aaseteve që nuk gjenerojnë të ardhura në ekonomi. Nuk mund të lëmë miliona euro të flenë duke u amortizuar në kushtet e një vdekjeje klinike.”
TE HIQET TAKSA E BIZNESIT TE VOGEL
Duke u ndalur në biznesin e vogël Rama akuzoi qeverinë se po mbyt biznesin e vogël nëpërmjet taksave dhe kërkoi heqjen në mënyrë urgjente të saj. “Biznesi ndodhet nën peshën asfiksuese pa asnjë faj të krizës globale por për pergjegjësi të plotë të qeverisë. Janë në kushtet e një dëshpërimi të ndjeshëm në çdo fjalë që nxjerrin nga goja. Me urgjencë duhet hequr taksa e biznesit të vogël të cilës ka kohë që i ka ikur koha por që prej disa vitesh dhe që tani është kthyer në një tatim të dyfishtë . 9 muaj janë shumë. Pas 9 muajsh ne do ta heqim, por këta 9 muaj lëngimi do vazhdojë dhe barra e presionit mbi këtë biznes do të rritet në mënyrë asfiksuese, që për momentin mbijetojnë në kushte ekstreme.”
TAKSA PROGESIVE DO JETE 8% JO 10 %
Rama premtoi se taksa progresive në të ardhurat personale do të jetë 8 % nga 10 që është sot çka "do të lehtësojë -sipas Ramës -90 % e atyre që paguajnë këtë taksë."
DO TE RISHIKOJME LOTARINE KOMBETARE
“Nuk mund të pranojmë lotarinë kombëtare. E privatizuar për atë shpurë klientësh ku të gjithë populli e di ku i çon paratë, dhe që i heq këtij vendi mundësinë që të kthehet nga një lojë në investim, dhe të mbetet një bixhoz, ku shqiptarët humbin paratë dhe fitojnë ata. Ne do të rishikojmë lotarinë dhe do ia kthejmë publikut, askush të mos mendojë se këto janë deklarata para zgjedhjeve, apo të themi që marrëvëeshja ishte e tillë.
INDUSTRIA E NAFTES, RAMA: POLITIKA E QEVERISE ZHVATESE
Rama u ndal dhe në industrinë e naftës ku sulmoi qeverinë për politikat e shfrytëzimit të kësaj pasurie kombëtare.
“Është e papranueshme që një vend si i yni që e ka naftën pasuri strategjike të marrë të ardhura qesharake që merr sot. Cdo fjalë mund t'i vihet, dhe asnjë nuk përshkruan pabesinë në kurriz të popullit shqiptar. Politika aktuale mbi naftën nuk e ka asnjë shoqëri në mbarë globin ku ka naftë. Është politikë unikale shqiptare e vënë nëë jetë nga kjo qeveri që vetëm interesat e shqiptarëve nuk i mbron dhe përbën një politikë zhvatëse. “
SEKTORI I ENERGJETIKES, FATURAT TITULL EKZEKUTIV
Edhe në sektorin e energjisë Rama premtoi një politikë të re, e cila do të sjellë një vlerë të shtuar tek qytetarët. “Lehtësim fiskal në 3 vitet e para të prodhimit për të gjitha veprat e reja energjetike dhe fatura e shitjes së energjisë nga këto kompani te KESH të jenë titull ekzekutiv që duhet të jetë mbyllur brenda 30 ditësh. 40 milionë euro u mungojnë sot në arkën e këtyre kompanive që kanë bërë investime"- tha Rama.
TAKSA E SHESHTE GRABITJE DITEN PER DIELL
Rama vlerësoi se taksa e sheshtë është “grabitje ditën për diell dhe është e papranueshme.”Jemi të bindur që nesër kryeministri i vendit do të paguajë taksa më shumë se cdo njeri tjetër e jo të paguajë pastruesja e kryeministrit.”- nënvizoi Rama.
Ky është takimi i dytë i PS me biznesin e madh brenda 8 muajsh për të diskutuar për problemet e biznesit sot dhe mbështetjes që ofron PS për rimëkëmbjen e ekonomisë. Takimi bëhet në kuadrin e tryezave të PS me grupet e interesit me moton për një Rilindje Kombëtare.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com