Rama takon fizikanten shqiptare
Laura Mersini: Pararojë e shkencës

Rama takon fizikanten shqiptare<br />Laura Mersini: Pararojë e shkencës
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim asfrofizikanten shqiptare, Laura Mersini, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se "Mersini është një nga figurat pararojë të shkencës në SHBA". "Nder dhe kënaqësi e posaçme takimi me Laura Mersinin, ylli shqiptar i astrofizikës që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe sot çmohet botërisht si një ndër figurat pararojë të shkencës", shkruan Rama.
 
Laura Mersini mban titullin doktoreshë në fizikë.

Ajo është profesoreshë e fizikës teorike dhe kozmologjisë në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, qysh nga 1 janari 2004.
 
Laura Mersini është shkencëtare aktive në SHBA dhe një nga femrat e pakta shkencëtare me peshë botërore në fizikën teorike, që ka zbuluar një teori të re të origjinës së “Big Bengut”, që zgjeron njohjen dhe zbulimin e kozmosit dhe të krijimit të gjithësisë në një bashkësi universesh, ‘multiverse’.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois