Rama takon Metën, një ditë para
miratimit të buxhetit në Kuvend

Rama takon Metën, një ditë para<br />miratimit të buxhetit në Kuvend
Ashtu si para çdo séance, edhe këtë të mërkurë kryeministri Rama ka vizituar zyrën e kryeparlamentarit Meta. Buxheti nen për nen , paketa fiskale, një seri kodesh, ligji për vetqeverisjen vendore dhe ligji dekriminalizimit pritet të jenë ndër ligjet më të rendësishme që do të votohen në seancën e parafundit të këtij sesioni dhe që kërkojnë 84 vota.

Takimi kokë më kokë me Metën vjen vetëm pak ditë pas atij në vilën qeveritare, ku krahas kryetarëve respektivë të grupeve parlamentare ishin dhe ministrat e kabinetit Rama, por dhe nëkryetari i kuvendit Shpëtim Idrizi.

Pikërisht për votat e 4 deputetëve të PDIU-së, u zhvilluan negociata të reja po në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla u takuan me Idrizin në zyrën e tij si nëkryetar kuvendi. Votat e çamëve për ligjin e akcizave mbeten të paqarta. Edhe më herët PDIU kishte kushtëzuar votat me marrjen e disa drejtorive e kryesisht në Fier në sektorin e hidrokarbureve, në bazë të marrëveshjes së dakordësuar me PS.
 
 Në seancën e para 2 javëve ku u votua në parim buxheti,  PDIU votoi pro po pas negociatave të orëve të vona me ekponentë të lartë të PS-së. Për votat e sencës së të enjtes, të premten aleatët e majtë u mblodhën në vilën qeveritare ku u tha se dolën me një qëndrim të unifikuar. Por negociatat e së mërkurës tregojnë se edhe ekziston frika se dikush mund të devijojë.
 
 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)