Rama takon ministrin gjerman: Duam mbështetje për të marrë kryesimin e OSBE-së

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm Gjerman, Heike Mass. Pas takimit që Mass zhvilloi me ministrin Bushati dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, ai u ndal në Kryeministri, ku pati dhe një konferencë të përbashkët.

Në fjalimin e tij kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria do të kërkojë të marrë kryesimin e OSBE-së, dhe për këtë duhet mbështetja e qeverisë gjermane.

Është një rast i mirë për të shprehur edhe njëherë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin e qeverisë federale gjermane. Mbështetja e Gjermanisë për integrimin e rajonit tonë në BE. E konsiderojmë me një rëndësi historike angazhimin e qeverisë federale dhe kancelares gjermane, për të iniciuar atë që njihet si procesi i Berlinit. Jemi mirënjohës për qeverinë federale dhe kancelaren gjermane. Padyshim që reformat lidhen me progresin e vendit për në BE. Më vjen mirë që kemi qenë dhe jemi të vendosur në ruajtjen e një linje koherente në politikën tonë të jashtme. Është afirmuar në vijimësi përsa i takon qëndrimeve në arenën ndërkombëtare. Me ministrin do të vazhdojmë të bisedojmë dhe do të përsëris një kërkesë që kemi bërë për mbështetjen e qeverisë gjermane që kandidatura e Shqipërisë të marrë drejtimin e OSBE-së. Kjo do të ndihmonte në funksion të gjithë dinamikave të rajonit tonë. Faleminderit që mes Greqisë dhe Maqedonisë, drekën keni vendosur ta kaloni në Shqipëri, zgjedhje e mençur.

Edi Rama, kryeministër

Në fjalën e tij para gazetarëve, ministri gjerman tha se në mbërritjen në Tiranë ka parë gjurmët e Ramës si kryetar bashkie. Mass ka theksuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri. Për negociatat, Mass tha se Shqipëria duhet të vazhdojë punën për të plotësuar kriteret që duhen deri në 2019.

Sot kemi udhëtuar përmes qytetit dhe kemi mundur të shohim gjurmët tuaja si kryetar bashkie. Është bërë shumëçka, dhe në Tiranë jetojnë në paqe dhe respekt, të krishterët dhe myslimanët. Përmes kësaj shumëllojshmërie garantohet bashkëjetesa. I jep shpresë gjithë botës. Mënyra kurajoze për të bërë politikë ka rezultuar efektive. Gjithkush në rajon dhe Berlin e di sa e rëndësishme është reforma në Drejtësi. Qeveria të vijojë në rrugën e nisur. Ju, jeni një partner i rëndësishëm për ne. jeni një vend që konsideroheni si spirancë e stabilitetit në rajon. Në qershor BE vendosi që prej 2019 mund të nisin bisedat e anëtarësimit në BE, por për këtë duhet të vijojnë reformat. Ka kundërshti dhe rezistencë. Duhen kapërcyer që të sigurohet perspektiva evropiane. Gjithsesi, Shqipëria mund të mbështetet tek Gjermania. Kjo perspektivë nuk është vetëm fjalë, nëse do vijoni me punën, do përmbushni kushtet dhe rruga drejt BE-së do të vijojë me mbështetjen tonë të plotë.

Heike Mass, ministër i Jashtëm gjerman

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan