Rama takon Presidentin e Austrisë,
“Angazhim në avancimin e dy vendeve”

Rama takon Presidentin e Austrisë,<br />“Angazhim në avancimin e dy vendeve”
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim, me Presidentin e Austrisë Heinz Fischer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Fischer ka vlerësuar se Shqipëria ka arritur shumë në rrugën e saj të integrimit, ka përmbushur kriteret dhe se e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
 
Kryeministri Rama i ka shprehur Presidentit Fischer mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e kahershëm që vendit i tij i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë.
 
Kryeministri Rama ka nënvizuar se Shqipëria e konsideron të veçantë lidhjen me Austrinë dhe qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Shqipëria, u shpreh Kryeministri, ka shumë për të përfituar nga përvoja austriake, sidomos në fushën e dijes.

Në takim mësohet se është vlerësuar se kontaktet e shpeshta mes dy vendeve kanë shërbyer për të identifikuar hapësira të reja jo vetëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, por edhe për të ridimensionuar fushat e mbështetjes dhe të asistencës austriake, me theks prioritar, modernizimin e sistemit arsimor dhe atë shëndetësor.

Presidenti Fischer ka vlerësuar se Shqipëria ka arritur shumë në rrugën e saj të integrimit, ka përmbushur kriteret dhe se e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Pas takimit, Kryeministri Rama ka shprehur sërish konsideratat dhe vlerësimin e tij maksimal për mbështetjen e Austrisë në marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë.

rama fischer
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç