TIRANË, 17 Nëntor/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, e ka konsideruar futjen e njerëzve në turmën e aktivitetit përkujtimor të çlirimit të Tiranës, si diversantë dhe të paftuar, si dhe ka shprehur keqardhje për ata që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës.
"Keqardhje për të paftuarit që futen si diversantë nëpër turmat e aktiviteteve përkujtimore të çlirimit, për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës. Keqardhje për të fandaksurit që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike me ne. Të dyja palët janë e shkuara e këtij vendi, i cili s'ka kohë për të humbur me marrëzitë e tyre! Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët", shkruan Rama. /a.ke/









