Rama: Të përgatitur për një valë të dytë, spitali COVID 4 drejt përfundimit

Në komunikimin e fundit në lidhje me situatën e COVID-it, kryeministri Edi Rama u shpreh se në rast se do të kemi një valë të dytë, jemi të përgatitur që ta përballojmë. Ai tha se COVID 4, spitali pranë autostradës Tiranë-Durrës është rindërtuar me standarde të një spitali pritës për të mbështetur reanimacionin dhe po pajiset edhe me të gjithë logjistikën e nevojshme.

"Vala e re mund të vijë me të ftohtin por në ardhtë do të jemi të përgatitur ta përballojmë. Po vazhdojmë të përgatitemi për të fuqizuar sistemin e për të qenë gati për një valë të re. Struktura spitalore  pranë autostradës Tiranë- Durrës është rindërtuar me standarde të një spitali pritës për të mbështetur reanimacionin dhe po pajiset edhe me të gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe i infermierët na bënë krenare, u treguan heronj të vërtetë. U dha një përgjigje dërrmuese gjithë dhunuesve që u kanë nxirë jetën me fyerje, ofendime, thashetheme  deri me grushte kur ata kanë shpëtuar qindra mijëra jetë njerëzish në këto 3 dekada të vështira. Si kurrë më parë krenarë në sytë e fqinjëve italianë dhe kurrë nuk do të paragjykohemi për shkak të emrit albaneze", tha Rama.

Ai është shprehur se ky armik që mbylli gjithë botën e i vuri drynin ekonomisë planetare nuk na gjeti me pavione pa ilaçe apo pa aparatura si vitet pak më përpara.

"Do të bëjmë çmos ta përmbushim edhe pse nuk e shlyejmë dot detyrimin jetësor për ata që bënë për shëndetin e njerëzve të këtij kombi. Më vjen aq mirë sa s'ka që kjo kohë që tronditi botën, ky armik që mbylli brenda tërë botën e i vuri drynin ekonomisë planetare nuk na gjeti me pavijone pa ilaçe, pa sisteme ngrohjeje, pa aparatura funksionale e deri pa çarçafë, pa një banjo të vetme me ujëra të zeza, të bardha  e të verdha, apo pa respiratorë për pacientët", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Nga 1 qershori rihapet qarkullimi në të gjithë vendin, por kujdes në Tiranë se shifrat s'flasin mirë! Gati plani i rimëkëmbjes ekonomike


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës