"Faleminderit të gjithë atyre që e realizuan këtë mrekulli të vogël, duke i bërë të panevojshme çadrat e emergjencës për fatkeqët në Durrës, pa u mbushur ende 48 orë nga thagma dhe pavarërisht ngarkesës së tmerrshme e të gjithanshme.
Nga sonte të gjithë do të jenë në të ngrohtë, me ushqim e krevat, falë pikërisht organizimit, koordinimit dhe mbi të gjitha gatishmërisë fantastike të sipërmarrësve të hotelerisë durrsake.
Nga nesër në mëngjes herët, nisim vizitat nëpër banesat e dëmtuara, për t’u siguruar se çdo familje në nevojë për një strehë të sigurtë, do ta ketë atë pa humbur kohë. Shqipëri Solidare jep kontributin tënd në adresën unike: e-albania.al/dhuro".
Lajmi kryesor:
Banorët e prekur nga tërmeti strehohen në hotele në Durrës, Rama: Socialistë e demokratë jemi bashkë (VIDEO)











