Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën me librat e rinj shkollorë që po ofrohen falas për 190 mijë fëmijë.
Në statusin e tij në Facebook, Rama shkruan se tekstet e reja të shkollës vijnë nga shtëpitë më prestigjioze botuese si Pearson, Oxford dhe Cambridge dhe do ta bëjnë këtë vit të ri shkollor, vitin e thellimit të kthesës historike në arsim.
Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe që ndjekin arsimin parauniversitar. Më herët, kryeministri Edi Rama, është shprehur se qeveria ka për synim që ta shtrijë këtë nismë deri në klasën e nëntë.
Postimi i Ramës në Facebook:
MIRËMËNGJES dhe me këtë dëshmi se si krahas LIBRAVE SHKOLLORË FALAS për 190 mijë fëmijë, tekstet e reja të shkollës nga shtëpitë më prestigjioze botuese si Pearson, Oxford dhe Cambridge do ta bëjnë këtë vit të ri shkollor, vitin e thellimit të kthesës historike, që kemi nisur në arsimin shqiptar, ju uroj një javë të mbarë.