Bashkia Tepelenë ka reaguar pas aksidentit tragjik në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’ ku humbën jetën tre të rinjtë, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari.
Në njoftimin zyrtar, Bashkia shpreh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave.
Postimi i Bashkisë Tepelenë:
‘Ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë ditë të vitit ka tronditur thellë gjithë komunitetin e Tepelenës. Ky fillim viti na gjen të pikëlluar, jo për një lindje apo gëzim, por për humbjen e parakohshme të tre të rinjve, bij të këtij qyteti të vogël.
Me hidhërim të thellë dhe në emër të Bashkisë Tepelenë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e Martinit, Anxhelos dhe Klajdit, si edhe për të afërmit, shokët e miqtë e tyre.
Zoti ju dhëntë forcë, durim dhe kurajo për të përballuar këtë tragjedi të rëndë. Kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve. Ceremonia mortore do të bëhet për: Martin Dulaj në fshatin veliqot ora 11.00, Anxhelo Ruçi në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00, Klajdi Myftari në varrzat e qytetit Majosh ora 12.00’, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Viti i Ri nis i përgjakur/ 3 të rinj humbin jetën në aksidentin fatal në Tepelenë, njëri prej tyre djali i shefit të komisariatit! 19-vjeçarja rëndë tek Trauma (EMRAT+FOTO)












