Rama: "Tensione" nga Beogradi
derisa të mbarojnë zgjedhjet atje

Rama: derisa të mbarojnë zgjedhjet atje">
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga Bosnje Hercegovina, lidhur me punimet e samitit të kryeministrave të vendeve të Ballikanit Perëndimor në Sarajevë. 

Gjatë kësaj interviste, kreu i qeverisë ka folur përsa i takon bashkëpunimit të vendeve të rajonit dhe ky samit shërben si parapërgatitjet për samitin e BE-së në Trieste, Itali, gjatë muajit korrik.  

Kreu i qeverisë iu referua edhe tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës. Rama theksoi se gjithçka është artificiale, ndërsa vuri në dukje se këto lloj "tensionesh" do jenë evidente derisa të mbarojnë zgjedhjet në Beograd. 

Sa i takon asaj që kanë raportuar mediat, për një përplasje mes Vuçiç dhe Mustafës, Rama sqaroi se s'ka asgjë të vërtetë. "Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi", tha Rama. 

Si e shihni të ardhmen e rajonit pas këtij takimi dhe çfarë rëndësie kishte?
Kryeministri Edi Rama: Ky takim është një takim përgatitor të vigjilje të Samitit të radhës, në kuadër të procesit të Berlinit, në Trieste.

U diskutua për avancimin e axhendës së tregut të përbashkët, që është kalimi në një fazë të re të idesë së hedhur prej nesh qysh në Samitin e Parisit. Për ne, ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, pasi do të krijojë mundësi të reja dhe një afrim të mëtejshëm me BE. Ashtu sikundër, pa asnjë diskutim, do t’i japë një nxitje shumë të konsiderueshme ekonomisë, tregtisë dhe marrëdhënieve në rajon.

-Prisni që të sjellë diçka, sidomos në këtë fazë, kur Ballkani dhe Shqipëria është akuzuar nga Serbia dhe ka patur mjaft tensione? Mendoni që do të tejkalohen në një Samit tjetër?
Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj që këto tensione janë artificiale. Janë të ngritura për shkaqe elektorale, që nga treni, te muri, madje dhe te lajmi i përhapur në Prishtinë dhe Beograd, sipas të cilit, qenka bërë sherr mbrëmë në darkë. Unë isha në darkë dhe s’pashë asnjë sherr. Përkundrazi. Kështu që, deri kur të mbarojnë zgjedhjet në Beograd, mos u çudisni nga këto lloj “tensionesh”.

Për sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, unë besoj që janë marrëdhënie të vështira, është një dialog i vështirë, por është e vetmja rrugë për të trajtuar çështje që, jo thjesht janë në interes të përbashkët, por që kanë të bëjnë edhe me përcaktimin në rrugën e integrimit europian dhe me përkatësinë në atë pjesë të komunitetit ndërkombëtar që ne kemi zgjedhur të jemi.

-A është ky model i tregut të përbashkët, d.m.th.një alternativë kundrejt integrimit në Bashkimin Europian?
Kryeministri Edi Rama:
E kundërta është e vërtetë, që ky nuk është një model alternativ. Ky është model zhvillimi që përshpejton procesin e integrimit në BE dhe e bën integrimin e tregut të përbashkët europian dhe tregut të përbashkët ballkanik një realitet më shpejt se sa ç’mund të ndodhë me anëtarësimin e vendeve tona në BE.

-Ju e shihni si model të përshtatshëm?
Kryeministri Edi Rama: Ne e kemi propozuar. Si mos ta shohim si model të përshtatshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët