Rama: Tentuan të bëjnë një tjetër 2 Prill në Shkodër! Malukatët që djegin shkolla do marrin Noc Rrokun

Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga Konispoli se Shkodra tregoi dështimin e tentativës së demokratëve për të bllokuar takimin e tij.

"Çdo malukat që djeg shkolla le të digjet vetë. Se kështu Luli i mësohet keq, t'i marrë gjërat me dhunë. Noc Rrokun do marrë. Nuk jepet me vendim të brendshëm. Dhe e fundit që kam edhe njëherë për njerëzit e zakonshëm. Ishin në plan për të bërë një 2 prill tjetër. Shkodra ka më shumë demokratë por nëse ata do kishin dalë në rrugë s'do kishe ku të hidhje këmbët. Por ata e lanë vetëm, sepse nuk ka demokrat që mbështet një kauzë kokëfortë. një mësim skandaloz që duan t'ia imponojnë shqiptarëve. Kjo e gjitha është një dridhje e tartakutit nga përpjekja jonë për të bërë shtet. Shumë njerëz nuk e kanë kuptuar atë që kamë thënë se do krijojë tërmet, mund edhe të na kishte rrëzuar por ata nuk duan ta ndalin Reformën në Drejtësi. Shqipëria do bëhet ose do bëhet, nuk ka rrugë tjetër", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Nisim ndërtimin e Aeroportit të Sarandës! Gjiknuri: Përgjimet s'mund të hedhin baltë mbi fitoren tonë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg