Rama: Nisim ndërtimin e Aeroportit të Sarandës! Gjiknuri: Përgjimet s'mund të hedhin baltë mbi fitoren tonë

Kryeministri Edi Rama u ndal pasditen e sotme në rrethin e Sarandës ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale. Rama u ndal fillimisht në Finiq ku tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të ndalen nga asnjë forcë. Ai tha se brenda mandatit tjetër do të nisë puna për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës.

Kreu i qeverisë dërgoi edhe një mesazh për të gjithë ata burra në bashkitë e djathta, të cilët u përfshinë në sherr me Policinë e Shtetit në disa KZAZ. Ai tha se ata që kanë ngatërruar detyrën me rrugën qorre do të përballen me masën e përjashtimit nga administrata publike.

Në të gjitha bashkitë që drejtojnë demokratët dhe ku pas 30 qershorit, do t’i marrë PS, asnjë grua nuk do të lëvizet nga puna, por të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbime qorre duhet të kenë frikë, jo se do i shkarkojmë nga puna, por sepse nuk do të mund të futen dot në punë në shtet, është ligji që i pengon për 10 vite, po 20 vite do ta bëjmë, që mos punojnë më në shtet për gjithë jetën", tha Rama.

Ndërsa në Konispol Rama shoqërohej nga deputeti socialist Damian Gjiknuri i cili foli për përgjimet, duke i quajtur ato 'pale përgjime' që nuk mund të hedhin baltë mbi fitoren e socialistëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
Rama thumbon militantët e PD: Pas kurrizit tim ulërasin një grup njerëzish, për të bërë zhurmë

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi Rama thumbi protestuesit e PD të cilët janë mbledhur në anën tjetër të sheshit duke kërkuar largimin e tij.

"Ne jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar, për t'u parë dhe për t'i dhënë dorën njëri tjetrit. Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë. Janë mbledhur për të prishur këtë takim. Këtu ka shumë njerëz të rinj por ka edhe të tjerë që e kujtojnë regjimin komunist. Ajo parti lindi nga shpresa për Shqipërinë si e gjithë Europa ndërsa sot po e ndan Shqipërinë nga Europa. Tani unë nuk dua të flas shumë për Sarandën dhe Delvinën sepse thashë se kemi bërë jo pak gjëra dhe shumë të tjera mbeten për të bërë. Ju kam thënë na jepni votën në këto 4 vite të bëjmë më shumë se në vitet e tjera të marra së bashku", tha Rama.

Ora 20:01
Gjiknuri:Brenda mandatit të ardhshëm përfundojmë rrugën Kardhiq-Delvinë dhe ndërtimin e ujësjellësit

1561226919_sarandeps.jpg

Deputetit socialist Damian Gjiknuri tha nga Saranda se në mandatin e ardhshëm se brenda mandatit të ardhshëm do të përfundojë rruga Kardhiq-Delvinë dhe dhe Delvina më në fund do të ketë ujësjellësin e saj.

"Ne kemi gabime dhe mundohemi të ndryshojmë. Rruga Kardhiq-Delvinë do bëhet realitet brenda katër viteve. Delvina më në fund do ketë ujësjellësin e saj. Kemi një arsye pse duhet të votojmë në 30 qershor. Ka njerëz që tremben nga garat sepse janë të dobët. Ne jo se kemi lindur të fortë por jemi bërë nga betejat. Unë kërkoj për çdo sarandiot t'i japë votën  PS për ta bërë Sarandën, mbretëreshë të turizmit", tha Gjiknuri.

Ora 19:54
Militantët e PD-së presin Ramën me protesta/ Krahasimi me mittingun e PS

Para mbërritjes në Sarandë të kryeministrit Edi Rama, militantët e PD kanë dalë në protestë për të penguar takimin elektoral të kreut të qeverisë. Ata kanë mbajtur në duar pankarta e tymuese ngjyrë blu dhe i kanë bërë thirrje për largimin e qeverisë. Të pranishëm në protestë janë edhe disa ish-deputetë të PD Fatbardh Kadilli dhe Nada Meçorapaj. Tubimi i tyre ka patur disa momente tensioni ku ,militantët e PD-së janë konfrontuar me Policinë e Shetit duke u shtyrë me ta. Më pas 'gjakrat' janë qetësuar, ndërsa kryeministri Rama ka vijuar takimin për fushatën zgjedhore të 30 qershorit. Protestuesit kanë qenë të pakët në numër në krahasim me mitingun elektoral të kreut të qeverisë i cili zhvillohej pak metra më tutje.

Pjesëmarrja në protestën e PD

Pjesëmarrja në takimin elektoral të kreut të qeverisë Edi Rama
Ora 19:18
Rama: Tentuan të bëjnë një tjetër 2 Prill në Shkodër! Malukatët që djegin shkolla do marrin Noc Rrokun

Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga Konispoli se Shkodra tregoi dështimin e tentativës së demokratëve për të bllokuar takimin e tij.

"Çdo malukat që djeg shkolla le të digjet vetë. Se kështu Luli i mësohet keq, t'i marrë gjërat me dhunë. Noc Rrokun do marrë. Nuk jepet me vendim të brendshëm. Dhe e fundit që kam edhe njëherë për njerëzit e zakonshëm. Ishin në plan për të bërë një 2 prill tjetër. Shkodra ka më shumë demokratë por nëse ata do kishin dalë në rrugë s'do kishe ku të hidhje këmbët. Por ata e lanë vetëm, sepse nuk ka demokrat që mbështet një kauzë kokëfortë. një mësim skandaloz që duan t'ia imponojnë shqiptarëve. Kjo e gjitha është një dridhje e tartakutit nga përpjekja jonë për të bërë shtet. Shumë njerëz nuk e kanë kuptuar atë që kamë thënë se do krijojë tërmet, mund edhe të na kishte rrëzuar por ata nuk duan ta ndalin Reformën në Drejtësi. Shqipëria do bëhet ose do bëhet, nuk ka rrugë tjetër", tha Rama.

Ora 18:59
Rama-Metës: Shqetësohesh për pluralizmin dhe tremb popullin duke përmendur '97-tën

Kryeministri Edi Rama i ktheu nga Konispoli përgjigje deklaratës së kreut të shtetit Ilir Meta, i cili disa herë në deklaratat e tij është shprehur i shqetësuar për pluralizmin në vend, si pasojë e situatës politike

"E kam dëgjuar Metën të thotë se është i shqetësuar për pluralizmin. Secili e di vetë a hy apo nuk hy për të marrë votën. Kanë marrë një vendim të gabuar, nuk i kanë bërë mirë Shqipërisë. Por do ta paguajnë shtrenjtë. Nuk ka njeri të arsyeshëm që të ka dhënë votën dhe ti ta hedhësh mandatin si leckë, pastaj të dalësh rrugëve e të fshihesh mes turmave. Pak nga pak të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe ekstremistë demokratë që ushqehen me punë të ndershme nuk ka për t'i falur këtë pabesi, të braktisësh ata që të ka dhënë votë. Kjo është pjesë e një plani ogurzi që tërheq vëmendjen që shkakton ndjenja negative në sytë e miqve por edhe atyre që nuk na e duan të mirën. Pse ata morën ato përgjimet e shpifura dhe i ruajtën të mbyllura për këtë periudhë?! Nëse do kishte fajtorë duheshin dënuar më herët, por politika i ka shfrytëzuar atë shpifësirë për t'ia shpifur shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve Shqipërinë. Pse një opozitë dhe një president përpiqen ta trembin popullin duke përmendur 97-tën?! Këta kërkojnë me çdo kusht një konflikt dhe gëzohen kur dalin ato fotot e shëmtuara, në bulevardin ku mblidhen këta të paudhë. Saliu, Iliri Luli, fallxhorja si mund ta pranojnë rrugën e cjapit për te kasapi, ndaj bllokojnë  negociatat sepse e dinë që atje i pret reforma në drejtësi. Nuk do t'ia dijë njeri për llakun e Lulit dhe as për filxhanin e fallxhores. A ja vlen të humbësh mundësinë për të punuar në shtet për gjithë jetën për t'i shërbyer ëndrrave të filxhanit", tha Rama.

Ora 18:38
Gjiknuri: Ato palo përgjime që nuk mund të përdhosin fitoren e PS, kemi bërë gabime por dimë të ndryshojmë

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri foli nga Konispoli lidhur me përgjimet e Bild, ku shfaqet edhe ai. Gjiknuri tha se përgjimet nuk e tjetërsojnë dot votën dhe vullnetin e shqiptarëve.

"Jam i bindur që Shuaipi katër vitet e ardhshme do çojë në fund projektin e Unazës ekonomike. Pavarësisht se këtu në Konispol jemi pa kundërshtarë, ne në 30 qershor duhet të marrim pjesë masivisht në zgjedhje. Vota e popullit nuk tjetërsohet as me dhunë dhe me ato palo përgjime që nuk mund të përdhosin fitoren e partisë socialiste. I ftoj në çfarëdolloj sfide, le të përgjojnë këdo, ne prapë do fitojmë. Kemi shumë gabime por dimë të ndryshojmë", tha Gjiknuri.

Ora 17:37
Rama: Përcolla sot Sarkozy dhe Carla Brunin, ikën të mahnitur nga Shqipëria

Gjatë takimit në Finiq, Rama përmendi edhe takimin me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshorten e tij Carla Brunin duke thënë se ata ishin mahnitur gjatë vizitës në Shqipëri.

"Sot përcolla Sarkozy dhe gruan e tij që dje këndoi në Butrint dhe janë të larguar të mahnitur nga Shqipëria, mes idesë që kishin dhe asaj që panë dhe mrekullive të bregdetit tonë këtu. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër punë dhe besoj se Kristaqi e kupton rëndësinë e kësaj gjëje", tha Rama.

Ora 17:35
Vajza ndihet keq, Edi Rama ndërpret fjalimin në Finiq

Një vajzë është ndjerë keq, gjatë takimit elektoral të partisë socialiste në Finiq. Ndërsa kreu i qeverisë mbante fjalën e tij i është dashur ta ndërpresë ate, për të kthyer vëmendjen nga e reja, e cila u ndje kaq gjatë aktivitetit.

“Është temperaturë e lartë e mungesa e ujit..” tha Rama ndërsa vajza u largua nga takimi elektoral.

 

Ora 17:26
Rama: Brenda mandatit të ri nisim punën për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës

Nga Finiqi Rama tha se se shumë shpejt do nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës i cili do shkurtojë distancën me Athinën.

"Do shkurtojmë rrugën më Athinën duke ndërtuar aeroportin. Aeroporti i Sarandës që është premtuar, po ju them se kemi filluar punën dhe do të fillojmë ndërtimin e tij brenda mandatit të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real.. Nuk jap data dhe afate sepse është lidhur me partnerë të tjerë. E kam mësuar dhe unë. Dëshira ime është që ta përfundojmë por më mirë të jemi të kujdesshëm, nëse na duan më shumë do e mbarojmë para afatit. Besoj se ka ardhur koha që t'ia japim këtë gjë jugut. Ka nevojë edhe për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon", tha Rama.

Ora 17:23
Rama shton një element të ri në 'look-un' e tij elektoral

1561216134_ediramanefiniq.jpg

Kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur ditën e sotme në Finiq për të vijuar takimet e tij elektorale, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie. Ndryshe nga daljet e tij të mëparshme, Rama është shfaqur në takim me kapele ku është stampuar numri 30, i cili simbolizon edhe datën 30 qershor të cilën pavarësisht dekretit të presidentit Ilir Meta, ai vazhdon ta quajë të pakundërshtueshme.

Ora 17:23
Rama në Finiq: Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë më shumë me Kristaqin! Shpresoj të mos dalë nga rruga e Zotit

Teksa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Finiq, Rama thumboi edhe liderët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin duke thënë se ata kanë gabuar më shumë se kryetari i Bashkisë së Finiqit për të cilin tha se i është hequr disa vërejtje.

"Më vjen mirë që sot bëjmë këmbimin e pozicioneve. Deri dje ka qenë Kristaqi dhe të gjithë miqtë e tij që kanë mbështetur kandidatët tanë, qoftë në zgjedhjet për bashki. Sot jemi ne që bëjmë të njëjtjën gjë sepse jemi aletatë strategjikë në këtë zonë. kemi vetëm për të bashkuar zemrat për të brë sa më shumë pë njerëzit e kësaj zone. Më vjen keq që përballë Kristaqit është dikush që është bërë kryetar bashkie me votën e Kristaqit. Nëse do kishte shkëlqyer në drejtimin e  bashkisë dhe do na kishte lënë pa gojë në punën e tij sot do ishim pa fjalë, sepse bëri punë dhe shkëlqeu në projekte që ia bëmë ne dhe tani me të drejtë thotë se si ka mundësi ta lë punën përgjys. Ai ka marrë në vazhdimësi vërejtje për të reflektuar dhe sot ka vendosur të na sfidojë të gjithëve, po madje ne themi më mirë si ky se sa si Luli dhe Fallxhorja. Më 30 qershor ky duhet të marrë një përgjigje të merituar. Çështja është se vota duhet dhënë Kristaqit se është njeriu i duhur. Kam dëgjuar që ky shejtani del dhe thotë se Edi Rama prish kisha. Tek titujt e Tokës ishte Bashkia dhe do bashki që duhet të bëjë punën përgatitore. Fatura e mediokritetit të tij kthehet sikur qeveria nuk do të bëjë një gjë të tillë. Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë më shumë me Kristaqin. Shpresoj të mos dalë nga rruga e Zotit. Falë punës së tij të gjithë problemet me tokën të jenë zgjidhur përfundimisht. E rëndësishme është të bëjmë gjithçka kemi mundësi", tha Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 23/06/2019 07:06

    Korrigjim viti 2015 jo 2016.

    Përgjigju
  • adamo311: 23/06/2019 07:03

    Edhe nje informacin: 1.Gjermanet jan nga Aldebaran, kete e dine te gjithe gjermanet e informuar! 2.Illyret (gjermanet i quajn VRIL, naltesia ca. 1,5 meter) jan nga Lyra, te cilet u larguan ne te gjitha drejtimet para se planeti i tyre u shkaterrua nga alpha-Drakonianet. 3.Gjermanet c`do here kan bashkpunuar me alpha-Drakonianet, shiko Baza gjermane ne Hene ne forme SWASTIKA, tani e mbuluar me DOME! 4.Pra Gjermanet bashkpunojn me ata te cilet shkaterruan VENDLINDJEN e Illyreve! 5.Pyetja ime:Perse gjermanet pohojn te jen pasardhes te Illyreve? Ata te cilet MIQTE e tyre kan shkaterruar??? PS: Edhe nje info marredhenie gjermano-serbe, Serbet (SORBI, nen-fis Pashtunesh)parase te vinin ne Ballkan (Knin Kroaci), per disa shekuj kan jetuar ne kufirin e sotshem Gjermani-Poloni, pra ne te kaluaren Prusi, pra Gjermani.Kur meson per historine e gjuhes gjegj. literatures gjermane thuhet: Ne te kaluaren ka ekzistuar nje gjuhe-dialekt gjerman i cili ka vdekur:gjuha sorbe (sorbische Sprache). Pra Serbet nuk jan Sllave, Kroatet i quaj CIGANI (nga pamja e tyre)pra zeshkan si Pashtunet. Faktet jane gjithandej, mjafton te viziton Serbine dhe perjashton te ashtuquajturit Serbet e Rajes, pra Illyret (orthodox)e sotshem, te tjeret jan ZESHKAN-Pashtun. EPILOGU:E kuptoni pse Serbet (Sorbet dhe Gjermanet) vjedhin historine e Shqipetareve (Illyreve), jan alpha-Drakonianet dhe LUFTA-GALAKTIKE e cila vazhdon edhe sot!!! Alfred Cako merr qe nga 2016 informata nga une per tema te ndryshme:Kazaret, lufta atomike Illyro, Kartago, Swansi gjegj Atlantido-Lemuriane para 120.000 viteve, lidhshmeria Phenicia-Venecia, Kazaria-Cezar-Car-Kaiser, Illyria-Illyminati...etj. mund ti lexoni librat e tij. Pershendetje Redaksi, Alfred. Pershendetje.

    Përgjigju
  • adamo311: 23/06/2019 05:48

    Vetem per redaksin: BILD nga Gjermania, pra BND-ja gjermane (policia sekrete) destabilizon Shqiperine, mos te harrojm bisedimet shume vendimtare per Kosoven dhe ndikimet negative qe jane rrjedhe e destabilizimit politik ne Shqiperi!!!??? Gjeja me rendesishme eshte se pari identifikimi i ARMIKUT TE VERTETE, me pastaj pozicionimi kundrejt armikut,...etj. Kjo armiqesi ekziston (fatkeqesisht) qe nga Atlantida!!! Ndyshimi i historise 1828 ne favor te Grekeve, Gjermania gjegj. ne ate kohe permes Bavarise, Mbretit OTTO te Greqise, si rrjedhe (fatkeqesisht) e armiqesise mijera-vjeqare!Ne Betejen e Kosoves mes tjerash luftonin 12.000 trupa Bavareze kunder Perandorise Osmane! Gjermanet jan fajtor, qe BOTA NUK DI ASGJE PER ILLYRINE, dhe kurre nuk do te di derisa gjermanet kontrollojn boten!!! Gjermanet ne te kaluaren direkt kan ekzekutuar ose kan paguar te tjeret (Serbet) per te ekzekutuar te gjithe Albanologet me te shquar te kohes!!! Keto jan fakte, nuk i krijoj une, apo te tjeret! Natyrisht, ne mund TI MBYLLIN SYTE per KORREKTESI POLITIKE nga e verteta!!! Une njohe personalisht pesonalitete te larta gjermane, te cilet duan te RI-KRIJOJNE Mbreterine ILLYRE, ne hapsire te gjerman-folseve (Gjermani, Austri, Zvicer, Elsas-France, Böhmern-Cheki, Belgjike-Gjermane, Holande, Danimarke, Suedi, Norvegji, Islande, Poloni-Prusi, pra Gjermanet si PASARDHES TE ILLYREVE!!! Pra ky eshte PERBETIMI (Konspiracioni) mijera-vjecare!!! Gjermanet pohojn, Gjergj Arraniti ishte arijan Gjerman, pas vdekjes se tij Shekulli 15-te, gjermanet ndertuan bustin e tij ne Augsburg (atehere qyteti me i pasur ne te gjitha viset gjermane), shiko familjen FUGGER dhe lufterat kunder Romes (katolicizmit)!!! Pershendetje.

    Përgjigju
  • adamo311: 23/06/2019 05:03

    Ju lutem keni parasysh: Presidenti i shtetit duke permendur te kaluaren (97-ten), perdor kunder popullit metode te luftes psikologjike, per te friksuar popullin? Shkenca mbi psikologjine thote: Nje person i frikesuar, merr C`DO here nje vendim te gabuar!!! Pra Presidenti i Shqiperise (jo Milosheviq-i)!!!??? Per ata te cilet mbeshtetin mendimin tim: Ne si popull duhet te mesojm EDHE SHUME e shume gjera! Ua kemi borxh gjeneratave te ardhme! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 23/06/2019 01:18

    E tha dhe Gjiknuri qe do bejme AEROPORTIN e Sarandes te ai i vlores u dekonspirua projekti se Tahiri u zbulua dhe parate ndryshuar destinacion

    Përgjigju
  • Gazmend: 23/06/2019 00:15

    Aeroportit të Sarandës? Eshte dakord! Kam investitor!

    Përgjigju
  • Budallenjt besojnë: 23/06/2019 00:11

    Po Aeroportin e Finiqit kur do e bëni apo pas atij të Vlorës.. Bëni aeroporte se e keni lënë Lasgushin në Ajër nga që nuk po gjen dot vënd për tu ulur.

    Përgjigju
  • Balli kombit: 22/06/2019 22:39

    Kur te mbaroni aeroportin e sarandes ,beni edhe nje aeroport ketu ne maj te llogaras.. haha lat nam me keto rrena

    Përgjigju
  • ERA: 22/06/2019 22:20

    Uau. Mbas aeroportit të Vlorës ta gëzojmë edhe të Sarandës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë