Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Repolitix' deklaroi se shumica është gati që të votojë pa PD-LSI-në ndryshimet në reformën zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-së, ashtu sikur e kërkon Gjermania për të çelur negociatat, ndërsa në një fazë të dytë që kërkon më shumë kohë është i hapur për të diskutuar edhe për sistemin elektoral.
Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë u shpreh sonte në emisionin 'Repolitix' se edhe opozita i pranon rekomandimet e OSBE-së dhe se nuk ka asnjë mungesë dakordësie. "Ne nuk kemi vërejtje për Kodin. Rekomandimet e OSBE-së? Padiskutim me të gjitha...pa diskutim. Për rekomandimet nuk ka asnjë mungesë dakordësie" tha ai.
Për Ndokën ndërkombëtarët kanë filluar çmontimin e kryeministrit Rama. "Edhe në pjesën ndërkombëtare ka filluar çmontimi i Ramës. E para shikohet te kërkesat, qëndrimi i SHBA-së. Ne patëm sot një takim me një personalitet, analist nga SHBA që ishte i interesuar për krizën dhe idetë që ka opozita dhe janë mjaft interesante këto kontakte. Madje vizita e fundit e Ramës në SHBA në një farë mënyrë i është thënë se je shkaku kryesor për krizën.
Jo me Trumpin, se me atë nuk i bie radha përveç një foto tre sekonda. Por kam informacione se i është thënë se është shkaktar kryesor për krizën. Ne mund të miratojmë një Kod Zgjedhor shumë të mirë, por janë ndryshime teknike. Përmirësimi cilësor është thjeshtë numërimi elektronik, depolitizimi kërkohet, por nuk ka frymë mirëbesimi mes palëve. Mund të kemi një kod të mirë, por Rama i vjedh sërish" tha ai.
Intervista e Nard Ndokës në Repolitix
Reforma zgjedhore nuk është shkaktare kryesore e krizës. Ne mund të miratojmë një kod zgjedhor shumë të mirë, pavarësisht se këto janë ndryshime krejt teknike, mos ta fryjmë...
Çfarë do të ndryshojë?
Përmirësimi që mund të japë një lloj shprese është numërimi elektronik dhe rikthimi i numërimit në qendrat e votimit që mund të kemi një rezultat brenda 24 orëve. Depolitizimi kërkohet por nuk ka frymë besimi.
Ju nuk mjaftoheni vetëm me rekomandimet e OSBE-së për reformën zgjedhore?
Ne mjaftohemi...Ne nuk kemi vërejtje për kodin.
Po pse nuk i kaloni, se këtë thotë Rama...
Po janë të kalume...duhet ta kemi të qartë
Atëherë do të votohen se ky është lajm?
Pa diskutim se të gjitha vërejtjet. Kjo është pjesa formale. Patjetër që do të ketë një dakordësi të kësaj opozite, pasi kjo është opozita që do të përballet ne jemi alternativa përballë Ramës në zgjedhjet, jo të tjerët, që të mos marrim emra
Por dy janë kushtet e Gjermanisë, rekomandimet e OSBE-së për të cilat ju thoni se nuk ka mungesë dakordësie...
Absolutisht...
Dhe gjykata e Lartë dhe Kushtetuese që nuk u përket ju dhe Ramës...
Që do të thotë pse i kërkohet ndërtimi i gjykatës Kushtetuese, që të japë verdiktin për zgjedhjet lokale, se ata nuk i pranojnë. Dhe thotë se zgjedhjet e ardhshme do të implentohen me këtë kod dhe i thotë takksative që do të caktohet edhe një datë për zgjedhjet e ardhshme.
Lajmi kryesor: