Rama në Repolitix: Rekomandimet e OSBE-së gati për votim edhe pa PD dhe LSI, është kusht për negociatat

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga gazetari Denis Minga në Report Tv deklaroi se shumica parlamentare që drejton është gati që të votojë ndryshimet në reformën zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-së, ashtu sikur e kërkon Gjermania për të çelur negociatat, ndërsa në një fazë të dytë që kërkon më shumë kohë është i hapur për të diskutuar edhe për sistemin elektoral, votën e emigrantëve dhe cështje të tjera që janë shtruar nga partitë politike. 

"Të gjitha partitë kanë dëshirat, vizionet, ëndrrat, nevojat, interesat e tyre dhe kjo bën që sa herë hapet kjo temë të ketë këndvështrime të larmishme, kemi edhe ne tonat. Ne kemi një pikë të rëndësishme, vota e emigrantëve. Por të gjitha këto, përfshirë edhe këtë mund të marrin kohë akoma, nuk kemi një ngut, kemi ngut për rekomandimet e OSBE-së dhe për t'iu përgjigjur një kushti, uljes në tryezë me KiE-në dhe formalizimin e procesit të çeljes së negociatave dhe për këtë do të nxitojmë. Shpresoj që edhe të tjerët të jenë dakord, por edhe po të mos jenë ne do të nxitojmë.  Kjo do të thotë se do ta miratojmë në parlament, patjetër. Nuk kemi kohë për të humbur, por për të fituar kohë.

Rekomandimet e OSBE-së nuk janë gjëegjëza janë të shkruara, të gjitha do të integrohen në ligjin ekzistues dhe ne do të jemi gati në raport me KiE-në dhe Komisionin për të thënë se ky kusht është plotësuar, paralelisht me plotësimin e kushtit tjetër të institucioneve të reja të drejtësisë. Nuk janë nëntë pika, por dy, është plotësimi i institucioneve, SPAK-u dhe reforma zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE-së. Me këto të dyja nëse në këshill nuk do të ketë të tjera që mund të shtojnë vendet e tjera, apo një goditje sprapthi, ne i kemi plotësuar dy kushtet për konferencën ndërqeveritare që është zyrtarizimi i çeljes së negociatave" u shpreh Edi Rama. 

Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të dialogur me opozitën jashtë parlamentit për reformën zgjedhore në cdo moment dhe cdo vend, madje edhe në selinë e PD-së, por nëse ajo nuk pranon dhe e zvarrit kjo nuk do ta pengojë për të vijuar përpara dhe për ta miratuar sipas rekomandimeve të OSBE-së, pasi është kusht për negociatat. 

"Kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon".

Por sa kohë do ta presë Rama opozitën? "Nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në cdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në parlament ka një qasje të sajën të respektueshme dhe ne do e debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekond për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësisht për reformën zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Cfarë do të donim të shtonim nuk na pengon asnjë, mjafton të biem dakord. Për këtë nuk ka nevojë të ulemi të gjithë, rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin patjetër do ta rishikojmë sistemin" tha ai.

Rama ka shpjeguar edhe arsyen se përse është kundër propozimit të PD-së për drejtimin e reformës zgjedhore nga ndërkombëtarët, që u kundërshtua edhe nga Brukseli dhe OSBE-ja. "Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionojë më as me teka dhe as me përkthyes, por sikur funksionojnë të gjitha vendet normale. Jam gati në cdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t'u bëj presion, 'hajdeni, hajdeni, hajdeni'. Jam këtu në cdo moment që ata dëshirojnë".  

Kjo do të thotë se Partia Socialiste planifikon miratimin e reformës zgjedhore me rekomandimet e OSBE-së për të plotësuar kështu një nga dy kushtet e Berlinit, pasi tjetri lidhet me krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe në një moment të dytë të diskutohet për cështjet e tjera.  Gjatë intervistës kryeministri komentoi edhe raportin e Komisionit të Venecias se theksoi se Presidenti shkeli Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve, por edhe cështje të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Rama sportiv në emision, 'barazon' Metën me mjekrën: Këto dy çështje ua lë atyre që duan të argëtohen me xhingla

Për shkak të look-ut të ri ka shumë që mendojnë se kryeministri po mundohet ti ngjajë babait të kombit, Ismail Qemalit me mjekrën, ndërsa të tjerë mendojnë se po hyn në atë që ai e quan jetën e tretë, po cfarë mendon ai?

Duhet pyetur mjekra ime për të dyja. Unë vetë nuk jam në dijeni as për njërën dhe as për tjetrën

Që do të thotë se karriera juaj është e gjatë?
Duhet të gjeni një mënyrë të pyesni mjekrën time

Mjekra drejtohet nga ju?
Nuk është e thënë

Karriera juaj politike është përtej 2021?
Këta gjë nuk e vendos askush përveç meje dhe socialistëve. Këta të dy e vendosin

Ju jeni i vendosur për të vijuar?
Nëse ky ishte përkthimi që i bëtë përgjigjes...

Dua të kuptoj ambiciet, zakonisht askush nuk ka pasur më shumë se dy mandate...
Ambicia ime është shumë e thjeshtë që cdo minuta të kohës sime në këtë detyrë të jem një njeri i zakonshëm që ka mundësinë e jashtëzakonshme t'u shërbejnë njerëzve të zakonshëm. Dhe sa më shumë punë të bëjmë për të gjithë njerëzit aq më shumë është e plotësuar ambicia ime.

Natyrisht duke e çuar Shqipërinë drejt Europës, duke e ndërtuar Europën këtu. Me të tjerat nuk kam kohë të shpenzoj, cështjet e mjekrës dhe të presidentit ua lë juve dhe atyre që duan të argëtohen me xhingla.

Nuk besoj se janë e njëjta gjë nga rëndësia?
Për mua janë njësoj

Ora 21:43
Zgjedhje të parakohshme pas miratimit të reformës zgjedhore? Deri 2021 mund të ndodhin shumë gjëra

Zgjedhjet parlamentare do të zhvillon në qershor të vitit të 2021 dhe jo më parë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Repolitix duke mohuar zërat që mund të bëhen pas miratimit të reformës zgjedhore.

"Zgjedhjet do të bëhen në vitin 2021 përsa i takon PS-së, deri atëherë mund të ndodhin shumë gjëra, por për aq sa dimë sot, zgjedhjet do të bëhen në qershor të vitit 2021" tha ai.

Po me Shkodrën cfarë do të ndodhë? "Patjetër që një ditë do të ketë zgjedhje, por është një cështje që duhet ta zgjidhin institucionet dhe nuk është një cështje që duhet të zgjidhë kryesia e PS-së.

Ne jemi shumë të interesuar, por duhet ta zgjidhin institucionet, Presidenti, KQZ, që merren me procesin zgjedhor, mbase gjykata, por jo kryesia e PS-së" tha ai. Presionin e kryetarit të PD-së për bankat që të mos japin kredi për rrugët me PPP, Rama e cilësoi si "Kjo quhet manovër në xunkth. Kështu quhet kjo".

Ora 21:30
Kushti i PD-së për largimin e Gjiknurit? Rama: Gjërat nuk kanë mbetur aty...

Damian Gjiknuri, që është bashkë-kryetar i reformës zgjedhore ka deklaruar se është gati që të largohet nga pozicioni nëse opozita do të rikthehet në komision. Por, kryeministri Rama u shpreh se nuk është këtu problemi.

"Nëse ai e ka thënë ka shprehur vullnetin e tij për t'i hapur rrugë një procesi ku mbase opozita do të kishte nevojë për këtë gjë dhe nuk është problem që të bëhet. Por mesa kuptoj unë nuk është se gjërat kanë mbetur aty" tha ai. Një nga dy kushtet e opozitës për t'u ulur në tryezën e komisionit ishte largimi i Gjiknurit dhe zgjidhja e krizës politike.

Ora 21:24
Rama: Të hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kush më vendos kushte mua humbet

Opozita e re ka deklaruar se do të kushtëzojë votat për miratimin e reformës së re zgjedhore me ndryshimin e sistemit elektoral. Por kryeministri Rama kishte një mesazh për opozitën e re, ndërsa theksoi se është i hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

"Kushte nga opozita e re? Kushte PS-së dhe mua nuk na vendos njeri, nëse nuk e kanë mësuar akoma dhe do të duan prova do ta mësojnë rrugës, ne jemi shumica e votuar për të udhëhequr, jo për t'u shkuar mbrapa atyre që nuk i kanë votat dhe duan të udhëheqin nga mbrapa. Jemi gati të ulemi dhe të hapur për ndryshimin e sistemit apo cdo gjë që kemi në dorë. Ama kushte, kush na vendos kushte humbet" tha ai.

Ora 21:18
Reforma zgjedhore, Rama: Gati të shkoj edhe në selinë e PD-së për dialog, por Bashën s'e pres pa fund

Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të negociuar me opozitën jashtë parlamentit për reormën zgjedhore në cdo moment dhe cdo vend, madje edhe në selinë e PD-së, por nëse ajo nuk pranon kjo nuk do ta pengojë për të vijuar përpara dhe për ta miratuar sipas rekomandimeve të OSBE-së. Rama ka shpjeguar edhe arsyen se përse është kundër propozimit të PD-së për drejtimin e reformës zgjedhore nga ndërkombëtarët, që u kundërshtua edhe nga Brukseli dhe OSBE-ja.

"Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionojë më as me teka dhe as me përkthyes, por sikur funksionojnë të gjitha vendet normale. Jam gati në cdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t'u bëj presion, 'hajdeni, hajdeni, hajdeni'. Jam këtu në cdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë, cfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon".

Përsa kohë do ta prisni? "Nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në cdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në parlament ka një qasje të sajën të respektueshme dhe ne do e debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekond për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësisht për reformën zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Cfarë do të donim të shtonim nuk na pengon asnjë, mjafton të biem dakord. Për këtë nuk ka nevojë të ulemi të gjithë, rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin patjetër do ta rishikojmë sistemin" tha ai.

Ora 21:15
Rama: Rekomandimet e OSBE-së gati për votim edhe pa PD dhe LSI, është kusht për negociatat

Edi Rama deklaroi se shumica parlamentare që drejton është gati që të votojë ndryshimet në reformën zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-së, ashtu sikur e kërkon Gjermania për të çelur negociatat, ndërsa në një fazë të dytë që kërkon më shumë kohë është i hapur për të diskutuar edhe për sistemin elektoral, votën e emigrantëve dhe cështje të tjera që janë shtruar nga partitë politike. 

"Të gjitha partitë kanë dëshirat, vizionet, ëndrrat, nevojat, interesat e tyre dhe kjo bën që sa herë hapet kjo temë të ketë këndvështrime të larmishme, kemi edhe ne tonat. Ne kemi një pikë të rëndësishme, vota e emigrantëve. Por të gjitha këto, përfshirë edhe këtë mund të marrin kohë akoma, nuk kemi një ngut, kemi ngut për rekomandimet e OSBE-së dhe për t'iu përgjigjur një kushti, uljes në tryezë me KiE-në dhe formalizimin e procesit të celjes së negociatave dhe për këtë do të nxitojmë. Shpresoj që edhe të tjerët të jenë dakord, por edhe po të mos jenë ne do të nxitojmë.  Kjo do të thotë se do të miratojmë në parlament, patjetër. Nuk kemi kohë për të humbur, por për të fituar kohë.

Rekomandimet e OSBE-së nuk janë gjëegjëza janë të shkruara, të gjitha do të integrohen në ligjin ekzistues dhe ne do të jemi gati në raport me KiE-në dhe Komisionin për të thënë se ky kusht është plotësuar, paralelisht me plotësimin e kushtit tjetër të institucioneve të reja të drejtësisë.  Nuk janë nëntë pika, por dy, është plotësimi i institucioneve, SPAK-u dhe reforma zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE-së. Me këto të dyja nëse në këshill nuk do të ketë të tjera që mund të shtojnë vendet e tjera, apo një goditje sprapthi, ne i kemi plotësuar dy kushtet për konferencën ndërqeveritare që është zyrtarizimi i çeljes së negociatav
e" u shpreh Edi Rama.

Ora 21:11
Trump mbështetje për Ramën? Kryeministri: Mos ta bëjmë si kafene fshati...

Kryeministri Edi Rama foli sërish për takimin me Presidentin Trump gjatë asamblesë së OKB-së, por nuk pranoi që të bënte më shumë komente pas debateve që shoqëruan publikimin e fotos.

Është bërë shumë debat për foton tuaj me Presidentin Trump, ishte një foto ceremoniale apo pati edhe një takim?
Unë e kam shpjeguar, kemi pasur një bashkëbisedim të shkurtër në atë format dhe kaq

Në raport me Shqipërinë cili qëndrimi i Presidentit Trump?
“Albania is doing really good” (Shqipëria po bën vërtetë mirë)

Si e kuptuar ju këtë?
Përkthejeni këtë, nuk besoj se ka dy kuptime

Është edhe një mbështetje edhe për Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë?
Mos ta bëjmë këtë sallon si kafene fshati, pasi nuk besoj se shtojmë vlerë në këtë bisedë

Ora 21:10
Rama rrëfen çfarë po ndodh me negociatat për kufirin detar me Greqinë

Në muajt e fundit Greqia ka kërcënuar me veto kundër Shqipërisë në rrugën e integrimit nëse nuk do të respektohet minoriteti. Por a ka rrezik real nga Greqia? Kryeministri Rama thotë jo, ndërsa sqaron edhe pozicionin e ri të Athinës.

"Greqia nuk është një vend skeptik, por ka disa pika që lidhen drejtpërdrejt me këndvështrim për marrëdhëniet bilaterale. Ndryshimi i qeverisë ka bërë që disa gjëra të rifillojnë në procesin e një informimi reciprok dhe jam besimplotë që ne me Greqinë do të ecim, pasi kemi hapur një rrugë dhe do ta cojmë përpara" tha ai.

Por ku ka mbetur marrëveshja për kufirin detar? "Nuk kemi diskutuar për atë, por nuk ka asnjë arsye për t'u kthyer në pikën zero, por për të komunikuar më shumë dhe rakorduar pozicionet dhe për të kuptuar ku gjendemi në raport me qeverinë e re greke" tha Rama.

Ora 21:02
Negociatat/ Rama: Me fakte tejkaluam Gjermaninë! Franca e Holanda? S'ka qëndrim të prerë

Pas 'PO'-së së Gjermanisë për negociatat, Shqipëria i ka sytë nga Franca dhe Holanda, dy vendet e tjera skeptike nëse do të japin dritën jeshile. Për kryeministrin Rama asgjë nuk është e përfunduar, pavarësisht idesë së Presidentit francez dhe skepticizmit të Holandës. Ai thotë se nuk ka asnjë qëndrim të prerë kundër Shqipërisë për hapjen e negociatave.

"Presidenti francez e ka qëndrimin publik dhe nuk ka asgjë për të hamendësuar në këtë aspekt. Ai mendon se është koha për të reformuar BE-në dhe debati im është që ndërkohë që BE reformohet i duhet thënë mundësia edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë që të thellojnë reformat përmes procesit të integrimit.

Por e rëndësishme është që nuk varet më nga ne dhe cfarë kemi bërë ne, por nga një qasje e përbashkët e KiE-së ku duhet të krijohet konsensus, përndryshe një qasje e ndryshme e një vendi për interesa të ndryshme mund të pengojë vazhdimin e procesit.  Me Gjermaninë e kishim pengesën e natyrës tjetër, por me durim, punë dhe fakte e tejkaluam".

Po Holanda? "Nuk ka asnjë mundësi që të ketë një lobim efektiv për sa kohë janë qëndrime që nuk lidhen fare me Shqipërinë pavarësisht se kamuflohen me lloj lloj alibish dhe ku padrejtësisht cenohet Shqipëria në këtë rast. Janë qëndrime që lidhen me dinamika të brendshme. Unë them se asgjë nuk është e përfunduar, ne do të shikojmë deri në fund, pasi nuk shoh një qëndrim të prerë kundër mundësisë për një konsensus pozitiv që të na japë mundësi që procesin ta vijojmë formalisht edhe pse vijon, pasi që vjen jemi duke bërë me BE-në çka bëjnë vendet kur hapen negociatat" tha ai.

Ora 20:59
Fati i Metës/ Rama: 'Venecia' e tha e zeza mbi të bardhë, tani vendos komisioni i posaçëm

Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë në emisionin 'Repolitix' pas draftit të Komisionit të Venecias që evidentoi se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën. Kreu i qeverisë thotë se tashëm i takon komisionit të posaçëm për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e saj.

"Nuk kam asnjë qëndrim për këtë sepse është një cështje që i takon komisionit të posaçëm dhe ka të gjithë kompetencën për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e kësaj shkelje. Në fund nuk do të jetë një qëndrim politik, por i formësuar mbi gjykimin e atyre që e dinë këtë punë më mirë se ne të dy. Nuk është më puna ime, qëndrimet i kam mbajtur kur ndodhi shkelja dhe për mua tani është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias është shprehur, sikur unë shprehja në mënyrë të përsëritur më pyesnit si do të bëhen zgjedhje me një parti dhe u thosha asnjë parti apo një grup nuk mund të marrin peng zgjedhjet. Këtë Venecia e ka thënë e zeza mbi të bardhë dhe nuk ka asnjë diskutim se shkuarja në zgjedhje ka qenë vendim i duhur dhe se zgjedhjet janë plotësisht legjitime" tha ai.

Këmbënguljes së gazetarit Denis Minga nëse do ta shkarkojë shumica Presidentin pas përgjigjes së Komisionit të Venecias, kryeministri iu përgjigj duke thënë se nuk ka kohë të merret me fatin e Ilir Metës. "Përgjigja ime është e thjeshtë dhe e qartë, është krijuar një komision që ka në përbërje njerëz të ligjit, që dinë të zbërthejnë të gjithë materien nga pikëpamja ligjore dhe ata do të na bëjnë ne sugjerimin e tyre si parlament dhe ne do të marrim vendimin tonë. Nuk kam asnjë minutë për t'u marrë me fatin e Ilir Metës.

Mbrëmë jam marrë me fatin e një djali që gjendej në një situatë dramatike që prej tetë vitesh e trajtojnë në shtëpi dhe u mungonte një spital special për sëmundjen e tij, nuk kishin trokitur në dyer e autoriteteve, u desh një faqe në Facebook që të merrej vesh. Djalin e kemi sjellë në Tiranë dhe tani po kthehet në shtëpi ku do të ketë edhe krevatin e krijuar posaçërisht për këtë sëmundje. Kjo është shumë e rëndësishme se fati i Ilir Metës. Ilir Meta nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe uroj të mos ketë kurrë, për problemet e tjera të Ilir Metës nuk kam asnjë interes, fare" tha ai.

Presidenti u shpreh se nëse Komisioni i Venecias do të deklaronte se ka shkelur Kushtetuën do të jepte dorëheqjen, por tani që drafti doli dhe e rrëzoi, a ka kryeministri një këshillë për ish-aleatin? "Asnjë. U vonova teksa më prisnit sepse po merresha me një tjetër cështje, të një familje në emigracion që duhet të kthejë trupin e një familjari dhe kërkonte ndihmë për procedurat dhe këtë e zgjidhëm. Kemi gjëra shumë më të rëndësishme sepse në fund të fundit, politika është e bukur sepse u shërben njerëzve dhe bëhet e shëmtuar kur kthehet në një territori të okupuar ku grinden dhe përplasen, ua nxjerr nga hundët njerëzve. Kam vendosur të braktis këtë territor. Kjo është një cështje që i takon komisionit të posaçëm dhe parlamentit".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodrani: 02/10/2019 09:05

    E quanin skicofren,drogagji,pall k..i,etj etj por ne fakt eshte kampion...!

    Përgjigju
  • Gerrxho: 02/10/2019 00:59

    Kjo eshte e keqja e shqipetareve qe Jane te pa pergjegjshem kur marrin fuqine PUSHTETARE DHE SHENDROHEN DIKTATORE Megallomania e piktorit politikan vazhdon me tej PRITJA NUK DO TE THOTE QE TIPO BEN POLITIKEN E SHUMICES SE SHQIPETAREVE O KRRIC POLULLI DO TE DENOJE N Q S VENDOS TI ME RILINDJEN KRIMINALE POR FATET E POPULLIT

    Përgjigju
    • Dory: 02/10/2019 12:51

      Ta paska shkruar bukur sala dhe luli komentin

  • Galipi: 02/10/2019 00:46

    Bo pare vllajo ta ka bo zoti hallall ku ke nje leshko opozitar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë