Rama tha se do i votonte pa PD-LSI, Ndoka në 'Repolitix': S'kemi vërejtje për rekomandimet e OSBE-së për reformën zgjedhore

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Repolitix' deklaroi se shumica është gati që të votojë pa PD-LSI-në ndryshimet në reformën zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-së, ashtu sikur e kërkon Gjermania për të çelur negociatat, ndërsa në një fazë të dytë që kërkon më shumë kohë është i hapur për të diskutuar edhe për sistemin elektoral.

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë u shpreh sonte në emisionin 'Repolitix' se edhe opozita i pranon rekomandimet e OSBE-së dhe se nuk ka asnjë mungesë dakordësie, por kërkoi një dialog formal, pasi sipas tij, PD-LSI është opozita e vërtetë përballë Edi Ramës dhe jo ajo në Kuvend. "Reforma zgjedhore nuk është shkaktare kryesore e krizës. Ne mund të miratojmë një kod zgjedhor shumë të mirë, pavarësisht se këto janë ndryshime krejt teknike, mos ta fryjmë...

Ne nuk kemi vërejtje për Kodin. Rekomandimet e OSBE-së?  Padiskutim të gjitha...pa diskutim. Për rekomandimet nuk ka asnjë mungesë dakordësie. Kjo është pjesa formale.  Patjetër që do të ketë një dakordësi të kësaj opozite, pasi kjo është opozita që do të përballet ne jemi alternativa përballë Ramës në zgjedhje, jo të tjerët, që të mos marrim emra" tha ai.

Ndoka u shpreh se për krimet zgjedhore Rama është po aq fajtor sa Gjiknuri. "Si Damian Gjiknuri si Rama janë njëlloj në përgjime në krimin zgjedhor. Gjiknuri është një hap më para me grupet e zjarrit, ekzekutiv. Nëse pranon largimin e Gjiknurit, Rama e pranon dhe duhet të largohet edhe vetë. Rama po përpiqet të hapë një axhendë demagogjike. Edhe pak ditë na ndajnë nga data 18 Tetor. Ne e konsiderojmë si ngjarjen më të rëndësishme për vendin tonë. Thjeshtë një tabelë qitje tashmë në sytë e ndërkombëtarëve. Kriza është komplekse është një pjesë e saj" tha Ndoka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Yzeiri: Basha shkatërroi opozitën! Përgjigja e Komisionit të Venecias për Metën brilante (VIDEO)

"Ardhja e Lulzim Bashës e ka shkatërruar opozitën". Kështu u shpreh analisti Ilir Yzeiri në emisionin Repolitix referuar aksionit opozitar, ndërsa komentoi edhe raportin e komisionit të Venecias për Presidentin.

"E para sqaruan në mënyrë brilante kur thanë se presidenti ngatërron funksionin e tij kushtetues me atributet që mund të ketë si figurë. Ata thanë edhe se në vendet demokratike janë organet si KQZ-ja që i monitorojnë edhe kur ka disa parti që dalin, nuk marrin pjesë, zgjedhjet janë të ligjshme" tha ai.

Ora 22:24
Koçi: Meta shkarkohet! Ndoka: PS-së s'ja mbanë! Maliqi: Lojë gjelash dhe show

1570047534_koci5.jpg

Petro Koçi u shpreh i bindur se shumica do të shkarkojë Presidentin pas raportit të Komisionit të Venecias. "Shumica kam bindjen që propozimi do i shkojë gjykatës së re Kushtetuese kur të formohet. Vullneti i shumicës është që Presidenti të shkarkohet".

Por Nard Ndoka theksoi se PS-ja nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pasi e fut vendin në një spirale më të madhe krize. "Konkluzionet nuk japin asnjë sugjerim si duhet të vijohet. Këta e kanë të qartë se e kanë të pamundur, nuk ua mbanë, se e fusin vendin në spirale më të madhe" tha ai.

Ndërsa për Lefter Maliqin gjithçka është show. "Komisioni i Venecias nuk ka tagër të parashikojë cështjet e sigurisë kombëtare. Meta dha informacionin paraprak se do të digjej parlamenti. Por kjo është një show për të mbuluar bëmat dhe kushtet në rritje për negociatat.

Kjo është një lojë gjelash. Votat nuk e ka problem, unë kam qenë aty të gjithë ranë dakord që të do abstenojnë, por më pas u bënë 100 vota për rezolutën kundër Metës" tha ai.

Ora 22:23
Lefter Maliqi: Socialistët thonë të keqen o Sali! Rama i pabesueshëm

1570047520_maliqi.jpg
Lefter Maliqi thotë se socialistët janë të zhgënjyer nga qeveria Rama. "Ramën e njoh mirë nga afër, është frikacak. Është i pabesueshëm, edhe te marrëveshja e 2017 ka dicka që Basha kërkon ndjesë tani. Socialistët thonë të keqen e Saliut, se bëri rrugët, dyfishoi pensionet. Janë të zhgënjyer nga Rama. Ky nuk po bën asgjë. Rama nga ne (opozita e re në Kuvend) ka mbi 10-15 deputetë" tha ai.

Ora 22:16
Ndoka: Rudina Hajdari është tek pullë, i ka shpatullat e brishta për reformën zgjedhore

1570044330_iliyzeri.jpg
Nard Ndoka shpjegoi arsyen se përse është kundër faktit që opozita e re dhe Rudina Hajdari të jetë në krye të komisionit të reformës zgjedhore. "Rudina Hajdari është futur si e bija e Azem Hajdarit nuk përfaqëson opozitën, është deputete e pavarur, tek pullë dhe pa mbështetje elektorale.

Ajo mund të krijojë një parti politike, mund të jetë elita e re dhe të përmbysë këtë klasë politike apo të ndryshojë sistemin, por sot është individ i pabesueshëm dhe nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe asnjë qytetar.

Nuk mund të marrë ajo mbi shpatullat e saj të brishta dhe të drejtojë reformën. Platforma bëhet pozitë-opozitë. Edhe nëse nuk miratohen fare këto ndryshimet zgjedhjet bëhen, por mungon vullneti politik" tha ai.

Ora 21:53
Reforma Zgjedhore, Ndoka 'dakord' me Ramën: S'kemi vërejtje për rekomandimet e OSBE (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Repolitix' deklaroi se shumica është gati që të votojë pa PD-LSI-në ndryshimet në reformën zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-së, ashtu sikur e kërkon Gjermania për të çelur negociatat, ndërsa në një fazë të dytë që kërkon më shumë kohë është i hapur për të diskutuar edhe për sistemin elektoral.

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë u shpreh sonte në emisionin 'Repolitix' se edhe opozita i pranon rekomandimet e OSBE-së dhe se nuk ka asnjë mungesë dakordësie. "Ne nuk kemi vërejtje për Kodin. Rekomandimet e OSBE-së? Padiskutim me të gjitha...pa diskutim. Për rekomandimet nuk ka asnjë mungesë dakordësie" tha ai.

Për Ndokën ndërkombëtarët kanë filluar çmontimin e kryeministrit Rama. "Edhe në pjesën ndërkombëtare ka filluar çmontimi i Ramës. E para shikohet te kërkesat, qëndrimi i SHBA-së. Ne patëm sot një takim me një personalitet, analist nga SHBA që ishte i interesuar për krizën dhe idetë që ka opozita dhe janë mjaft interesante këto kontakte. Madje vizita e fundit e Ramës në SHBA në një farë mënyrë i është thënë se je shkaku kryesor për krizën.

Jo me Trumpin, se me atë nuk i bie radha përveç një foto tre sekonda. Por kam informacione se i është thënë se është shkaktar kryesor për krizën. Ne mund të miratojmë një Kod Zgjedhor shumë të mirë, por janë ndryshime teknike. Përmirësimi cilësor është thjeshtë numërimi elektronik, depolitizimi kërkohet, por nuk ka frymë mirëbesimi mes palëve. Mund të kemi një kod të mirë, por Rama i vjedh sërish" tha ai.

Intervista e Nard Ndokës në Repolitix
Reforma zgjedhore nuk është shkaktare kryesore e krizës. Ne mund të miratojmë një kod zgjedhor shumë të mirë, pavarësisht se këto janë ndryshime krejt teknike, mos ta fryjmë...

Çfarë do të ndryshojë?
Përmirësimi që mund të japë një lloj shprese është numërimi elektronik dhe rikthimi i numërimit në qendrat e votimit që mund të kemi një rezultat brenda 24 orëve. Depolitizimi kërkohet por nuk ka frymë besimi.

Ju nuk mjaftoheni vetëm me rekomandimet e OSBE-së për reformën zgjedhore?
Ne mjaftohemi...Ne nuk kemi vërejtje për kodin.

Po pse nuk i kaloni, se këtë thotë Rama...
Po janë të kalume...duhet ta kemi të qartë

Atëherë do të votohen se ky është lajm?
Pa diskutim se të gjitha vërejtjet. Kjo është pjesa formale.  Patjetër që do të ketë një dakordësi të kësaj opozite, pasi kjo është opozita që do të përballet ne jemi alternativa përballë Ramës në zgjedhjet, jo të tjerët, që të mos marrim emra

Por dy janë kushtet e Gjermanisë, rekomandimet e OSBE-së për të cilat ju thoni se nuk ka mungesë dakordësie...
Absolutisht...

Dhe gjykata e Lartë dhe Kushtetuese që nuk u përket ju dhe Ramës...
Që do të thotë pse i kërkohet ndërtimi i gjykatës Kushtetuese, që të japë verdiktin për zgjedhjet lokale, se ata nuk i pranojnë. Dhe thotë se zgjedhjet e ardhshme do të implentohen me këtë kod dhe i thotë takksative që do të caktohet edhe një datë për zgjedhjet e ardhshme.

Ora 21:31
Platforma e opozitës? Petro Koçi: PD-ja po konkurron Bundestagun dhe OSBE-në (VIDEO)

Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, referuar kushteve të opozitës për shumicën, tha se me këto 5 pika po konkurron Bundestagun, Komisionin e Venecias dhe rekomandimet e OSBE-së.

"Këto pikat konkurrojnë Bundestagun, Komisionin e Venecias dhe rekomandimet e OSBE-së. Opozita do të nxjerrë jashtë sistemit edhe zgjidhjet politike që janë në pragun e derës, që komisionet që realizojnë këtë reformë të dalin në rrugë. Reformën zgjedhore e zgjidh vetëm parlamenti" tha ai.

Ora 21:30
Lefter Maliqi: Nga opozita mund të ketë çedim votash! Rama frikë nga opozita e bashkuar (VIDEO)

Deputeti opozitar Lefter Maliqi i ftuar në Repolitix u shpreh se Edi Rama ka frikë që të shkojë në zgjedhje përballë një opozite të bashkuar, pasi do të humbiste. "Edhe PD-ja ka probleme të shumta, por te PS-ja ka një zhgënjim total. Rama ka një frikë të madhe, pasi e di që me opozitën e bashkuar e di që nuk fiton.

E ka të pamundur. 74 mandate i mori kur kishte Dakon, Tahirin, Bushatin, Qazimin dhe shumë ministra. Përgëzoj PD-në nëse edhe këta e kanë 100% seriozisht se duhet ndryshim i sistemit. Nga opozita e re mund të ketë ndonjë që mund të çedojë. Mbi 10 i ka gati. Po të jetë seriozisht kjo marrëveshje, ndryshimi i sistemit dhe kod jam dakord
" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lefteri: 03/10/2019 09:47

    Ky Lefteri qenka k..qe fare,ja kalon edhe Nard Ndokes per intelekt e zgjuarsi,njeri laraman kur thote une jam i majte por s'ka gje se kam qene ne PD shume vite,njerez lapanjoz pa nje fije moral e intelekt,keta tipa duhen qeruar nje ore e me pare nga Parlamenti,keta lapanjoz pa moral i bejne dem te madh vendit.

    Përgjigju
  • Hajdar analfabeti: 03/10/2019 08:28

    O analfabet u konfirmua u konfirmu u konfirmu u konfirmua.

    Përgjigju
  • fatmir EDEPSËZ çfarkarri: 03/10/2019 08:27

    O çfar tmerri nard vesh gjat ndoka një idjot i ler vazhdon prej 30 vjetësh në politik. Po si ka mundësi që një debil i ler që s'kupton as ironin e Ilir Yzeirit po e shikoni live . A ka më zi se ku të shkoi që Debili ler nard gomar ndoka të vazhdoi në politik.

    Përgjigju
  • Vlora: 03/10/2019 07:20

    O lefter o idiot. Nuk je ne kafenene e lagjes je deputet orp alle!!

    Përgjigju
  • redi: 02/10/2019 21:40

    Lefter Maliqi, ti flet sikur me qene politikani me i zgjuar i parlamentit.Nuk i dha votat vetem Gjushi me shoke por ekektorati socialist qe perben shumicen.Basha ti lej pazaret per pushtet ne tavoline dhe te behet gati per zgjedhjet e 2021 . Po qe i xoti te fitoj bile me lista te hapura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë