Rama tha se do të dalim nga juridiksioni arbitrazhit, Berisha: Kërkon të dënojë shqiptarët, janë një seri procesesh që shkojnë 600 mln euro

 

Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama kërkon që të dënojë shqiptarët nëse do të dalë nga juridiksioni i gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit.

'Sikundër dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar. Arbitrazhi Ndërkombëtar është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së. Kjo pasi institucionet e Bretton Woods, BB, FMN dhe IFC, janë institucione të OKB-së.

Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB. Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumë e shumëfishin e saj, për të mos thënë 100fishin e saj. Po në këtë arbitrazh dhe arbitrazhe të tjera, janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro.  300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.

Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Eid Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konfirm të gjitha rregullave, kalatat e mallrave. Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi po me Beketin po për Vjosën.'- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Vendimi për Becchettin në Arbitrazh, Rama: Skandaloze ajo që ka ndodhur, do të reagojmë ashpër! Mund të dalim nga juridiksioni i Gjykatës


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja