Vendimi për Becchettin në Arbitrazh, Rama: Skandaloze ajo që ka ndodhur, do të reagojmë ashpër! Mund të dalim nga juridiksioni i Gjykatës

Kryeministri Edi Rama e cilëson si skandaloz vendimin e gjykatës së Arbitrazhit për italianin Francesco Becchetti, ku theksoi se do të reagojmë ashpër. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se duke filluar nga java e ardhshme po analizojnë mundësinë e daljes fare nga juridiksioni i gjykatës. Rama u shpreh se Becchetti, për të cilin theksoi se është një mashtrues i dënuar, nuk ka marrë asnjë lek nga shtetit shqiptar dhe se lufta me të do të vijojë.

'Meqë me dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë që ka një lajm të kësaj natyre në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vite burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrijnë që të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën në do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme nga e cila madje po analizojmë edhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni pasi është skandaloze ajo që ka ndodhur.

Por këta njerëz i kanë thënë publikut që Shqipëria i ka paguar ata para, e kanë shpërndarë fletëpalosje se ikën 100 mln. Ja pra që këta 100 mln nuk kanë ikur. Nuk janë farë në xhepin e mashtros dhe mendoj se është momenti që t’u kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shume kohë duke u thënë të kundërtën dhe sa i përket luftës me të pa asnjë diskutim ne e bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund edhe pa këtë soji të prishur shqiptarësh.

Ajo që mund t’ju them është se Shqipëria nuk ka paguar asnjë kokërr leku. Kjo është një botë shumë e komplikuar dhe me shumë procedura. Mashtro arrin të penetrojë dhe e bën jo vetëm me Shqipërinë por edhe me institucione të tjera ndërkombëtare.’- tha Rama.

Becchetti në arbitrazh ka pretenduar për një persekutim politik në mungesë të ndonjë dënimi nga drejtësia shqiptare, ndërsa tani është i dënuar penalisht për mashtrim e falsifikim me tatim taksat, bashkë me nënën e tij dhe dy administratorët e firmave të tij në Tiranë.

Biznesmenin italian Francesco Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Francesco Becchetti u dënua se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë  në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti.  Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi.

Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Rama tha se do të dalim nga juridiksioni arbitrazhit, Berisha: Kërkon të dënojë shqiptarët, janë një seri procesesh që shkojnë 600 mln euro

 

Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama kërkon që të dënojë shqiptarët nëse do të dalë nga juridiksioni i gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit.

'Sikundër dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar. Arbitrazhi Ndërkombëtar është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së. Kjo pasi institucionet e Bretton Woods, BB, FMN dhe IFC, janë institucione të OKB-së.

Arbitrazhi i kësaj organizate është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët, për të gjithë vendet anëtare të BB dhe OKB. Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumë e shumëfishin e saj, për të mos thënë 100fishin e saj. Po në këtë arbitrazh dhe arbitrazhe të tjera, janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro.  300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.

Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Eid Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konfirm të gjitha rregullave, kalatat e mallrave. Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi po me Beketin po për Vjosën.'- tha Berisha.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • grea: 08/04/2023 08:11

    hahahahaah, ky esht komplet sharlatan

    Përgjigju
  • Iris: 08/04/2023 01:03

    Po ky e quajti dje /fabul/ kete lajm,sot kercenon me dalje nga Gjykata ?!

    Përgjigju
  • naku: 07/04/2023 22:21

    ne europe nuk te fal njeri kur sulmon median. Prandaj e mori nje leksion te kushtueshem edhe shteti shqiptar nga gjykata.

    Përgjigju
  • Mohammad: 07/04/2023 17:47

    Bexheti sonila mecos do i marre parate muajin tjeter kur te qethen vicat ????????????. Do e ndihmoje qim peka alias grosha

    Përgjigju
  • Sulo: 07/04/2023 14:20

    Epo si te ndodhe ndryshe. Skandaloze thote, qe nje gjykate shpall me prova si skandaloz sjelljen kriminale te qeverisjes abuzive te Rames! Pra dy here skandaloze ku ne kete te fundit dallkauku Rama thote se ma mire "ne po dalim nga lidhja"!!!

    Përgjigju
  • Kadri Suma: 07/04/2023 12:59

    O krimineli hajdut Sali Bajga ti je JASHQITJA E KOMBIT SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 07/04/2023 12:45

    Nuk ka pse te njihet nje vendim gjukates e HUAJ, kur drejtesi a shqiptarè ka dhe è nje vendim. DILNI NGA NJOHJA è kesaj gjukates arbitra hi. CDO SIPERMARRES QE KA AKTIVITET NE SHQIPERI TI NENSHTEOHET VENDIMIT TE GJUKATES SHQIPTARÈ. Asnje leshim. Eshte nje nga shkaqet pse vuajme per drejtesi.

    Përgjigju
    • Gerdeci: 07/04/2023 13:42

      Mos harroni kush ia solli peshqesh Shqiperise dhe ia la ne preher hajdutin Bechetti? Zharrvenesi i Shqiperise Sali Karaxhiçi!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë