
PD i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tha se kryedemokrati Lulzim Basha po infekton qytetarët me mitingjet elektorale që po zhvillon në shkelje të rregullave anti COVID.
Sipas PD Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët që sipas tyre duan të sjellin ndryshimin më 25 prill.
“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë. Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t'i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, thotë PD.
Lajmi kryesor:
Vaksinimi masiv anti-COVID dhe fushata e Bashës, Rama: Njëra palë lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve, tjetra bën përsheshe me virus për politikë











